Thirrje për xhenet
A dëshiron të jesh afër Allahut Madhëruar ?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “ Më së
afërmi robi është tek Allahu i Madhëruar kur është në sexhde, shpeshtoni
duan.” (Muslimi)
A dëshiron shpërblimin e haxhit?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Umre-ja
në Ramazan llogaritet haxh, ose haxh me mua (me Pejgamberin sal-lallahu
alejhi ue selem) .” (Mutefekun alejhi)
A dëshiron të kesh shtëpi në xhenet?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Kush e
ndërton një xhami për hir të Allahut, Allah i Madhëruar do t'ia
ndërtojë një të njëjtë në xhenet.” (Muslimi)
A dëshiron ta arrish kënaqësinë e Allahut të Madhëruar ?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Me të
vërtet Allah i Madhëruar është i kënaqur ndaj robit të Tij nëse ai
(robi) hanë ushqim dhe e falënderon Allahun për atë dhe nëse pinë pije e
falënderon Allahun për atë.” (Muslimi)
A dëshiron që të pranohet duaja?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Duaja
pranohet, mes ezanit dhe ikametit.” (Ebu
Davud)
A dëshiron shpërblimin e agjërimit të një viti ?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Agjërimi
në tre ditë të çdo muaji është sikurse të agjërosh tërë
vitin.” (Mutefekun alejhi)
A dëshiron të mira (me vlerë) si kodrat?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Kush
prezanton në xhenaze derisa t'i falet namazi ka shpërblimin e një
kirati, e kush prezanton derisa të varroset ka shpërblimin e dy
kiratëve.” I thanë : “Çfarë janë Kiratat o Dërguari i
Allahut: Tha : “Si dy kodra të mëdha.”(Mutefekun
alejhi)
A dëshiron ta shoqërosh Pejgamberin sal-lallahu alejhi ue
selem në xhenet?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Unë
me kujdestarin e bonjakut (jetimit) jam në xhenet kështu: bëri shenjë
me dy gishtërinjtë, me treguesin dhe të mesmin.” (Buhariu)
A dëshiron që Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem të të
garantojë xhenetin?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Kush më
garanton mua atë në mes buzëve(gjuhën) dhe atë në mes të këmbëve
(organin), i garantoj atij xhenetin.”(Mutefekun alejhi)
A dëshiron që mos të ndërprehen shpërblimet pas vdekjes?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Kur vdes
njeriu i ndërpriten veprat e tij përveç tre çështjeve: lëmosha (sadaka)
vazhduese, dituria prej së cilës përfitohet ose fëmija i devotshëm që
bën dua për të.”(Muslimi)
A dëshiron thesar prej thesareve të xhennetit?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “La haule
ue La kuvete ila bila.” (Mutefekun alejhi)
A dëshiron shpërblimin e namazit të natës?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Kush e
fal namazin e jacisë me xhemat sikur të jetë falë gjysmën e natës, dhe
kush e fal namazin e sabahut me xhemat sikur të jetë falë tërë natën.”
(Muslimi)
A dëshiron të lexosh një të tretën e Kur'anit për një
minutë?
Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Kaptina (
Ihlas ) llogaritet një e treta e Kur'anit .” (Muslimi)
A dëshiron që të rëndohet peshoja e veprave të mira ?
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “ Dy fjalë
të dashura janë për Mëshiruesin (Allahun), të lehta për gjuhën (të
shqiptohen), të rënda në peshore: Subhana-llah ue bihamdihi
subhana-llahu eladhim.” (Buhariu)
A dëshiron që të shtohet risku dhe të zgjatet jeta jote?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Kush donë që ti shtohet risku dhe ti zgjatet jeta le ti mbajë lidhjet
me farefisin e vetë.” (Buhariu)
A dëshiron që Allahu i Madhëruar ta dëshirojë takimin tënd?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush e
dëshiron takimin e Allahut , Allah Madhëruar e dëshiron takimin e tij.”
(Buhari)
A dëshiron që të jesh nën mbrojtjen e Allahut të Madhëruar ?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Kush e
fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut .”
(Muslimi)
A dëshiron që të falen mëkatet edhe nëse janë të shumta ?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë :
“Kush thotë në ditë njëqind herë Subhanallahi ue bihamdihi, i pastrohen
mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit.” (Mutefekun alejhi)
A dëshiron që të largohesh larg zjarrit për shtatëdhjetë
vite?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Kush e
agjëron një ditë për hir të Allahut të Madhëruar, Allah e largon
fytyrën e tij nga zjarri i xhehenemit për shtatëdhjetë vite.” (Buhari)
A dëshiron që Allahu i Madhëruar të dërgojë salavat mbi ty?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “ Kush më
dërgon mua një selam , Allahu i Madhëruar ia dërgon atij dhjetë
selame.” (Muslimi)
A dëshiron që Allahu i Mdhëruar t’iu ngritë lart ?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “ Nuk ka
kush që rri modest ndaj Allahut të???? Madhëruar e që
mos ta ngrit Allahu atë lart .” (Muslimi)
E lusim
Allahun e Madhëruar që të na pranojë adhurimet dhe të na i falë mëkatet!
ÇDO ROB I
ALLAHUT QE E DO KRIJUESIN E TIJ LE T'JU DERGON TE GJITHEVE KETE
MESAZH!!!!
Paqja dhe Meshira e Allahut qoft mbi ju
Hotmail: Trusted email with Microsoft’s powerful SPAM protection. Sign up now.
_________________________________________________________________
Hotmail: Powerful Free email with security by Microsoft.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur