Mbledhja e gjashtë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, mbahet nesër, më 20 maj, dhe fillon në orën 11:00. Në këtë mbledhje e cila mbahet në sallën e sallën e madhe të Komunës së Prishtinës,( kati përdhes)”, të cilën do ta udhëheq kryesuesi i KK të Prishtinës, Sami Hamiti, pritet të diskutohen dhe të miratohen këto pika të rendit të ditës:
Miratimi i ekstraktit të procesverbalit të mbledhjes së pestë; Propozimrregullorja për përbërjen dhe kompetencat e komiteteve; Propozimrregullorja për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të komunës së Prishtinës; Propozimrregullorja për leje pune të organizatave të biznesit të komunës së Prishtinës; Propozimrregullorja për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit të komunës së Prishtinës; *Propozimrregullorja për të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e nxënësve të shkollave të mesme të komunës së Prishtinës; *Propozimrregullorja për shërbimin e transportit me “merimangë” në territorin e komunës së Prishtinës; Propozimvendimi për lejimin e mjeteve financiare për shujtën ditore të shërbyesve civilë të Komunës së Prishtinës. Propozimvendimi për rritje të mjeteve financiare nga planifikimi i përgjithshëm i të hyrave vetjake të Drejtorisë së Arsimit; Pyetje dhe përgjigje; Të ndryshme. Ftohen përfaqësuesit e mediave t’i përcjellin punimet e Kuvendit komunal. ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Në mbledhjen e sotme (20.05.2010) të Kuvendit Komunal të Prishtinës, të cilën e udhëhoqi kryesuesi, Sami Hamiti, i diskutuan dhe u miratuan me propozime dhe zgjerime pikat e rendit të ditës të parapara për këtë seancë. Pas sqarimeve të kryesuesit dhe drejtorëve të Drejtorive përkatëse lidhur me për harmonizimin e rregulloreve me dispozitat e ligjeve, akteve nënligjore dhe me Statutin e komunës, dhe diskutimeve, propozimeve dhe sugjerimeve të kryetarëve të grupeve parlamentare dhe këshilltarëve tjerë komunal, me shumicë votash u miratuan: rregullorja për përbërjen dhe kompetencat e komiteteve; rregullorja për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të komunës së Prishtinës; rregullorja për leje pune të organizatave të biznesit të komunës së Prishtinës; rregullorja për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit të komunës së Prishtinës; rregullorja për shërbimin e transportit me “merimangë” në territorin e komunës së Prishtinës, si dhe vendimi për lejimin e mjeteve financiare për shujtën ditore të shërbyesve civilë të Komunës së Prishtinës. Po ashtu sot, u miratua nga këshilltarët komunal edhe vendimi për rritje të mjeteve financiare nga planifikimi i përgjithshëm i të hyrave vetjake të Drejtorisë së Arsimit. _____________________________________________________________________________________________________________ Burimi: Kuvendi Komunal Prishtine http://kk.rks-gov.net/prishtina/ Selam Alejkum, Florenti -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
