Selam Alejkum te nderuar! Kishte qene mire sikur te organizoheshi ju vllezerit dhe motrat qe jeni ne Kosove dhe te merrni pjese ne kete tubim dhe njeherit ta futni ne diskutim edhe qeshtje e shamise pasi qe aty prezent eshte edhe Isa Mustafa. Lajmi eshte bere i ditur sot ne web faqen zyrtare te KK Prishtine. Me poshte e keni lajmin e dhene!
Selam Alejkum! Florenti, Vjenë ________________________________________________________________________________________________________ Komuna e Prishtinës, më datë 25 qershor ( e premte) të këtij viti në orën 11.00, organizon tubim-debat me qytetarë. Në tubim përveç kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa, marrin pjesë edhe drejtorët e Drejtorive të Komunës së Prishtinës. Qytetarët e Prishtinës mund të informohen për të arriturat, sfidat dhe planifikimet e udhëheqjes komunale, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Qytetarët do të kenë mundësi të bëjnë pyetje me shkrim dhe të marrin përgjigje nga udhëheqësit komunal. Ftohen qytetarët e Prishtinës dhe përfaqësuesit e mediave të marrin pjesë në tubimin e organizuar nga Komuna e Prishtinës. Tubimi mbahet në sallën e madhe (kati përdhes) të KK të Prishtinës Burimi: http://kk.rks-gov.net/prishtina/News/Advertisement/Komuna-e-Prishtines,-organizon-tubim-me-qytetare.aspx _______________________________________________________________________________________________________ -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
