Duaja e Hudejrit
Abdullah ibn Omeri, radij Allahu anhu, transmeton se Muhammedi, salallahu 
alejhi ve selem, e ka dërguar një ushtri në marshim luftarak, ndërsa në atë 
ushtri ka qenë një njeri i cili quhej Hudejr. Ai vit ishte i rrallë dhe i 
thatë, ashtu që Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, vështir i bartëte të 
gjitha shpenzimet e ushtrisë me ushqim dhe nevoja tjera. Të gjithëve ju dha 
pjesën e tyre, përveç Hudejrit. Atë, thjeshtë e harroi.
Megjithatë, ai ishte i durueshëm dhe nuk u ankua që nuk morri ushqim dhe ujë. 
Shkonte në fund të kolonës dhe pandërprerë e përmendte Allahun dhe e madhëronte 
Allahun duke thënë:
”La ilahe illallah, Allahu ekber, subhan Allah, elhamdulilah, la havle ve la 
kuvete ila bilah!”
E pastaj do të thoshte: 
”O Zoti imë, me të vërtet ky është furnizim i mrekullueshëm.” 
Për shkak të Hudejrit dhe rastit të tij Allahu e ka dërguar engjëllin Xhibrilin 
që ta lajmëroj Pejgamberin, salallahu alejhi ve selem, në lëshimin që e kishte 
bërë. Pas kësaj Muhammedi, salallahu alejhi ve selem, e ka dërguar një sahabij 
që t’ia dërgoj ushqimin Hudejrit, që ti dërgoj selam nga i Dërguari, salallahu 
alejhi ve selem, dhe ti tregoj se Allahu e ka dërguar engjëllin Xhibrilin për 
shkak të rastit të tij.
Kur sahabiu e arriti ushtrinë, e takoi Hudejrin duke e përmend dhe duke e 
madhëruar Allahun pandërprerë. Atëherë ia përcjelli selamin nga Pejgamberi, 
salallahu alejhi ve selem, dhe ia tregoj tërë ngjarjen. Kur dëgjoi Hudejri tha: 
”Falënderimi i takon Allahut i cili më ka përmendur mbi shtatë kat qiej dhe 
përmbi Arsh, i Cili ka bërë mëshirë në urinë dhe dobësinë time. O Zoti im, 
ashtu siç Ti nuk e ke harruar robin Tënd Hudejrin, bëje që edhe Hudejri mos të 
harroj Ty kurrë.”

Kur sahabiu u kthye dhe e lajmëroj Pejgamberin, salallahu alejhi ve selem, 
Muhammedi, salallahu alejhoi ve selem, i tha:”Sikur të kishe shikuar drejt 
qiellit derisa Hudejri po fliste, drejt qiellit kishe për të parë shndritje e 
cila e kishte mbuluar hapësirën në mes qiellit dhe Tokës.”


El-Arbiah 04 Rexheb 1431 / 13 06 2010
Nga libri: ”Margaritarët e mençurisë” – Abdusamed Bushatliq
www.botaislame.com                                        
_________________________________________________________________
Hotmail: Trusted email with powerful SPAM protection.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan