Mbështetja në Allahun [Subhanehu ve Teala]
Mbështetja në Allahn [Subhanehu ve Teala] është vepër prej veprave të zemrës. Dobia e saj është e madhe në këtë dhe botën tjetër nëse bëhet për hirë të Allahut [Subhanehu ve Teala] ,kurse dëmi fatal është në këtë dhe në botën tjetër nëse bëhet për dikë tjetër pos Allahut [Subhanehu ve Teala]. Mbështetja në dikë tjetër pos Allahut në veprat që janë të posaçme për Allahun [Subhanehu ve Teala] është kufër. Gjithashtu edhe nëse ka mundësi që dikush ta kryen një punë e që ai atë e kryenë vetëm me lejen e Allahut [Subhanehu ve Teala], kurse ti ia përshkruan mbështetjen vetëm individit, e jo se atë Allahu [Subhanehu ve Teala] e ka bërë shkak, është kufër, por nëse shpreson tek dikush, atëherë patjetër duhet të bindesh se atë e ka bërë shkak Allahu [Subhanehu ve Teala]. Mbështetja në Allahun [Subhanehu ve Teala] duhet të jetë gjithmonë prezentë në zemrën e besimtarit e në veçanti duhet të vjenë në konsideratë në kohët e vështira. Allahu [Subhanehu ve Teala] thot në librin e Tij famëlartë : “Thuaj: “O All-llah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do. Cdo e mirë është vetëm në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë”! (Ali Imran:26) I mbështetemi Allahut [Subhanehu ve Teala] sepse ai ka mundësi për ç’do gjë, dhe se vetëm prej Tij vjen ndihma, përshkak se Ai është i Fuqishëm, i Ditur, i Gjallë, i Pasur. Thot Allahu [Subhanehu ve Teala] në Kur’anin famëlartë : قُلْ مَن يَكْلَؤُكُم بِاللَّيْلِ وَالنَّهَارِ مِنَ الرَّحْمَنِ “Thuaj: “Kush ju mbron juve prej (dënimit të) të Madhëruarit natën e ditën?” (Enbija :42) Për shkak se Allahu [Subhanehu ve Teala] gjithmonë është mbikqyrës dhe atë nuk e kap kotja e të mos jetë i kujdesshëm. Kur u sëmurë Abdullah Ibni Mes’udi, khalifja Othmani e vizitoi dhe i tha mos u mërzitë për vajzat sepse do të caktoj për to një shumë, por ai (Abdullah Ibni Mes’udi) i tha : nuk kam frikë për vajzat e mia sepse unë e kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] që ka thënë: “Kush e lexon për ç’do natë suren El-Vakiatu, është i mbrojtur nga varfëria” Këtu duhet të ceket gjithashtu edhe një qështje shumë me rëndësi: planifikimi familjarë nga frika e furnizimit gjë që me të vërtetë është kufër dhe largim nga mbështjetja në Allahun [Subhanehu ve Teala]. Po ta analizojmë mirë qështjen e njeriut do të vijmë tek një përfundim shumë interesant: 1.Foshnja në barkun e nënës: e ka vetëm një kanal furnizimi, e kur të lind qanë përshkak se e ka humbur furnizimin. 2.Foshnje në gji: ia zëvendëson Allahu [Subhanehu ve Teala] furnizimin, por kur e ndanë nëna nga njëri gji i saj, ai përsëri vajton dhe mërzitet për furnizim. 3.Rritja: ia zëvendëson Allahu [Subhanehu ve Teala] dy kanale furnizimi me katër: uji, dhe qumështi, bimët dhe mishi. 4.Vdekja: nëse ka qenë besimtarë i hapen tetë dyertë e xhenetit. Në këtë kontekst Profeti [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Nëse ju do të mbështeteshit në Zotin tuaj ashtu siç duhet, do t’iu furnizonte ashtu siç i furnizon zogjët të cilët dalin barkun e zbrazur dhe kthehen me barkun plot”. Thot Allahu [Subhanehu ve Teala] në Kur’anin famëlartë : وَمَن يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ فَهُوَ حَسْبُهُ “Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij” (talak : 3) Mbështetja në Allahun [Subhanehu ve Teala] edhe më shumë në momentet kur humb diçka, për shkak se Allahu [Subhanehu ve Teala] ta zëvendëson me një më të mirë, këtë rast e transmeton njëra nga gratë e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e cila ishte e martuar me një burrë që shumë e donte, por ai ra shehid e ajo u mërzit shumë, e të afërmit e kujtuan se Profeti [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] na ka mësuar që ta lutni Allahun [Subhanehu ve Teala] që të na zëvendësoj me një më të mirë. Ajo e bëri këtë dua por mendohej se kush mund të jetë ai që e zëvendëson atë, e dashti Allahu [Subhanehu ve Teala] që ai të jetë Profeti [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] . thot Allahu [Subhanehu ve Teala] në Kur’an : رَبُّ الْمَشْرِقِ وَالْمَغْرِبِ لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ فَاتَّخِذْهُ وَكِيلًا “Zot i lindjes dhe i perëndimit, nuk ka zot tjetër vetëm Ai, pra Atë merre për mbështetje” (Muzemil: 9) Gjithashtu Profeti [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e mësoi Ibni Abasin që t’i mbështeten Allahut [Subhanehu ve Teala] sepse të gjithë njerëzit dhe xhinët nëse tubohen për të bërë dëm nuk munden. Vlenë këtu të përmendet frika nga sihri. Ndodhë që në disa raste ti kalon kufijt dhe kështu personi të bie në kufër, Allahu na ruajt!!! Mbështetja në Allahun [Subhanehu ve Teala] nuk do të thot që të lihen shkaqet dhe veprat përshkak se një gjë e tillë është në kundërshtim me synetin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] sepse Profeti [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i morri shkaqet gjatë gjithë jetës e edhe gjatë hixhretit, por në momentet kur u frikësua Ebu Bekri, Profeti [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e përkujtoi me mbështetjen në Allahun [Subhanehu ve Teala] . Gjithashtu edhe rasti kur dy sahabe (shokë) u grinden në mes veti e njëri e rrëzoi tjetrin, kurse i rrëzuari e lexoi ajetin Kur’anor : “më mjafton Allahu, Ai është mbrojtësi më i mirë” (ajet kuranor) Me këtë rast u hidhërua Profeti [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe e qortoi atë, që mos të dorëzohet para problemeve, por t’i merr shkaqet. Vlenë të ceket gjithashtu kufri i atyre që mbështeten vetëm në punët e tyre dhe thonë: Asgë nuk vjen prej qielli, por duhet të punosh, sepse vjen furnizimi vetëm nga ana e Allahut [Subhanehu ve Teala] , kurse puna është vetëm mjet për arritjen e asaj që ka caktuar Allahu [Subhanehu ve Teala] . Për ta kuptuar më mirë mbështetjen në Allahun [Subhanehu ve Teala] gjatë vështirësive patjetër duhet ta kujtojmë Ibrahimin [alejhi selam] kur e hudhën në zjarr. Kurse mbështetja gjatë kohës së sigurisë është falja e namazit të istihares, pastaj mbështetja në Allahun [Subhanehu ve Teala] . Mbështetja në Allahun [Subhanehu ve Teala] na e dëshmojnë edhe të gjithë Profetët, prej tyre: 1.Musai [alejhi selam] me magjistarët 2.Ibrahimi [alejhi selam] me zjarrin 3.Junusi [alejhi selam] me balenën 4.Jakubi [alejhi selam] me humbjen e djalit 5.Jusufi [alejhi selam] për të dalë nga krizat e njëpasnjëshme. 6.Ejubi [alejhi selam] gjatë sëmundjes së tij etj.,... Luslim Allahun teala që të na bëjë prej atyre që gjithmon I mbështeten vetëm Allahun teala dhe vetëm nga Ai kërkojnë shpëtim. Përgatiti : Sylejman Jashari _________________________________________________________________ Hotmail: Free, trusted and rich email service. https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969 -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
