Këshill juve që jetoni në perëndim(shumë me rëndësi)Këshilla jonë vëllezërve 
tanë muslimanë të cilët jetojnë në perëndim – tani është e njëjta këshillë se 
si Allahu ua ka dhënë të parit dhe të fundit, e cila është ke frikë Allahun 
Allahu subhane we teala dhe ta veprosh atë që të ka urdhëruar Allahu Allahu 
subhane we teala dhe i Dërguari (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të), 
dhe ti largohesh asaj që e ka ndaluar Allahu subhane we teala dhe i Dërguari i 
Tij.Ne jemi të brengosur për përçarjet që janë në mes jush, dhe për faktin se 
shumë njerëz e kanë lënë pas dore që ti thërrasin njerëzit në fenë e Allahut 
Allahu subhane we teala apo të kujdesen ndaj familjeve të tyre dhe fëmijëve. Ne 
gjithashtu jemi të mërzitur se si disa muslimane janë martuar me të krishterë, 
dhe se këto martesa janë të pavlefshme dhe shumë njerëz kanë dështuar ti 
përmbahen fesë së Tij. E tërë kjo është një barrë e madhe për njerëzit e dijes 
dhe mbi ta vendoset një përgjegjësi e madhe ndaj komuniteteve muslimane nëpër 
vendet e Evropës (dhe gjetiu në perëndim). 
Por çka na bën neve të gëzuar është se numri i muslimanëve atje po rritet. Dhe 
se shumë njerëz të atyre vendeve e kanë pranuar islamin.
Çka ju këshilloj juve dhe shpresoj që fjalët e mija do të kenë ndikim të mirë 
në zemrat dhe veprat tuaja:

Së pari dhe para së gjithash, çdo musliman duhet të përpiqet që të kthehet në 
vendlindjen e tij, dhe ata që janë bërë musliman duhet të emigrojnë në një vend 
musliman ku do të kenë mundësi që ta praktikojnë fenë e tyre të sigurt, ju 
duhet ta leni atë vend ku përkushtimi fetarë, mendjet dhe zemrat e shumë 
muslimanëve janë korruptuar, kushdo që ka mundësi të veproj ashtu (le të 
vepron, pra le të bënë hixhre)

Ata të cilët nuk kanë mundësi që ta braktisin atë vend apo të cilët nuk 
dëshirojnë ta bëjnë atë, duhet ta kenë frikë Allahun subhane we teala në lidhje 
me veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tij; ju duhet ti këshilloni ata 
sinqerisht dhe të kujdeseni për ta shumë, dhe mbroni veten tuaj dhe familjet 
tuaja prej zjarrit të Allahut. (pra xhehenemit). 

O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e 
të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt të rreptë 
e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe 
punojnë atë që janë të urdhëruara. (Kuran 66:6)

Pra domethënë të mos qëndroni aty me përjashtim të atyre që janë të detyruar që 
të qëndrojnë, apo ai i cili ka nevojë ta bëjë atë, se nuk ka ndonjë vend tjetër 
për të shkuar, apo se janë të sëmurë dhe kanë nevojë për mjekim, apo se janë 
aktiv në davet, duke i thirrur njerëzit në Islam, apo nëse je vendas i atij 
vendi dhe ke mundësi ta praktikosh fenë tënde haptazi. Ju e dini situatën tuaj 
shumë mirë dhe e keni parë se si perëndimi i ka treguar ngjyrat e tij të 
vërteta në lidhje me të ashtuquajturën lirin fetare dhe lirin e të shprehurit. 
Ajo është bërë e lejuar për të gjitha fetë me përjashtim të islamit, dhe për të 
gjithë njerëzit me përjashtim të muslimanëve; kryesitë e disa prej këtyre 
shteteve derisa kanë marrë guximin që të vendosin ligje për ti ndaluar 
muslimanet që të bartin hixhabin nëpër shkollat publike.

Nëse nuk keni ndonjë alternativ tjetër përveç se me qëndru nëpër ato vende, 
atëherë përpiquni që mos ti rritni fëmijët tuaj atje; dërgoni në vendet 
muslimane, tek familjet e tyre apo në qendra islamike që do të kujdesen për ta 
dhe që do ti edukojnë ata. Pa marr parasysh se sa i madh është korruptimi në 
vendet muslimane, s'mund të krahasohet me kufirin dhe lejueshmëritë të cilat 
ekzistojnë në perëndim, me përjashtim të disa rasteve të rralla. 

Ju duhet të përpiqeni që të formoni hallka studimi për ta mësuar Kuranin dhe 
diturin islame, në të cilat (hallka) ka mundësi të mësoj injoranti dhe i riu 
musliman të mësoj për të ju nënshtruar Allahutsubhane we teala . Nuk është e 
lejuar për juve që të jeni të pakujdesshëm për këtë çështje. Ne kemi lexuar se 
si Tatarët e kanë ruajtur gjuhën dhe kulturën e tyre; ndërsa islami juaj dhe 
gjuha arabe janë më të rëndësishme dhe ju duhet të keni një kujdes të madh ndaj 
tyre në jetën tuaj të përditshme.

Përpiquni që ti thirrni në vizitë dijetarët dhe kërkuesit e dijes (studentët) 
që të vinë tek ju (për vizitë), në mënyrë që ata ti marrin përsipër obligimet e 
thirrjes së njerëzve në islam, ti nxjerrin në shesh (gjërat, tua tërheqin 
vërejtjen ndaj disa gjërave), ti udhëzojnë dhe ti mësojnë. Një takim i tillë do 
ta luaj një pjesë të rrolit për bashkimin tuaj dhe që të ju ndihmojnë juve që 
ti përmbaheni urdhrave të sheriatit që kanë të bëjnë me realitetin e jetës suaj.

Mos leni hapësirë për shejtanët prej njerëzve dhe xhinve që të bëjnë përçarje 
në radhët tuaja (safat tuaj-jo vetëm brenda xhamisë por edhe jashtë xhamisë) 
dhe të përhapin përçarje në mesin tuaj. 

“Ruhuni nga mendimet e këqija (hamendësimet) sepse ato janë mendimet më të 
rrejshme, mos spiunoni njëri-tjetrin, mos konkurroni mes jush, mos kini smirë, 
mos u urreni dhe mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, por jini robër të 
Allahut, vëllezër, ashtu si Ai ju ka urdhëruar. Muslimani është vëlla me 
muslimanin, nuk i bën atij padrejtësi, nuk e braktis dhe nuk e nënçmon.” 
(Transmeton Muslimi)

Ju duhet të jeni të vetëdijshëm se jeni duke jetuar në një shoqëri krishtere, 
në një vend krishterë, ku flamuri i të cilit e mbartë kryqin! 

Duhet ta kesh ndërmend se ajo çka ndodhë ndërmjet muslimanëve që kanë dallime 
nuk është e njëjtë me fetë tjera (pra dallimi ndërmjet juve dhe feve tjera). 
Dallimet ndërmjet muslimanëve të cilët falen në të njëjtin drejtim (kah e 
njëjta kible) ku ka mundësi të ketë dallime ndërmjet sunetit dhe bidatit, dhe 
në disa raste ka mundësi të ketë dallime ndërmjet një pikëpamje korrekte dhe 
asaj më pak korrekte, ndërsa dallimi juaj me fetë tjera është dallimi ndërmjet 
islamit dhe kufrit. Këto janë dy çështje të ndryshme.

Ju duhet ti investoni përpjekjet tuaja që të formoni institute islame, shkolla, 
medrese dhe të tjera. Pas 11 shtatorit ne kemi parë situatën e muslimanëve dhe 
muslimaneve (se si i është bërë presion) dhe kanë propaganduar se shoqatat 
islame dhe muslimanët dëshirojnë që të mbizotërojnë për ta zbatuar islamin dhe 
për ta kufizuar lirin dhe për ti shtypur gratë. Po është e vërtet se ata po i 
zmadhojnë këto gjëra dhe po gënjejnë, por ne po ju japim atyre municion që ata 
të na hedhin në fytyrat tona.

Që të ruhet identiteti islam dhe të përpiqeni që ta përhapni porosinë e 
Islamit, pa e ndryshuar. Dhe ju duhet tua vërtetoni mosbesimtarëve se feja juaj 
është fe e bashkimit, vëllazërisë dhe bashkëpunimit në drejtësi dhe besim të 
thellë.

Vëllezërit musliman që i takojnë atij vendi duhet të vazhdojnë që ti thërrasin 
njerëzit prej familjeve dhe të afërmëve të tyre tek Allahu, dhe të ju tregojnë 
të tjerëve për lumturin që e kanë gjetur me hyrjen e tyre në islam. Si duket 
ata do të kenë më shumë ndikim në njerëzit e atij vendi se sa muslimanët që 
kanë emigruar prej vendeve tjera.
Përpiquni që ta blini një pjesë të tokës sa më shpejtë që është e mundur që të 
përdoret për varrezat e muslimanëve të cilët besojnë në Teuhid (njëshmërin e 
Allahut), dhe përpiquni që ti ç’vendosni muslimanët të cilët janë varrosur me 
jobesimtarët në këto varreza islame.

Që të ruhet përkatësia fetare e muslimanëve të cilët jetojnë aty. Njëra prej 
mënyrave për ta ruajtur përkatësin tuaj fetare është që muslimanët të martohen 
me muslimane dhe që të mundohen që ta krijojnë një atmosferë islame në jetën e 
tyre shoqërore.

Ne e këshillojmë çdonjërin që të jetë i butë gjatë thirrjes së njerëzve tek 
Allahu dhe që të pasohet rruga e Pejgamberëve dhe e të Dërguarve dhe thirrësve 
të suksesshëm. Ju duhet t’ia drejtoni davetin liderëve, politikajve, marrësve 
të vendimeve, gazetarëve, shkrimtarëve dhe të gjitha klasave të njerëzve. 
Ndoshta Allahu do ta udhëzon njërin prej tyre dhe do të jetë shumë ndikues. Dhe 
përpiquni që ti largoni të këqijat prej jetëve të muslimanëve në mënyrën më të 
mirë.

Ju duhet çdoherë që të jeni në kontakt me vëllezërit tuaj në Evropë dhe në 
botën muslimane, në mënyrë që të këshilloheni me ta për punët tuaja dhe ti 
pyetni dijetarët rreth çështjeve dhe problemeve me të cilat ballafaqoheni. 
Muslimani është pasqyrë e vëllait të tij, dhe 2 vëllezër së bashku janë më të 
fortë se një vetëm.

Ju duhet të prezantoni një pamje korrekte të islamit duke ju përmbajtur 
ritualeve, moralit dhe rrugës së tij. Shumë vende janë përfituar prej 
tregtarëve musliman të cilët janë sjellë në mënyrë të mirë dhe të butë me 
njerëzit, kështu që kanë dhënë një pamje të mirë të islamit dhe vendet u bënë 
muslimane përmes duarve të tyre ku banorët e të cilave numërojnë me dhjetëra 
miliona.

Nuk është e lejuar për juve që ti tëholloni vendimet e islamit që të bëni 
kompromise (ta rrezikoni, të bëni lëshime) në mënyrë që ti bëni të kënaqur 
perëndimin dhe popujt e tyre. Përkundrazi ju duhet të ndiheni krenarë për fenë 
tuaj dhe ti përmbaheni udhëzimit të Pejgamberit tuaj (paqja dhe shpëtimi i 
Allahut qoftë mbi të), pa marr parasysh se cili nuk pajtohet me ty. Ju i shihni 
se si pasuesit e ideve të devijuara dhe të çoroditura ndihen krenar për 
principet dhe idetë e tyre dhe i paraqesin ato haptazi pa u turpëruar. Ndërsa 
pasuesit e hakut-të vërtetës kanë më shumë të drejtë që ta bëjnë atë.

Të jeni të bashkuar në përmbajtje ndaj hakut dhe në mbrojtje të hakut; mos u 
përçani dhe ta humbni forcën, që të ja mundësoni armikut tuaj që të ju mund 
juve. Dhe mos i tregoni dallimet tuaja haptazi para qafirave, këshilloni njëri 
tjetrin fshehurazi dhe jo para të tjerëve.

Mos hezitoni të merrni pjesë në gazeta, revista, emisione televizive dhe në të 
gjitha llojet e medieve – brenda kufijve islamik – dhe le të jetë pjesëmarrja 
juaj me qëllim për të treguar pamjen e vërtet të islamit. Mbron nderin e 
Pejgamberit tuaj (a.s.), se ka mundësi që shume qafira të jenë pranues dhe ti 
përgjigjen me fjale të buta apo të ndikohen prej fakteve të vendosura.

Ju duhet të zhvilloni lidhje të forta me dijetarët dhe hoxhollarët dituria e të 
cilëve është e besueshme, përmes të gjitha mënyrave të mundshme. Largoni prej 
vetes suaj injorancën për besimin tuaj në mënyrë që ta largosh injorancën prej 
të tjerëve si shkëmbim. 

Paraqitja islamin publikut, të pastër prej të gjitha papastërtive.
Vizitoni vendet e Shenjta të Allahut – Meken e Shenjtë – për haxh dhe umre, në 
mënyrë që ta forconi imanin tuaj dhe të formoni lidhje të forta me dijetarët 
dhe hoxhollarët. Ne shumë herë shohim musliman prej të gjitha qosheve të botës, 
por rrallë shohim musliman prej perëndimit. Pra përpiquni ta bëni këtë dhe 
bashkëpunoni në organizimin e udhëtimit, dhe ju do ta shihni një pjesë të madhe 
të mirësisë inshAllah.

Në mënyrë që ta ruani strukturën e familjes muslimane në vendet e qafirave, 
duhet ti përmbushni një numër të kushteve dhe kërkesave, brenda dhe jashtë 
shtëpisë:Brenda shtëpisë:
Është me rëndësi për prindërit që ti përmbahen zakonit që të falen rregullisht 
në xhami me fëmijët e tyre, nëse nuk ka xhami në afërsi, atëherë duhet të 
faleni në xhemat në shtëpi.Duhet të lexoni dhe të dëgjoni Kuran çdo ditë.Duhet 
të hani ushqim së bashku.Duhet të flisni gjuhën e Kuranit sa më shumë që keni 
mundësi.Duhet ti përmbaheni sjelljeve të mira të përshkruara prej Zotit të 
Botëve për familjet dhe mjedisin shoqëror. Këtu përfshihen ato që gjinden në 
Suren Nur.Nuk duhet ta lejoni veten dhe fëmijët të shikoni filma të pamoralshëm 
dhe të prishur.Fëmijët duhet të flenë në shtëpi dhe duhet të qëndrojnë në 
shtëpi sa më shumë që është e mundur, për ti mbrojtur ata që të mos ndikohen 
prej rrethit të keq të jashtëm. Ju (si prindër) duhet të jeni të rreptë që mos 
ti lejoni fëmijët që të flenë jashtë shtëpisë (diku tjetër).Duhet ti shmangeni 
asaj që ti dërgoni fëmijët në universitete larg shtëpisë ku duhet të qëndrojnë 
nëpër konvikte, se për ndryshe do ti humbim fëmijët tanë, të cilët do të treten 
në shoqëritë e qafirave.Duhet të jeni të kujdesshëm që të hani vetëm ushqim 
hallall dhe prindërit duhet ti largohen përdorimit te të gjitha harameve si 
duhanit, mariuanës dhe gjërave tjera të cilat janë të përhapura gjerësisht në 
shoqëritë e qafirëve.

Jashtë shtëpisë:

Duhet ti dërgoni fëmijët në shkolla islamike prej çerdhes deri në shkollën e 
mesme.

Gjithashtu duhet që ne ti dërgojmë ata fëmijët sa më shumë që është e mundur në 
xhami, ta falin xhumanë dhe namazet tjera, dhe që ti dëgjojnë ligjëratat, 
hallkat dhe hallkat për studim, etj.

Ne duhet të organizojmë aktivitete edukative dhe sportive për fëmijët dhe rinin 
në vende të cilat janë të mbikëqyrura prej muslimanëve.
Të organizohen kampingje edukative ku të gjithë anëtarët e familjes marrin 
pjesë.

Baballarët dhe nënat duhet të përpiqen që të shkojnë në Vendet e Shenjta për ta 
kryer Umren dhe obligimin e Haxhit, të shoqëruar prej fëmijëve të tyre.

Të ushtrohen fëmija që të flasin për islamin në gjuhë të thjeshtë me të 
rriturit dhe fëmijët, me muslimanët dhe jo muslimanët që ata ti kuptojnë.

Të ushtrohen fëmijët që ta mësojnë përmendësh Kuranin dhe nëse ka mundësi që 
disa prej tyre të dërgohen në vendet muslimane arabe në mënyrë që ta kuptojnë 
fenë, dhe të kthehen dhe të bëhen thirrësa – davetxhi të cilët janë të pajisur 
me dituri Islame dhe me gjuhën e Kuranit.

Ti ushtrojmë disa prej bijve tanë që të japin hutbe të xhumasë, dhe të bëhen 
imam për muslimanët gjatë namazit, në mënyrë që të bëhen liderë të bashkësive 
muslimane.
Të nxiten fëmijët që të martohen herët në mënyrë që ta mbrojnë interesin e tyre 
fetarë dhe të dunjas.

Ne duhet ti nxisim ata që të martohen me vajza muslimane prej familjeve të 
cilat janë të njohura për përkushtimin e tyre fetarë dhe për sjelljes të mirë.

Ne duhet ti largohemi asaj që ta përdorim numrin 911 dhe ta thërrasim policin 
që të vijë në shtëpi për ti zgjidhur konfliktet. Nëse paraqiten konfliktet, ne 
duhet të biem në kontakt me anëtarët përgjegjës të komunitetit musliman apo me 
musliman të mençur që të ndihmojnë në zgjidhjen e konflikteve.

Të mos merret pjesë në ndeja ku ka vallëzime-kërcime, muzikë dhe këndim, apo të 
merrni pjesë në festimin e imoralitetit apo festivaleve të kufrit, ti ndalim 
fëmijët tanë me mençuri nga shkuarja me studentët e krishterë të dielën në 
kishë.

Dhe përfundimisht , përpiquni ti nënshtroheni dhe ta adhuroni Allahun, dhe 
kujdesuni për bijtë dhe vajzat tuaja; dhe përpiquni që të krijoni lidhje të 
forta ndërmjet anëtarëve të familjes.
Ne e lusim Allahun që të ju ndihmoj që ta bëni atë që e bënë të kënaqur Allahun 
dhe që të ju ndihmoj që ti nënshtroheni dhe ta adhuroni Allahun mirë.
Dhe Allahu është Burimi i Fuqisë dhe Udhëzimit në Rrugën e Drejtë.

Përgaditi: Skender Gashi                                          
_________________________________________________________________
Your E-mail and More On-the-Go. Get Windows Live Hotmail Free.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan