Anëtari i parlamentit danez të përballet me akuzat lidhur me 
komente anti-muslimane  

 
http://www.middle-east-online.com/english/?id=39593
  
Parlamenti votoi për të hequr imunitetin ndaj Langballit nga hetimi për t'u 
përballur me akuza mbi komente anti-muslimane . 

Kopenhagë - Parlamenti danez votoi të mërkurën për të hequr imunitetin një 
politikani i ekstremit të djathtë nga hetimi në mënyrë që të mund të përballet 
me akuza mbi komrnentet anti-muslimane, sic citojnë burimet parlamentare. 

Jesper Langballe, një anëtar veteran i Partisë Popullore  Daneze (PPD), një 
aleat i rëndësishëm i qeverisë së qendrës së djathtë, shkroi në një kolumnë 
gazete të botuar në janar se "muslimanët vrasin vajzat e tyre (mbi krimet e 
nderit) dhe fshehin syrin ndërsa ato përdhunohen nga axhallarët e tyre ". 

 
Kolumna e cila diskutoi mbi statusin e grave në Islam dhe "islamizimin e 
Evropës", shkaktoi një stuhi politike dhe komentet e tij ishin të dënuara nga 
kryeministri  Lars Loekke Rasmusen. 

Prokurori i shtetit vendosi të ndjekë Langballin me arsyetimin se komentet e 
tij anti-raciste thyen ligjet dhe kërkoi heqjen e imunitetit të tij 
parlamentar. 

PPD-ja, me përjashtim të Langballe, abstenoi nga votimi i së mërkurës, të ndarë 
në mes të një dëshirë për të respektuar ligjin dhe kundërshtimin e saj ndaj 
dispozitave anti-raciste, të cilat ai thotë se shkojnë kundër lirisë së 
shprehjes. 
Sipas televizionit danez parlamentar, Langballe vetë votoi për heqjen e 
imunitetit, pasi ai dëshiron të provojë të vërtetën e komenteve te tij në 
gjykatë, . 
Data e gjykimit nuk është caktuar. 
 
 Veprat shpërblehen sipas qëllimit. Hadith 


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan