*Duke pritur syfyrin-2 ( 16.06.2010)*

*Hamdi Nuhiju*

* *

Duke kaluar mbi shenjat në rrugë të Prof.Sejid Kutubit e në brigje të
historisë së meditimit, molisem përballë dyfytyrësisë së njerëzve. Ata kanë
sy, por nuk shohin, kanë mendje por nuk kuptojnë, kanë zemra, por të
vdekura. Po., i vdekur është edhe mendimi se mund të këshillosh kur ti
kundërmon nga mëkatet.

Ideja është orakull për magjistarët e shekullit të djallit. Ajo nuk mund të
qëndroj mbi ndjenjën të cilën e simbolizon besimtarin. Të kam thënë se je
djall, jo ai është djall, ndërsa ti je pak më i mirë se djall, thjeshtë je
një antipod e hormoniadës së prishjes së nderit.



.....



Një evazion mental i hedhur mbi supe të udhëtarit të pafundmë. E di, do të
thuash:TMERR, si mund të jetë udhëtari i pafundmë, kur gjithçka ka fund
përveç Zotit!

Dhe alegoria, fjala, do të shndërrohej në një ushtar të imitimit nën
dirigjimin e inateve dhe jo të argumentimit. Njeriu kur humb busullën në
shtëpi të vet duke shkelur mbi nderin, është në gjendje të bëj gjithçka.
Madje edhe fjalën që rrjedh nga fjala e kritikën që vjen nga kritika do të
shndërroheshin në armë të turpshme të shtimit të përçarjeve. Sikur esenca e
agjërimit të ishte përçarja e jo pasurimi e pastrimi shpirtëror.



.....



Dhe në derën e pendimit, troket duaja jonë e syfyrit, e ndërtuar prej
material ndërgjegjësimi e dashurie për Zotin. Nuk ka dyshim se çdo vepër e
mirë, shlyen disa vepra të këqija.

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan