Ku do të jesh ti nesër ....?!

Falenderimi i takon vetëm Allahut , kurse Salavatet ia dergojm Muhammedit 
alejhi selam , Familjes se tij , shokve të tij dhe të gjith atyre qe e ndjekin 
rrugen e tij .



Ku je ti tash ?

Pastaj ku do të jesh ti nesër ?



Ti tash jeton në një shtepi të gjerë , ndersa nesër do të jesh në varr të 
ngusht dhe të frikësuar .


Ti tash jeton mbi tok mirpo nesër ti do të jesh prej banorve të varrit .

Ti sot je i bukur nesër krymbat do të han nga kjo bukuria jote .

Ti sot je i fort kurse nesër do të shkaperderdhen eshtrat tu dhe do të bëhen 
pluhur.

Ti sot do t`vdesësh kurse nesër do të ringjallesh .

Nesër do të zbritesh prej pallatit ( shtepis ) tënde në varrin e erret , dhe 
prej shpreses se gjat ne përfundimin e jetës tënde , dhe prej mendimit dhe 
zenjes me telashet e njërzve ne mendimin e vetës tënde dhe telashes tënde .

Megjithkëtë ti je i zën ende me dynjan dhe i larguar nga rruga e Allahut dhe 
ibadetet e tij , ty të ka mashtruar pasuria dhe e ke harruar varrin dhe diten e 
ringjalljes , ti po zbukurohesh ne anen e jashtme kurse anen e mbrendshme që 
Allahu e ka lyp nga ti e ke harruar .

Allahu po të thërret duke thënë :

1. 
Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurirë, të fëmijëve, të pozitës)!
2.
Derisa të mos i vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre - të vdisni).
3.
Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë!
4.
Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni!
5.
Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu).
6. 
Ju pa tjetër do ta shihni Xhehennemin.
7.
Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht.
8. 
Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e dynjas).Tekathur 1-8


Ende po vazhdon duke qenë i zën ndersa Allahu po te thirrë : Ju njerëz dinie se 
jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, 
krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që 
është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo 
thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer e llomitur, e në botën 
tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë 
nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim 
mashtrues. Hadid 20.

Po vazhdon duke qenë i zën kurse Hasan Basriu po të thirrë duke ta treguar të 
vertetën e dynjas dhe po thotë : Kjo dynja është që : Kush është i shendosh do 
të smundet , kush u sigurua në të u pendua ,kush u varfrua mbeti i piklluar , 
kush u bë i pasur u sprovua , ne pasurin hallall do të pyetësh kurse për 
pasurin haram do të denohesh .

Ende po vazhdon duke shpresuar kot dhe i larguar nga puna , fillo dhe puno e 
pendohu q`far pret , vdekja do të vie ndoshta pa e përfunduar këtë lexim 
prandaj ngrihu , ngrihu q`far pret ngriu pendohu tek Allahu ngrihu dhe fali 2 
reqate Namaz Pendimi .

O rob i Allahut frikësoju Allahut dhe mos merr asgje përveqse me hakk dhe të 
drejt .

O rob i Allahut ,frikësoju Allahut , dhe mos i bë askujt pasdrejtësi .

O rob i Allahut , frikësoju Allahut, dhe mos ha haram dhe gjera të ndaluara .

O rob i Allahut , frikësoju Allahut , dhe mos iu afro gjynaheve .

O rob i Allahut , frikësoju Allahut, dhe ule shikimin tënd .

O rob i Allahut ,frikësoju Allahut , dhe mos ndegjo haram .

O rob i Allahut , frikësoju Allahut , dhe pastro vetën tende nga dytsyrat dhe 
shirkijatet e kufret e zemres tende .

Allahu po të therrët : Mos iu qas asaj për të cilën nuk kë njohuri, pse të 
dëgjuarit, të pamët dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi . Isra 36.

O rob i Allahut mos u bë mendjemadh ndaj ibadetit dhe urdhrave të Allahut .


Allahu po të thërret : 
Dhe mos ec nëpër tokë me mburrje, pse ti as nuk mund ta çashë tokën as nuk mund 
ta arrishë lartësinë e maleve.
E keqja e të gjitha këtyre është e urrejtur te Zoti yt. Isra 37-38

Ti nesër vella i nderuar do të jesh ne shtratin e vdekjes kurse familja dhe te 
afermit afer teje , mirpo ata skan kurfar force dhe fuqie që të ndihmojn ty , 
as dobi as dëm prandaj mendo dhe pendohu o vella i nderuar .

Mjekët smunden me të ndihmuar asgjë të gjith binden se ti tash po ndahesh nga 
jeta e kësaj botes dhe do të udhtosh , dhe udhëtimi yt dihet se ku do të 
dergojn , prandaj kthehu pendohu .

Në këto momente ngjyra jote fillon të ndryshon , fuqia jote dobësohet të 
bashkohen kembet tua dhe duart tua më slevizin kurse shikimi yt do të jet i 
frikësuar .

Në këto momentë të vjen meleku i vdekjes për ta marr shpirtin dhe për të 
dërguar në boten tjetër.

Melaqja e vdekjes i cili hyn tek kryetaret , ministrat , mbretrit , pa leje 
sepse lejen e merr nga sunduesi i qiejve dhe tokes .

Të vjen melaqja e vdekjes për ta marr shpirtin dhe për të transferuar prej ksaj 
dynjas në boten e shperblimit ose denimit , dhe fillon me ta marr shpirtin duke 
filluar nga kembet pastaj barkut e ti , ti ne këto momente je në mes jetës dhe 
vdekjes , gjysma jote me të vdekurit e gjysma tjetër me të gjallet .

Kujto vetën tënde në këtë moment e ti ua thua lamtumiren femijve tu duke i 
shikuar për herën e fundit dhe smudnesh as të flasesh .

Gjithashtu ua thua lamtumiren të afermve tu të dashurve tu shokve tu duke 
shikuar nga ana e djatht e nga ana e majt , dhe sikur ju thu ti atyre : Për 
këtë ditë përgadituni ...për kët ditë falni namaz ...për këtë ditë jep sadaka 
... për këtë ditë agjeroni ... për këtë ditë falni namaz nate ...

Ku do të jesh nesër ...?!


Nesër do të jesh para melaqes se vdekjes dhe ai ta merr shpirtin , dhe kur 
shpirti arrin ne fyt dhe kjo është situata me e veshtir për njëriun dhe ky 
është vendi që Allahu ka treguar për të në Kur`an dhe ka thënë :
Përse, pra kur arrin shpirti në fyt,
E ju në atë moment shikoni (se ç'po i ngjet).
E Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk shihni. Vakia 83-85.

Dhe thotë Allahu :

Jo dhe Jo! Po kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit), 
Dhe thuhet (nga familja e të afërmit): "Kush do ta shërojë?"
Dhe ai bindet se ai po ndahet.
E t'i puqet kofsha për kofshe (t'i vështirësohet gjendja).
Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet
Kijame 26-30.

Ndalu dhe mendo : melaqja e vdekjes ta ka marr shpirtin të ka lën të vdekur , e 
djali yt të puth në ballin tënd , kurse nëna jotë tëshikon në dy syt e tu , 
mirpo mjerë për ty mjer për ty ... ti dot vdesësh .. po është e vertetë se dot 
vdesësh .

Sepse fjala e Allahut ka ardh dhe caktimi i tij patjeter do të ndodh , thotë 
Allahu : Thuaj: "Unë nuk mund t'i sjellë vetes sime as dëm as dobi, pos atë që 
dëshiron All-llahu". Çdo popull ka fatin (e caktuar), e kur të vijë afati i 
tyre, ata nuk mund ta vonojnë as për një moment e as ta ngutin.Junus.. 49.

Po ti do të vdësesh sepse Allahu ka thënë : Secili njeri do të shijojë vdekjen, 
e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush shmanget zjarrit e 
futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër 
pos një përjetim mashtrues. Ali imran 185 .


Dhe se fundi e lusim Allahun me vdek me fjalen e fundit :
La ilahe il-lAllah Muhammed Resulullah .

Mos na harroni ne duat e juaja të Sinqerta .
Allahu ju shperbleft me xhennetin Fidews



Esselamu alejkum we rahmetullahi ve berekatuhu
Perktheu : Ebu Hamza                                      
_________________________________________________________________
Hotmail: Trusted email with Microsoft’s powerful SPAM protection.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan