Në Mitrovicë arrestohet një i dyshuar për terrorizëmMitrovicë, 17 qershor -
Njësiti antiterrorist i Policisë së Kosovës, nën mbikëqyrjen e prokurorit të
EULEX- it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka arrestuar një mashkull
shqiptar të Kosovës në rajonin e Mitrovicës, pas kërkesës së bërë për ekstradim
nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës autoriteteve kompetente në Kosovë, thuhet
në një njoftim të EULEX-it. Gjithashtu, në lidhje me këtë kërkesë, Policia e
Kosovës e ka bërë bastisjen e një shtëpie. Prokurori publik i Shteteve të
Bashkuara për Qarkun Lindor të Carolinës së Veriut e ka akuzuar të pandehurin
për dy vepra: sigurimi i përkrahjes ose resurseve materiale për terroristë,
përkrahje për terrorizëm dhe planifikim të vrasjes, rrëmbimit, gjymtimit, ose
lëndimit të personave apo dëmtimit të pronës në ndonjë shtet të huaj.
Urdhërarresti dhe bastisja e shtëpisë janë autorizuar nga gjykatësi i
procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.
Një 29 vjeçar me banim në Mitrovicë u arrestua sot nga autoritetet e Kosovës
nën akuzat për mbështetje të veprimtarive terroriste. Sipas Departamentit
amerikan të Drejtësisë, i arrestuari është Bajram Asllani, 29 vjeçar, banor i
Mitrovicës. Ai dyshohet për përkrahje materiale terrorizëm dhe planifikim për
vrasje, rrëmbime, gjymtime, ose plagosje të së personave në shtete të huaja.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se njësia kundër terrorizmit e
Policisë së Kosovës, nën mbikëqyrjen e prokurorit të Misionit të Bashkimit
Evropian për policinë e drejtësinë nga Prokuroria e Posaçme e Kosovës, arrestoi
një shtetas shqiptar të Kosovës në bazë të një kërkese të bërë nga Shtetet e
Bashkuara të Amerikës.
Sipas autoriteteve amerikane, Asllani, me emrin e koduar si “Ebu Hatab”, është
arrestuar në bazë të një urdhër arrestimi të lëshuar nga prokuroria e Qarkut
Lindor të Karolinës së Veriut. Në korrik të vitit të kaluar autoritetet
amerikane në Karolinën e Veriut ngritën akuza kundër 8 personave për të cilët
thuhej se kishin plane për të ndërmarrë sulme terroriste jashtë vendit. Ata
akuzohen se janë përpjekur për t’u siguruar mbështetje materiale terroristëve,
si dhe për të vrarë, rrëmbyer e plagosur persona jashtë vendit. Në mesin e të
akuzuarve është edhe Hysen Sherifi, një shqiptar nga rajoni i Gjilanit.
Padia ndaj Asllanit për përfshirje në planet e këtij grupi, e bërë e ditur sot,
ishte ngritur në prill të vitit të kaluar. Autoritetet amerikane dyshojnë se ai
ka komunikuar me pjesëtarët e grupit nga të cilat ka marrë mbështetje
financiare për krijimin e bazës së veprimeve në Kosovë në funksion të xhihadit
të dhunshëm. Ndër të tjera thuhet se Hysen Sherifi ka udhëtuar në Kosovë në
qershor të vitit 2008 për të nxitur xhihadin. Gjatë qëndrimit në Kosovë ai ka
vendosur marrëdhënie me Bajram Asllanin, të cilit më pas i referohej si
“vëllai”.
Bajram Asllani e ka furnizuar Sherifin me pamje filmike mbi xhihadin me qëllim
të përkthimit të tyre dhe shfrytëzimit në funksion të rekrutimit dhe motivimit
të personave të tjerë. Po ashtu, Bajram Asllani, thuhet në njoftimin e
Departamentit të Drejtësisë, ka kërkuar nga Sherifi që të mbledhë para për
krijimin e një bazë ku do të mund të mblidheshin armët dhe prej nga do të mund
të zhvilloheshin operacionet e luftës së shenjtë në Kosovë apo edhe gjetiu.
Sherifi thuhet se e ka bërë një gjë të tillë duke mbledhur 15 mijë dollarë
dërgimi i të cilave është bllokuar pas arrestimit të tij në korrik të vitit të
kaluar.
Të dyshuarit Sherifi dhe Asllani bëin pjesë në të njejtin grup, që kryesohej
nga Daniel Boyd. Sipas akt-padisë së shtatorit të vitit 2009, Daniel Boyed,
Hysen Sherifi dhe Zaakariya Boyed akuzohen për planifikim ndër të tjera, të një
sulmi kundër bazës së marinsave amerikanë në Quantico të shtetit Virxhinia.
Sipas autoriteteve amerikane, daniel Boyd ka shprehur dëshirën për të ndihmuar
Sherifin të siguronte fonde për një lëvizje muxhahedine në Kosovë.
Nuk ka pasur ndonjë reagim të menjëhershëm në Kosovë ku edhe të kaluarën ka
disa raste të arrestimeve nën dyshimet për përfshirje në veprimtari terroriste
_________________________________________________________________
Your E-mail and More On-the-Go. Get Windows Live Hotmail Free.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur