Izraeli di mirë të vrasë civilë 

"Fuqia në mbrojtje të lirisë është më e madhe se forca e tiranisë dhe
shtypjes." Malcolm X

"Ata bëjnë çdo lloj
poshtërsie dhe skandali, pastaj flasin për antisemitizëm, tani kupa u mbush". 
Tajib Erdogan

 

Ajni Sinani

Shteti sionist i
Izraelit që nga themelimi me politikën e tij hegjemoniste dhe me bindjen e të
qenit superior ndaj të tjerëve asnjëherë nuk ka poseduar arsye dhe humanizëm,
prandaj në vend të paqes, në vazhdimësi, ka gjeneruar urrejtje, frikë, terror
dhe masakra. Për dekada me radhë,
opinioni ndërkombëtar ka heshtur ndaj veprimeve barbare dhe jonjerëzore të 
Izraelit
për shkak të viktimave që kishin shkaktuar nazistët ndaj çifutëve. 

Çifutët e besojnë Dhiatën e Vjetër dhe nuk e
besojnë Dhiatën e Re. Në Dhiatën e Vjetër ka urdhra për mos vrasje, sikurse ka
edhe urdhra për vrasje të përgjakshme, terror dhe gjakderdhje, humbje të jetës
së fëmijëve dhe çarjes së barkut të grave shtatzëna. Prandaj qeveritarë të 
ndryshëm dhe shumë rabinë izraelitë, duke bërë seleksionim e citateve për 
masakrat e tyre, frymëzohen nga
disa citate të Dhiatës së Vjetër mes së cilave: 

"Vritni deri në shfarosje pleq, të rinj,
virgjëresha, fëmijë dhe gra, por mos u afroni asnjërit mbi të cilin është
shenja; filloni nga shenjtërorja ime". Kështu ata filluan me pleqtë që
ishin para tempullit. Pastaj u tha atyre: "Ndotni tempullin dhe mbushni
oborret me të vrarë. Dilni!". Atëherë ata dolën dhe bënë kërdinë në
qytet." (Ezekieli: 9/ 6-7);

"Dhe shfarosën
gjithçka ishte në qytet, duke vrarë me shpatë burra e gra, fëmijë dhe pleq e
madje qe, dele dhe gomarë".(Joshua, 6: 21).

Pra, pse i shohim izraelitët të vrasin çdo ditë gra,
fëmijë dhe këmbësorë të pafajshëm të Gazës?! Sepse sipas tyre ka citat të qartë
që mallkon secilin që pengon shpatën nga gjaku, prandaj me qëllim që të
shmangin këto mallkime dhe dëbimin nga mëshira hyjnore ata përpiqen me çdo
formë dhe me çdo mjet për gjakderdhje në Gazë: 

"I mallkuar qoftë ai që e pengon shpatën e tij të derdhë gjak!" (Jeremia:
48/10).

Rabinët dhe ushtria izraelite vazhdojnë me larjen
e trurit të masave përmes komentimit fisnor, nacionalist dhe racist të Biblës,
sikurse vlerëson Rozhe Garodi. Një rabin, me rastin e invazionit në Liban, që
në fakt tregon mendësinë e shumicës së  izraelitëve, do të shprehej: "Nuk 
guxojmë t'i
lëmë pas dore burimet biblike që arsyetojnë këtë luftë dhe praninë tonë në këtë
tokë. Si hebrenj, ne detyrën tonë fetare (mitzvah) e përmbushim këtu. Ashtu
është shkruar: detyrë fetare (mitzvah) është ta pushtosh tokën nga armiku". 
(Shih: Ha'aretz, 5 korrik
1982, sipas, R. Garodi, Rasti Izrael, studim i sionizmit politik, Tetovë, 2002,
f. 97-99).  

Izraelitët, pjesa dërrmuese e tyre, nuk ia vënë
veshin citateve sikurse janë: 

"Dojeni, pra, të huajin, sepse edhe ju ishit të
huaj në vendin e Egjiptit." (Ligji i përtërirë: 10/19); 

"Mos e keqtrajto të huajin dhe mos e mundo, sepse
edhe ju ishit të huaj në vendin e Egjiptit." (Dalja: 22/21) etj.

Izraeli, qysh kur është themeluar në truallin e
Palestinës me bekimin e vendeve perëndimore e sidomos të Britanisë së Madhe, që
konsiderohet babai i tij biologjik dhe të Amerikës që konsiderohet babai i tij
social, është bërë shkaktar i disa luftërave dhe i destabilitetit në gjithë
Lindjen e Mesme. Ai, nga analistë, intelektualë dhe njerëz që duan lirinë,
paqen, drejtësinë dhe humanizmin anekënd botës, cilësohet si një shtet aparteid
që po ushtron terror, dhunë, gjenocid, duke keqtrajtuar dhe shtypur një populli
të pafajshëm, të cilit jo vetëm që ia ka rrëmbyer tokën por e ka privuar nga
liria në atë pak tokë që i ka mbetur dhe po mundohet me metoda barbare ta zhdukë
atë nga faqja e dheut. 

Veprimi i Izraelit ndaj popullatës palestineze
është imitim i veprimeve të Hitlerit kundër çifutëve, thonë disa politikanë dhe
analistë të ndryshëm. Shumë njerëz shprehin habinë e tyre dhe e kanë të
vështirë të kuptojnë sjelljet e Izraelit që nuk do t'ia dijë as për ligj
njerëzor dhe as për ligj të Zotit. Izraeli e konsideron veten mbi ligjin
ndërkombëtar dhe vepron si ia do qejfi, pa kurrfarë përgjegjësie apo ndëshkimi.
Me veprimet e tij të marra, ky shtet zullumqar një ditë mund ta shpie botën
drejt një lufte me përmasa botërore. 

Është i çuditshëm reagimi i qeverive perëndimore
pas çdo masakre që shkakton ky shtet, që e ka shkruar historinë e tij vetëm me
gjak. Ato, me rastin e vrasjes se njerëzve humanitarë dhe piratërisë shtetërore
të Izraelit në ujërat ndërkombëtare, kanë dhënë deklarata qesharake duke 
shprehur
keqardhje për humbjen e jetëve njerëzore dhe duke thënë se veprimet e Izraelit
duhet që të shkojnë në përputhje me "parimin bazë të proporcionalitetit". 
Vrasja e njerëzve civilë dhe
humanitarë, rrethimi i Gazës dhe ndëshkimi kolektiv i popullatës së saj po ia
çjerr, çdo ditë e më shumë, Izraelit maskën dhe qeveritë aleate të tij po i vë
në siklet përballë popujve të atyre vendeve. 

Kthimi i Turqisë, me në krye nipat e Sulltan
Hamitit, drejt çështjeve të Lindjes së Mesme ka bërë që problemi i Palestinës
të fitojë një dinamikë tjetër. Turqia ka venë në
pozitë të vështirë shumë regjime arabe të cilat për shkak të servilitetit
dhe heshtjes së tyre të vazhdueshme, pavarësisht se ato i shtypin dhe
torturojnë shtetasit e tyre gati si në kohën e faraonëve, ato nuk kritikohen,
madje kanë mbështetjen e vendeve perëndimore. 


Tani është momenti, thotë inteligjenca arabe, që
këta diktatorë të shlyejnë një pjesë të mëkateve dhe, deri në një mas, t'i
pastrojnë duart e tyre të njollosura me gjak dhe mbase të presin vdekjen e tyre
me shpresë se Allahu do t'ua falë disa prej mëkateve në botën tjetër. 

Në vazhdim po sjell tre shkrime, në version të
shkurtuar, që flasin për hipokrizinë e kohës së sotme. Njëri flet për qeverinë
izraelite, tjetri për regjimin e Egjiptit, respektivisht për regjimet arabe,
kurse i treti për ushtarët izraelitë:    

 

"Mjaft më!"

Në
fjalimin që ka mbajtur Tajib Erdogan para parlamentit në Ankara, pas sulmit 
izraelit
kundër flotiljes me ndihma për Gazën, veç të tjerash ai
ka thënë: 

"Askush të mos
tentojë të vërë në provë durimin e Turqisë, sepse do t'i kushtojë shtrenjtë. Aq
sa e vyer është miqësia e Turqisë, aq edhe e ashpër është armiqësia e saj.
Turqia nuk është një shtet pa rrënjë, apo një shtet fisnor... Ngjarjet në fjalë
janë një njollë e zezë. Kjo nuk është një çështje mes Turqisë dhe Izraelit, kjo
është një çështje e Izraelit që nuk njeh ligje dhe i cili kërcënon paqen... Këto
që them nuk i them vetëm për popullin tim, por për të gjithë popujt e botës.
Siç e kam theksuar dhe nga Kili, sulmi izraelit mbi anijet e ndihmave të
drejtuara për në Gaza meriton çdo lloj mallkimi. Organizatorët kanë bërë
publike të gjithë mallrat para se anijet të niseshin për udhë. Për këtë ishin
dëshmitarë dhe 60 gazetarë nga e gjithë bota ... Ne i mjekojmë vetë të
plagosurit tanë. Kemi dërguar dy avionë për t'i tërhequr ata. Në këto momente,
ata pritet të mbërrijnë në Izrael ... Izraeli duhet të heqë menjëherë embargon
ndaj Gazës. Mallrat që u janë dërguar nga bota duhet të arrijnë në destinacion
pa pengesa nga izraelitët... 

Po aq sa Izraeli do mbështesë terrorin, veprimet
çnjerëzore dhe armiqësore, po aq ne do të mbështesim paqen dhe dialogun. Po aq
sa Izraeli do dalë përballë palestinezëve në Gaza me vrasje çnjerëzore, po aq
ne do jemi pas tyre duke i mbështetur dhe duke i mbrojtur ata."

Duke i tërhequr vërejtjen Izraelit që Turqinë nuk
duhet ta barazojë me shtetet e tjera, të cilat edhe pse iu ka bërë padrejtësi
ata nuk kanë reaguar, Taip Erdogan është shprehur se Turqia do të përdorë të
gjitha të drejtat ndërkombëtare për të dënuar këtë shkelje të hapur të  
konventave ndërkombëtare. Ai i ka thënë
Izraelit: "Mjaft më! Na kanë mërzitur gënjeshtrat tuaja". (shih: shtypi turk 
02.06.2010
www.trtalbanian.com/trtinternational).

 

"Ti di mirë të kryesh vrasje", - i ka thënë
kryeministri Tajib Erdogan, në një fjalim të tij në Konja, kryeministrit
izraelit, Benjamin Netanjahut, i cili është shprehur se ndihet krenar me
ushtarët çifutë që realizuan sulmin gjakatar ndaj flotiljes me ndihma
humanitare. Erdogan i ka kujtuar shpirtligut dhe të pabesit Netanjah, në 3
gjuhë të ndryshme, urdhrin "Mos vrit!" të Dhiatës së Vjetër. 

Ai ka vijuar: "Edhe lufta ka rregulla... Ju
sulmuat anijen e ndihmave me flamur të bardhë... Vratë në mënyrë barbare
19-vjeçarin Furkan dhe e bëtë atë dëshmor... Mos kishte vallë bombë në dorë?
Cili libër i shenjtë mund t'i arsyetojë ekzekutimet tuaja pa gjyq?!". Veprën e 
Izraelit Erdogani
e ka cilësuar si "terror shtetëror" dhe ka shtuar se "ata bëjnë
çdo lloj poshtërsie dhe skandali, pastaj flasin për antisemitizëm. Tani kupa u
mbush". (Shih: http://www.trtalbanian.com)

Ai gjithashtu ka thënë se sulmi izraelit kundër
Flotës se Lirisë në ujërat ndërkombëtare të 
Detit Mesdhe "tregon pasigurinë dhe traumën nëpër të cilën po kalon
qeveria izraelite".

"Nëse bota i ka kthyer shpinën Palestinës, Turqia
nuk do t'ia kthejë shpinën kurrë Kudsit dhe popullit palestinez. Fati i
popullit palestinez nuk është i ndarë nga ai i popullit turk dhe fati i Gazës
nuk është i ndarë nga fati i Ankarasë. Nëse bota hesht, ne nuk do te heshtim;
nëse bota mbyll një sy ndaj kësaj masakre, ne nuk do t'i mbyllim; nëse bota bën
sehir ndaj gjakderdhjes, ne nuk do të rrimë duarkryq, duke lënë gjakun të
derdhet, sepse kjo gjë nuk i shkon përshtat popullit dhe kombit turk".

(Erdogani: Nuk do t'i kthejme
krahet Kudsit, aljazeera. sipas: http://www.besimtari.com

 

"Zotëria shkues i Lindjes së Mesme"

Yvonne Ridley, gazetare e njohur angleze e cila
para disa vitesh pranoi Islamin, shkruan: 

Aktivitetet
e prostitutave meshkuj që bëjnë paradë përgjatë rrugëve Esh-Shavarbi në Kajro
na japin një metaforë të mirë për marrëdhëniet e qeverisë egjiptiane me
Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara. Edhe të parët edhe të dytët janë mjaft të
paturpshëm dhe të ftohtë, janë të gatshëm të bëjnë gjithfarë për të kënaqur ...
vetëm për të siguruar një grusht dollarë. 

Por prostitutat
meshkujt nga Esh Shavarbi janë të sinqertë në tregtinë e tyre, deri sa i qepen
me dëshirë klientëve potencialë. Po ata janë të paturpshëm. E tillë është edhe
qeveria egjiptiane deri sa vazhdon të zbatojë rrethimin brutal të Gazës për
kënaqësinë e Izraelit dhe dollarëve amerikanë. Lotët që ata derdhin
për popullin e burgosurit të Gazës janë lot krokodili. Dhe sot, ajo qeveri
qëndron para popullit të saj krejtësisht e zhveshur, pa nder, ndërsa gjethi i
fundit i fikut të moralit bie shpresëhumbur në tokë.

Këto fjalë i shkruan Yvonne Ridley,
duke shikuar nga një hotel me shikim nga Nili, 50 metra larg muzeut egjiptian,
kur ishte bllokuar së bashku me 1400 aktivistë nga e gjithë bota në Kajro, në
pamundësi për të lëvizur më tej me qëllim që t'i bashkoheshin Konvojit për
lirinë e Gazës. Ata i ishin përgjigjur ftesës për paqe të grupit amerikan
"Kodi Pink".

Pse? Për shkak se
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli i kanë urdhëruar Egjiptit që të mos lejojë as
edhe një automjet të vetëm ose aktivist paqësor nëpër vendin e tij, deri në
pikën e kalimit kufitar në Refah për në Gaza, ku e gjithë popullsia vuan përtej
kufijve të besueshëm, me sa duket, përtej kufijve të ndihmës humanitare. 

Pra, pse Egjipti
nuk i thotë Uashingtonit dhe Tel Aviv-it që të zhduken? Mu për të njëjtën arsye
për të cilën prostitutat meshkuj bëjnë gjithçka që u thonë shefat ... për sasi 
të
mëdha parash. Dëshmia? Pikërisht para dy vjetësh, gjatë
administratës së Bushit, të dy dhomat e Kongresit amerikan, kanë rënë dakord
për të mbajtur 100 milion dollarë ndihmë për Egjiptin, për shkak të ankesës së
Izraelit se Egjipti po dështonte për të ndaluar kontrabandën e armëve në Rripin
e Gazës.

Egjipti merr gati 2
miliardë dollarë ndihma amerikane dhe kjo, për nga sasia, është ndihma amerikane
e dytë, pas Izraelit, i cili merr 3 miliard dollarë në vit si ndihmë ushtarake.
Dhe
tani prostitutat më aktive të Lindjes së Mesme e kanë zotërinë e ri krushqar -
Barak Obamën - meqenëse krushqarët e tij nga Shtëpia e Bardhë më parë janë
siguruar se do të zbatohen të njëjtat rregulla të Shtëpisë.

Tani që qeveria
egjiptiane duhet të përkulë qafën e saj prapa, ose thjesht të përkulë qafën,
krushqarët do të kuptojnë se "Viva Palestina dhe pjesëmarrësit e Konvojit
për lirinë e  Gazës (2010) janë shumë më
pak të gatshëm. Mesazhi ynë për politikanët është i qartë si
kristali: "Na lini të hyjmë në Gaza dhe të vazhdojë Konvoji për lirinë e Gazës.
Shumë thjesht, ju nuk mund të na blini. Integriteti,
liria dhe dashuria jonë për Gazën nuk është në shitje me kurrfarë çmimi." 

 

[Shih: Bliskoistočni gospodar svodnika, (Zotëria shkues i Lindjes së Mesme) 
Yvonne Ridley.  http://www.islambosna.ba

 

"Letër
për pilotët trima izraelitë"

Profesor Jeremy Salt ligjëron shkencat politike në
Universitetin turk Bilkent në Ankara dhe është autor i librit "Shkatërrimi i
Lindjes së Mesme: Historia e çrregullimit perëndimor në vendet arabe." 

Më 9 janar të 2009, gjatë luftës së
Izraelit në Gaza, Salt shkruan: "Letër për pilotët trima izraelitë", ku pyet:

- Si është kur qëlloni me raketa mbi
njerëz që nuk i shihni?

- A ju ndihmon kjo, sepse ju nuk mund të
shihni kë vrisni?

- A e keni ndërgjegje të qetë, sepse nuk i
merrni në shënjestër me qëllim civilët, "Kur në fakt sipas doktrinës izraelite
Dahiya përdorni mjaftueshëm" fuqi jo proporcionale (që të shkaktoni) dëmtim të
matur ndaj infrastrukturës civile, "Interesave ekonomike të pushtetit civil",
duke vrarë me qëllim njerëz që nuk janë ushtarë, gra dhe fëmijë;

- Si vepron kjo në ndërgjegjen tuaj?

- A mund të flini natën ose të keni net të
qeta për gratë dhe fëmijët që i keni vrarë në shtëpitë e tyre, në shtretërit e
tyre, në kuzhina dhe tavolina, shkolla dhe xhami?

- A mendoni vërtet se ata janë kërcënim për sigurinë
tuaj - bujqit në fusha, nënat me fëmijë, mësuesit në klasë, imamët në xhami,
fëmijët në lojëra, të moshuarit, ose ata me aftësi të kufizuar? 

- A e keni pyetur ndonjëherë veten se
çfarë keni bërë dhe pse? A nuk keni aspak turp, a nuk e keni ndjenjën e
mirësjelljes dhe a nuk e keni idenë për dallimet mes të mirës dhe së keqes?

- A do t'i ndiqni verbërisht urdhrat dhe
do ta bëni atë përsëri dhe përsëri, duke mos menduar për krime lufte dhe krime
kundër njerëzimit, për të cilat ju, eprorët tuaj dhe zyrtarët qeveritarë jeni
përgjegjës sipas ligjit ndërkombëtar?

 

Pilotët e guximshëm "izraelitë", ushtarët,
marinarët dhe personeli tjetër ushtarak, për dekada, kanë vepruar jashtë
ligjit, duke përfshirë edhe kryerjen e krimeve që shkelin të drejtat e njeriut.

 

Shih: Stephen Lendman, Ubijanje civila: Izraelska
specijalnost (Vrasja e civilëve, specialitet izraelit) marrë nga:
http://www.islambosna.ba 

 

 




      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan