*Duke pritur syfyrin-5 ( 28.06.2010)* *Hamdi Nuhiju*
* * Kjo natë e bukur me hënën e ndriçuar dhe mendimet e çiltra për meditimin e radhës, më kthen në lashtësinë e brengave dhe pëshpëritjeve të mia të në ditët e dijes. Sodis bukurinë duke u dashuruar në të! Kthej ndjenjën në letër dhe filloj të vallëzoj mbi vijën ndarëse ndërmjet të vërtetës e jo të vërtetës. Ndonjëherë erërat mundohen të lëkundin afshin tim për dijen, por, ai trungu i mbjellë ndër shekuj dhe i ujitur me qumësht hallall më rikthen në epiqendër. Karvani ecë! Ato mua më thanë: qen. Ndotën kodeksin e krijesave të panumërta që zbukurojnë këtë kolorit fjalësh. ....... Esenca e të keqes dhe së mirës nuk mundet me qenë e njëjtë. E keqja vjen prej vetëve tona, ndërsa e mira na vjen prej Allahut xh.sh. Mund ta testosh veten për çdo ditë. Shkruaj në një letër të bardhë gjitha të mirat që ke bërë brenda 24 orëve. Në fletën tjetër të gjitha të këqijat. Pastaj merr një fletore dhe krahaso faktorët që të kanë nxitur të bësh të mirën dhe të keqen. Padyshim se do të kuptosh që e keqja vjen prej vetëve tona, ndërsa e mira gjithmonë prej Allahut. Prandaj në këtë natë syfyri, kërkoj të mirën për mua dhe për ummetin mysliman o Zot. -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
