*Në fenë e plakut të Muharremçes*

*Hamdi Nuhiju*



*28-30 qershor 2010/Tetovë*





Prej me 28 qershor e deri me 30 qershor qëndrova në Tetovë për disa punë.
Gjithmonë kur iki për Tetovë, në kujtimet e mia sillen vitet e studimeve,
miqtë e mi të idealit dhe mikpritja e myslimanëve të atij vendi. Është e
pamundur të jem në Tetovë dhe të mos vizitoj Xhaminë Muharremçe të mbushur
me erë miqësie, dashurie e sinqeriteti.

Rrëfimi i kësaj radhe nis para namazit të jacisë, në ditën e hënë, ditë
agjërimi ndërmjet plakut të urtë dhe nevojës e dëshirës sonë për këshillat.

Fjalët e plakut janë fjalë të thjeshta, por kuptimi i brendshëm i tyre është
shumë me rëndësi. U diktuam në nurin e tij se jemi muhaxhir. Porse nuk
reflektonte ai element tek mikpritja e xhematit.

Ai mu drejtua si Llukman Hekimi birit të tij. Më tha: Biri im ka kohë për
namazin e jacisë, mos e fal para kohe. Kur kuptoi se po fali namazin e
akshamit dhe jo të jacisë ngaqë atë ditë isha agjërueshëm, fytyra iu hap,
buzëqeshi në shenjë miratimi të këtij akti dhe më tha: Në Islam ka katër
medhhebe( mezebe në gjuhën e tij). Po ndjeke njërin prej medhhebeve nuk do
të jesh në rrugë të gabuar. Janë shtuar shumë përçarjet o bir, po shoh në
xhami shumë të rinj falen ndryshe nga ne. Ata nuk ndjekin ndonjë medhheb të
caktuar, por dëgjojnë disa hoxhallarë që kanë ardhur prej Arabije. Ne qe 40
vite falim përgjithmonë namazin në kohën e vet në xhami. Përpara në Bitolë,
pastaj e thirrja ezanin në Beligrad( Beograd) dhe tash në Tetovë. Bitola
përpara ka qenë më e madhe se Shkupi. Shkupi ka qenë fshat.

Kur të vish në xhami duhesh të vendosh kapelën, ngaqë sipas medhhebit
tonë-hanefi është sunnet.

Fjalët e plakut me mjekër të bardhë më prekën thellë në nëndijen time. Ato
ishin leksione të dobishme për mua dhe shumë të rinj tjerë që po jetojnë në
kohën kur akuzohen hoxhallarët për pedofili padrejtësisht, në kohën kur
rrihen hoxhallarët në xhami për interesa partiake para interesave Islame,
përçahen të rinjtë ndërmjet veti, bëhet padrejtësi ndaj aktivistëve islam
etj.

Më vonë kuptova se plaku i Muharremçes ishte mbi 80 vjet dhe 40 vite rend
nuk kishte lënë asnjë namaz pa falur në xhami. Ai fliste shqip dhe turqisht.
Karakteristik e Xhamisë Muharremçe dhe Gam Gam në Tetovë është se xhemati
është i ndarë ndërmjet shqiptarëve, turqve dhe romëve. Edhe pse mund të
gjesh një ndarje të këtillë edhe në xhamitë tjera të Tetovës, por më e
theksuar është ndarja në këto dy xhami. Kjo gjë është edhe një argument plus
se Islami është mbi nacional dhe nuk i bën padrejtësi asnjë populli. Islami
nuk është fe e zgjedhur për popullin e zgjedhur, por është fe e zgjedhur
prej Allahut, për popujt e gjithë njerëzimit. Njerëzit mund të pretendojnë
se Islami është opium i popujve, ashtu si pretenduan më parë. Por, e vërteta
është se ateizmi është opium dhe padrejtësi ndaj popujve.

Thashethemet për hoxhën e Reçicës ishin të dhimbshme dhe të mëdha. Por,
deshi Allahu xh.sh. dhe rasti u zbardh në të vërtetën dhe kundër shpifësve
ndaj Islamit dhe myslimanëve. Si mund të jetojmë në një botë të padrejtë dhe
të mendojmë se Tetova është burim i amoralit, kur në të gjenden ende gjurmët
ose yjet e ndritshme të moralit të bartur me xhelozi shekull pas shekulli?
Armiqtë mundohen që me mish e me shpirt ti shkulin prej rrënjëve të gjitha
gjurmët e moralit në Tetovë dhe në të gjitha vendet islame, por derisa të
ekzistojnë pleq të këtillë si plaku i Muharremçes nuk do të kenë asnjëherë
sukses. Për në fund o miq, unë dëshmoj se vërtet jam në fenë e plakut,
Islamin dhe në medhhebin që ndjek edhe ai:hanefi...

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan