Esselamu Alejkum ue Rahmetullah Shihet se gazetarja mbjelle vrere ndaj Islamit edhe ne faturimin e rrymes, edhe pse nuk mund te arsyetohet mospagesa e rrymes ka mundur te pakten te tregoj numrin e xhamiave qe ekzistojne ne Kosove perskaj kishave katolike dhe ortodokse. Intervista eshte bere me ish gazetarin e expressit tani zedhenesin e KEK-ut Viktor Buzhala.
http://www.gazetaexpress.com/web/index.php/artikujt/lexo/33483/C4/C15/ Borxhet e Xhamive Objektet fetare i kanë borxh KEK’ut 410 mijë euro. Në këtë borxh janë rreth 800 xhami në tërë vendin. Zyrtarë të Bashkësisë Islame të Kosovës nuk dinë gjë. Por, ata kërkojnë që kishat e xhamitë të lirohen nga pagesat e tilla. Nga Jetmira Rexhepi më 29.06.2010 në ora 7:06 Në listën e gjatë të borxhlinjve të Korporatës Energjetike të Kosovës, janë edhe objektet fetare. Por kësaj liste, nga objektet fetare të të tri religjioneve, i prijnë xhamitë. Pavarësisht faktit që ato janë objekte fetare, zyrtarët e KEK-ut thonë se borxhet duhet t’i paguajnë. Në listën e borxhlinjve që ka kjo kompani publike, shihen shifra mjaft të larta të borxheve që kanë xhamitë. Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Viktor Buzhala, thotë se borxhi që kanë objektet fetare në vend, është i një shifre shumë të lartë. “Borxhi total i objekteve fetare shkon deri rreth 410 mijë euro. Mbi 95 për qind e tyre janë borxhe të xhamive (pjesë e BIK-ut)”, thotë Buzhala për Express. Sipas zëdhënësit Buzhala, shifra prej 410 mijë eurosh, ose 95 për qind e borxhit, përfshin xhamitë në Prishtinë me 154 mijë e 017 euro, që është njëherësh rajoni me borxhin më të madh, pastaj Prizreni me 43 mijë e 302 euro, ato të Pejës më 35 mijë e 892 euro, Ferizaj më 69 mijë e 753 euro, Gjilani me 47 mijë e 058 euro, xhamitë e rajonit të Mitrovicës me 34 mijë e 671 dhe të Gjakovës me 25 mijë e 853 euro. I pyetur nëse objektet e tjera fetare, siç janë kishat ortodokse, kanë borxhe ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës dhe se a gëzojnë privilegj në këtë rast, duke u përjashtuar nga pagesa e faturave të KEK–ut, Viktor Buzhala shpjegon se ato kanë bërë një marrëveshje. Sipas tij, kishat ortodokse kanë bërë marrëveshje me KEK-un për t’i paguar faturat e energjisë elektrike. Ndërkohë, sa u përket kishave katolike, zyrtari i kompanisë shpjegoi se ata janë mjaft të rregullta në pagimin e faturave, duke mos pasur asnjë borxh ndaj KEK-ut. Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express... Veprat shpërblehen sipas qëllimit. Hadith -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
