Tërnava: Do të ankohemi deri në Strasbourg
http://www.gazetaexpress.com/web/index.php/artikujt/lexo/33580/C4/C15/
Nga Lirita Halili më 30.06.2010 në ora 12:46
Bashkësia Islame e Kosovës kërkon nga Ministria e Arsimit që urgjentisht të
shfuqizohet neni, i cili ndalon bartjen e shamive nga besimtaret myslimane, në
ambientet shkollore. Ndryshe, BIRK i kërcënon institucionet e Kosovës se do t'i
padisë edhe në gjykatat ndërkombëtare, siç është ajo e Strasbourgut.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës (BIRK), myftiu Naim
Tërnava, ka paralajmëruar nisjen e procedurës gjyqësore në Gjykatës Kushtetuese
të Kosovës, kundër vendimit. Por nëse as këtu, kërkesa e tyre nuk përmbushet,
Tërnava ka thënë se do të ankohen edhe në gjykatat ndërkombëtare.
Në një konferencë me gazetarë, kryemyftiu Tërnava theksoi se BIRK-u ka qenë dhe
është e përkushtuar për respektimin e plotë të kushtetutshmërisë dhe
ligjshmërisë në vend. Porse, institucioni të cilin ai e udhëheq, e ka pritur me
habi vendimin e Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë për
ndalimin e bartjes së uniformës fetare në institucionet shkollore.
Në emër të BIRK-ut, Tërnava kërkoi nga institucionet e vendit, përfshirë
Ministrinë e Arsimit, që urgjentisht të shfuqizojë neni, i cili ndalon bartjen
e shamisë në institucionet e vendit dhe ato shkollore.
“Në të kundërtën, BIRK-u paralajmëron nisjen e procedurës gjyqësore para
Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, si të vetmen mënyrë të mbetur për mbrojtjen
institucionale të të drejtave kushtetuese të besimtarëve myslimanë. Përndryshe
do të adresohemi tek institucionet e tjera të drejtësisë, jashtë Kosovës”,
deklaroi Tërnava.
BIRK-u, po ashtu, kërkon futjen e mësimit të lëndës së edukatës fetare në
shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës.
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur