Këshilla nga Hasan El-Basriu:

1. Mos prit kohë dhe ditë të qëlluar për mësim! Dije se çdo orë dhe çdo ditë 
është e qëlluar për mësim.

2. Mos kërko vend të përshtatshëm për mësim! Dije se çdo skutë është vendi më i 
përshtatshëm i mësimit.

3. Assesi punën e sotme mos e lë për nesër, për arsye se çdo ditë i ka 
vështirësitë dhe punët e veta.

4. Në një kohë të caktuar bëre vetëm një punë, vetëm një mësim, respektivisht 
puno rreth një problemi derisa mos të dobësohen kujdesi dhe fuqia!

5. Pa e kryer një mësim që ke fillur, mos kalo në tjetrin!

6. Lëshimi pe gjatë një problemi është përtaci e maskuar. Dashuria ndaj punës 
lindet dhe forcohet përmes përballimit të problemeve. 

7. Ngadhnjimi në luftë dhe suksesi në mësim janë me atë që nuk kthehet prapa.

8. Mëso vazhdimisht dhe me kujdes dhe çdo ditë në të njëjtën kohë!

9. Nëse lodhesh me nje punë, atëherë ndëroje atë ose ngadalësoje ritmin, por 
mos pusho!

10. Mendo mirë, pasiqë puna nuk do të thotë vetëm të lëvizish, të lexosh ose të 
shkruash. Njeriu që mendon, punon më tepër se xehetari në minierë.

11. Asnjëherë mos e vlerëso produktivitetin e mësimit me orë, por shihe 
rrezultatin e asaj që ke mësuar.

12. Në punët mendore – mësim, 2-3 orë pandërprerë mjaftojnë. 

13. Çdo ditë lexo me zë nga dhjetë faqe të një vepre të mirë- ashtuqë të të 
zhvillohet aftësia e të folurit! 

14. Mësoi përmendësh pjesët e bukura që i lexon, që të të pasurohet fjalori dhe 
shprehjet tuaja dhe përforcohet mbamendja!

15. Pasi përfudnimit të mësimit, përsëriti ato në kujtesën tënde dhe merr 
shënime!

16. Pjesët që i ke mësuar diskutoi me shokët.

17. Vlera e individit është e fshehur nën gjuhën dhe majën e lapsit të tij. Ajo 
shfaqet nëpërmjet fjalës dhe shkrimit.
Allahu e di më së miri                                    
_________________________________________________________________
Hotmail: Powerful Free email with security by Microsoft.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan