Ditë e re-nafakë e vjetër…!!!

Shkruan Hamdi Nuhiju
http://www.zhurnal.mk/mk/cont.asp?k=27210135631&s=2721014019&id=2710114821&sh=13

Në Maqedoninë populiste edhe ditët ecin për së mbrapshti. Ata në vend që të
sjellin nafakën e re, ata sillen e vërdallën rreth nafakës së vjetër. Ajo
nafakë në veti është e ndërtuar prej problemeve të njëpasnjëshme sociale,
ekonomike, kulturore, politike etj. Është nafakë e rënduar edhe më shumë për
shqiptarët e këtushëm.

Sikur ky popull të ishte i ndarë prej sistemit konstituiv të këtij shteti
dhe të jetonte nëpër stepa e male thjeshtë për të plotësuar orekset e
popullatës shumicë. Sikur kjo popullatë të ishte shoqëruese e Robinzo Krusos
si një rob i saj dhe jo si një autokton i një vendi me të drejta dhe liri të
barabarta. Mediet, po edhe qeveria e këtij vendi tregoi haptas për rritjen e
papunësisë në vend. Niveli i papunësisë në Republikën e Maqedonisë është
superior në krahasim me nivelin e papunësisë së të gjitha shteteve të botës.
Ne dolëm edhe para Rripit të Gazës së okupuar. Paramendoni Gazën e mbyllur
nga të gjitha anët prej terroristëve izraelit, në luftë të përhershme për
ekzistencë të popullit palestinez.

Maqedonia jo vetëm që nuk ka embargo dhe bllokadë prej askujt, por ajo ka
edhe benificione të shumta ekonomike dhe politike prej shteteve të ndryshme
të rajonit, po edhe të botës.

Arsyetimi i ministrit të ekonomisë, politikës dhe punës sociale dhe të
kryeministrit Nikolla Gruevski për rritjen e papunësisë ishte shumë
qesharak. Ata thanë se në këtë periudhë të vitit logjikshëm kemi një rënie
të ndjeshme të papunësisë në të gjithë botën dhe jo vetëm në Republikën e
Maqedonisë.

Po përdori emrin zyrtar dhe kushtetues Republika e Maqedonisë edhe pse disa
të ashtuquajtur nacionalist shqiptarë shpeshherë më kanë kritikuar për këtë
veprim. Ata bazohen tek diskriminimet e shumta që i bëhen shqiptarëve të
këtij vendi, por nëse ne nuk njohim këtë shtet me emrin e saj kushtetues dhe
e quajmë IRJM, atëherë i vulosim gjitha diskriminimet e kësaj qeverie dhe të
qeverive tjera duke i dhënë arsye maqedonasve për veprimet e tyre.

Duke u bazuar në disa teori ekonomike se në periudha krizash ilaçi më i mirë
është investimi, Nikolla Gruevski me qeverinë e tij filloi që të investoj në
kuaj e ura të betonta për të ndërtuar një histori të re të këtij shteti.
Projekti i ndërtimeve të këtilla titullohej Shkupi 2014 i cili sipas
Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë është anti-kushtetues.

Se Maqedonia gjendet në një qorr sokak pa zgjidhje na dëshmon fakti se
Nikolla Gruevski vendimit të Gjykatës Kushtetuese i dha një shuplakë
mediatike duke thënë se pa marrë parasysh se çka thotë ajo ne do të
vazhdojmë me projektet tona. D.m.th. ky kryeministër nuk njeh për autoritet
Gjykatën Kushtetuese dhe i jep të drejtë vetes që të shkel kushtetutën e
këtij vendi gjithmonë që dëshiron ai.

Shpenzimet e ministrive përkatëse janë ulur me një vendim të qeverisë dhe
pika ku më së shumti preken shqiptarët nga ky vendim është Ministria e
Arsimit pasi që shumë shkolla që ishin të dëmtuara ose edhe janë nisur të
ndërtohen rrezikohen që të jenë jashtë agjendës nga ana e ministrit të
arsimit të Republikës së Maqedonisë.

Rreth 30 firma të fuqishme punojnë në projektin Shkupi 2014 për ndërtimin e
një identiteti ndaj maqedonasve dhe Maqedonisë. Për identitetin e ri të
ndërtuar ne si shqiptarë nuk duhet që të hidhërohemi, le të ndërtojnë, por
në të le të përfshihen edhe figura të rëndësishme historike, politike dhe
arsimore shqiptare që kanë vepruar në këtë shtet gjatë shekujve të ndryshëm.
Edhe pse për nga volumi dhe kapaciteti këto firma janë shumë të fuqishme,
përsëri ankohen për realizimin e obligimeve të qeverisë së këtij vendi ndaj
tyre në pagesë. Ka firma të tilla ndërtuese të cilat gjatë gjithë
ekzistencës së tyre në sferën e biznesit nuk i kanë vonuar rrogat për
punëtorët, por për shkak të mos plotësimit të obligimeve të kësaj qeverie
ndaj këtyre firmave, rrogat iu janë vonuar punëtoreve madje deri në dy tre
muaj.

Kryeministri Nikolla Gruevski pranon se ka disa vonesa në plotësimin e
obligimeve ndaj firmave përkatëse, por ai thotë se këto gjëra janë të
natyrshme ngaqë ekzistojnë shumë projekte dhe është e vështirë që në të
njëjtën kohë të bëhen pagesat ndaj tyre.

Dhe si tha edhe Nikolla Gruevski se pas 19 vjen i 20. Dita është e re, por
nafaka e vjetër, sipas disa burimeve me mbi 80% të papunësuar shqiptarë në
këtë shtet dhe me mbi 300.000 të papunësuar në këtë shtet.  * / Zhurnal /*

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan