Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, fton për iftar qytetarët e 
Mitrovicës për çdo natë të Ramazanit, në tendën e vendosur pranë Xhamisë së 
Zallit
 
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, uron të gjithë besimtarët 
myslimanë dhe qytetarët mitrovicas për muajin e madhërishëm të Ramazanit, duke 
u 
lutur për shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Njëkohësisht ai shpreh besimin se ky 
muaj i madhërishëm do të shtoj qetësinë në zemra dhe do të rris solidaritetin e 
tolerancën mes njerëzve.
Kryetari Kastrati shfrytëzon këtë rast që t’ju njoftoj dhe t’ju ftoj për iftar 
që do të shtrohet për çdo natë të Ramazanit, në tendën e vendosur pranë Xhamisë 
së Zallit në Mitrovicë. Ai falënderon Kryetarin  e Komunës së İnegöl-it të 
Turqisë, Alinur Aktash, që ka mundësuar realizimin e këtij projekti për 
qytetarët e Mitrovicës, ku për çdo natë do të shtrohet iftar për 500 veta.
Kryetari Kastrati gjithashtu falënderon edhe komunitetin shqiptar që jeton në 
Inegol, komunë kjo me të cilën Mitrovica është e binjakëzuar, për kontributin e 
tyre në thellimin e bashkëpunimit ndërkomunal. 
 
Lusim All-llahun e Madhëruar që t'i shpërblejë me të mirat e Tij të dy botëve, 
të dy këta kryetarë, për punën e tyre që po e bëjnë në të mirë të qytetarëve 
dhe 
që kanë vendosur që gjatë gjithë Ramazanit të bëjnë iftarë me bashkëqytetarët e 
tyre...
 
Merita Preteni
Mitrovicë


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan