Letër që duhet të arrij deri tek ministri Hoxhaj nga ana e juaj qytetar të nderuar
I nderuari ministër Enver Hoxhaj, [email protected] Në zgjedhjet qendrore të 15 Nëntorit 2007, me votën time fituat zgjedhjet dhe me votën time u bëtë Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Republikës së Kosovës. Tani pas gati 3 vitesh qeverisjeje ju si ministër i MASHT-it, me votën time keni nxjerrë Udhëzimin Administrativ Nr.6/2010 (neni 4. paragrafi 1.13), i cili u ndalon pa kurrfarë të drejte një pjesë të qytetareve të Republikës së Kosovës që mbartin mbulesë, të drejtën e edukimit në shkollat publike, që financohen nga vet taksat e mija. Si votues i juaji kërkoj që ju ta shfuqizoni Udhëzimin Administrativ Nr.6/2010 (neni 4. paragrafi 1.13), të nënshkruar dhe të fuqizuar me vet dorën tuaj. Për ndryshe, nëse nuk e përfillni kërkesën time dhe nuk e shfuqizoni Udhëzimin Administrativ në fjalë, në zgjedhjet e ardhshme qendrore të vitit 2011 që do të mbahen në Kosovë, ju do ta humbni votëbesimin tim dhe unë do të jem mobilizues masiv në humbje të votave tuaja. Me respekt Votuesi i juaj [email protected] Senad Maku - Ulqin Studime Komperative rreth: BIBLES dhe KURANIT www.bibladhekurani.com __,_._,___ -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
