Lutje
·        O Allah, kërkoj falje për çdo mëkat, drejt të cilit eca me këmbën 
time, 
e zgjata dorën time, e pashë me syrin tim, e dëgjova me veshin tim, e shpreha 
me 
gjuhën time, që ishte shkak për shkatërrimin e riskut tim, pastaj të kërkova 
risk e megjithatë Ti më furnizove, pastaj furnizimin që më dhe’ e përdora për 
të 
bërë mëkate, e Ti, o Allah, të gjitha m’i mbulove. 

·        Unë të kërkova edhe më tepër e Ti më pranove lutjen, dhe vazhdimisht 
më 
toleron dhe më jep të mira.
·        Vërtetë, o Allah, Ti je më fisniku.
·        O Allah, unë të kërkoj falje nga çdo e keqe, që bëra në dritën e 
diellit, apo në thellësinë e natës, para njerëzve, apo kur isha në vetmi, 
haptazi, apo fshehurazi, e Ti, o Allah më shikon!
·        O Allah, kërkoj falje për çdo detyrim, me të cilin më ngarkove gjatë 
natës, apo ditës, e unë e lashë pas dore me ose pa qëllim, në harresë, ose për 
shkak të injorancës.
·        Kërkoj falje, o Allah, për çdo sunnet të Pejgamberit (alejhis-selam), 
që e lashë nga neglizhenca, apo harresa, nga injoranca, apo pavëmendja, apo nga 
moskujdesi që tregova për të.
·        Kërkoj falje, o Allah, dhe pendohem te Ti, nga ajo që Ti e urren, 
qoftë 
fjalë apo vepër, e dukshme apo e fshehtë. AMIN!


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan