Vapë gushti në Maqedoni…!!!

Shkruan: Hamdi Nuhiju

http://www.zhurnal.mk/mk/cont.asp?k=27210135631&s=2721014019&id=9810131931&sh=13

 Kushtet klimatike, por edhe ato politike e shndërrojnë ajrin në mbytje
serike në mesin e qytetarëve të këtij vendi. Aspekti dogmatik i fjalës
mbytje, ka të bëjë me hapësirat e manipulimit të politikës, ekonomisë dhe
përfaqësuesve të religjionit në Maqedoni, me qytetarët e saj.

Pas çdo premtimi, njeriu duhet të ketë parasysh idenë e përgjegjësisë së
fjalës së dhënë. Por, në asnjë mënyrë nuk guxon që të cenoj integritetin e
njerëzve të cilëve iu premtohet diçka. Shqiptarët e këtushëm përveç që
tashmë janë shndërruar në njerëz me integritet të cenuar nga të katër anët,
ata ende shpresojnë në ajkën e fundit të realizimit të premtimeve nga ana e
përfaqësuesve të tyre politikë. Por, ditët e vitet po ikin, e nga premtimet
asgjë. Madje, gjërat po marrin tatëpjetën përmes deviacioneve të ndryshme
nëpër të gjitha segmentet e jetës. Fjala e lirë në vend që të vlerësohet nga
ana e kësaj qeverie ( mostër me atë të Izraelit), ajo mbytet përmes
ndërhyrjeve të saj nëpër të gjitha mediumet. Si rezultat i kësaj ndërhyrjeje
kemi një mori shkarkimesh nga puna të disa gazetarëve me përvojë nga TV
Kanal 5, të cilët haptas shprehnin pakënaqësinë e tyre me manipulimet e
kësaj qeverie. Nga ky incident ose ndërhyrje e qeverisë haptas në punën e TV
Kanal 5, opinioni i gjerë mësoi shumëçka. Gazetarët shpesh herë ishin të
porositur prej garniturave të kësaj qeverie se çka të paraqisnin nëpër
mediumet e tyre dhe çka jo. Këto lajme me porosi, kanë një kosto të lartë
financiare, por edhe një mbytje të fjalës së lirë e shndërrim të këtij vendi
në totalitarizëm.

Për gazetarët e shkarkuar nga TV Kanal 5, dyert i hapi gjiganti mediatik A1,
pronë e Velija Ramkovskit.

Ndërsa, mediumet në mesin e shqiptarëve të këtushëm, fatkeqësisht janë
sezonale. Jo me dëshirën e shqiptarëve, por thjeshtë nga manipulimet dhe
problemet që i lindin atyre prej qarqeve të ndryshme në vend. Këto momentet
e gushtit shqiptarët e këtushëm përjetuan dy çaste interesante të kundërta
njëra me tjetrën edhe pse në esencë janë punë të mira.

Nga mediumet u njoftuam se një shqiptarë ( Shazo Ferati, lajmin mund ta
shihni në http://alsat-m.tv/lajme/vendi/42180.html) nga Debreshi i
Gostivarit për synetimin e djalit të tij, një akt i traditës së religjionit
islam, kishte shpenzuar as më shumë e as më pak se 200.000 euro. Para këto
të fituara me djersë nga ai në mërgim. Për mediat u prononcuan edhe disa
këngëtarë e këngëtare që morën pjesë në këtë ceremoni. Ata skajshmërisht
ishin të kënaqur për këtë gjë të rrallë që ndodh në mesin tonë dhe shprehnin
dëshirën e tyre që këso gjërash të ndodhin sa më shpesh. Askush nuk mund të
iu përzihet njerëzve se ku dhe si duan ti harxhojnë paratë e tyre të fituara
me djersë. Por, në këtë reflektim po bëjmë një krahasim të thjeshtë me një
veprim tjetër interesantë që ndodhi në mesin tonë këto ditë.

Në qytetin e Kumanovës, në këto vapë gushti u bë hapja solemne e xhamisë së
tretë në këtë qytet e cila nuk kushtoi as më shumë e as më pak se 200.000
euro, para të fituara me djersë(
http://kohaere.eu/index.php/lajme/maqedoni/6655.html).

Xhaminë e tretë të qytetit të Kumanovës e ndërtoi një njeri Haxhi Shefqet
Sulejmani i cili vite me radhë ka bërë shumë vepra bamirësie për qytetarët
shqiptarë të Komunës së Kumanovës dhe Likovës, dhe së fundi të gjithë
veprimtarinë e tij bamirëse e stolisi me ndërtimin e Xhamisë së tretë në
qytetin e Kumanovës për të plotësuar nevojat e këtij qyteti.

Një njeri harxhoi para në synetimin e djalit të tij dhe në argëtimin e të
gjithë katundit të tij për 2-3 ditë në vlerë prej 200.000 eurove, ndërsa
tjetri plotësoi një nevojë të madhe dhe të përhershme për lagjen e tij duke
ndërtuar një xhami në vlerë prej 200.000 eurove. Paratë janë të njëjta, por
destinimi i tyre është i ndryshëm. Na shqetëson fakti se vitet e fundit
besimtarët mysliman të këtij vendi kanë humbur besimin tek institucioni
zyrtar Bashkësia Fetare Islame e R.M. dhe po bëjnë vepra bamirësie njëherë
vet, e pastaj ato objekte ia dhurojnë institucionit zyrtar ashtu si është e
udhës dhe e rendit.

Reflektimi i këtillë nuk është i rastësishëm. Bashkësia Fetare Islame në
Republikën e Maqedonisë nuk ka kohë të merret me përgatitjen e projekteve të
rëndësishme për qytetarët mysliman të këtij vendi, ngaqë kohën e harxhon në
përgatitjen e padive të ndryshme kundër vet këtyre besimtarëve. Gati është
bërë e pamundur njeriu të flas kundër  udhëheqësve të BFI, e të mos paditet
për shpifje.

Dhe në këtë vapë gushti në Maqedoni duke shpresuar se gjërat do të ecin për
së mbari, e presim muajin e shenjtë të Ramazanit, me parti politike të
përçara ndërmjet veti, me ministra të korruptuar, me dhunimin e fjalës së
lirë, me gjendjen e vështirë ekonomike dhe sociale në vend, ndoshta edhe të
turpëruar nga dhunimet e prostitutave shqiptarë nga dilerët e tyre shqiptarë
në mes të Tetovës.
 * / Zhurnal /

http://www.zhurnal.mk/mk/cont.asp?k=27210135631&s=2721014019&id=9810131931&sh=13
*

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan