Përurohet projekti 700 milion rialësh në filtrimin e ujit Zem Zem
http://www.saudigazette.com.sa/index.cfm?method=home.regcon&contentID=2010090382687
Mbreti Abdullah, shërbetori i dy Xhamive të shenjta ka planifikuar të përurojë
këtë të premte projektin e ujit Zem Zem të mbretit Abdullah Bin Abdul Aziz në
qarkun Kuday të Mekës.
Inxhinieri Abdullah Bin Abdul Rrahman Al-Hussain, Ministër i ujrave dhe
Energjisë Elektrike tha se sipas direktivave të mbretit projekti synon të ruaj
pastërtinë e ujit Zem Zem dukë përdorur metodat e fundit ndërkombëtare dhe
shpërndarjen e tij në mënyrë automatike. Ai tha se pesë milionë litra ujë Zem
Zem filtrohen për çdo ditë nëpërmjet dy linjave të filtrimit. Në fund të çdo
linje është njësia e sterilizimit ku mund të mbaj rezerva në maksimum prej 10
milion litra të ujit të filtruar Zem Zem. Pastaj uji i filturar Zem Zem derdhet
përmes katër pompave të ujit nga Qabeja për në Mekë nëpërmjet një linje
transmetimi në tuba të çelikut të mbrojtur nga ndryshku të një diametri prej
200mm.
Një pjesë e ujit të filtruar Zem Zem dërgohet për mbushjen e bombolave të ujit.
Një bombolë e gjerë 13,405 metra katror për plotësimin e fabrikës ka një
kapacitet për të ruaj 200.000 kanister të ujit. "Veprat shpërblehen sipas
qëllimit. Hadith"
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur