Ramazani tubon këngëtarët në Çair 

http://www.krenaria.com/ere/lajme/240-ramazani-tubon-kengetaret-ne-cair.html

Emrat e artistëve si, Selajdin Miftari, Beqir dhe Afrim Aliu, Adnan Daci, Sinan 
Hoxha, Bekim Dehari, Berkan Ahmeti, Adem Ramadani, Ferki Shala dhe shumë të 
tjerë do të jenë freski për të gjithë



Duke u futur në dhjetë ditët e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, në 
vendin tonë janë shtuar aktivitetet e ndryshme që kanë të bëjnë me jetën 
fetare. 
Në mesin e aktiviteteve të Ramazanit, një ndër komunat më aktive të vendit 
tonë, 
është ajo e Çairit, ku vite me radhë shtrohet “Sofra e Iftarit”, ndërsa për të 
dytin vit radhazi, organizohet dhe mbrëmje me ilahi. Këtë vit kjo mbrëmje është 
organizuar nga SH.Q. “Kalaja” – Shkup, ndërsa për herë të parë do të 
interpretojnë dhe artistë të njohur të estradës tonë, që më herët një gjë e 
tillë nuk ka ndodhur. Motoja e mbrëmjes me ilahi është “Ramazani na bashkon”, 
për çka organizatorët thonë se kanë rritur që me këtë moto të bashkojnë 
interpretues nga të trojet shqiptare, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria, ndërsa 
nga përçarja që ka kapluar shqiptarë, vetëm mëshira e Allahut të Plotfuqishëm, 
bënë bashkimin e tyre. Lidhur me manifestimin në fjalë ka folur dhe përgjegjësi 
për media, Hajrush Mani, i cili bëri të ditur se për herë të parë kjo mbrëmje 
ka 
marrë dhe mbështetje të plotë dhe nga mediet. “Jeta kulturore dhe fetare në 
vendin tonë pothuajse nuk ka gjetur hapësirë, problemet e shumta që i 
përcjellin 
Komunat (shqiptare), na kanë inspiruar që të marrim guximin të organizojmë për 
të dytën herë këtë manifestim të madh. Për këtë kanë shprehur gëzim dhe kanë 
dhënë përkrahje qytetarët, artistët, biznesmenët dhe shumë ndërmarrje publike 
dhe vet Komuna e Çairit, ku dhe do të mbahet ky manifestim. Për të organizuar 
këtë manifestim të madh kulturore fetare na ka tubuar një qëllim i vetëm, e ajo 
është fjala e mirë. Pa dyshim se humaniteti dhe bujaria janë vepra shumë të 
pëlqyera tek Allahu subhanehu ve teala, ndërsa të gjithë ne shpresojmë që do të 
na kaplojë mëshira e Tij, që me punë dhe vepra të mira të ecim përpara”, ka 
thënë mes tjerash z.Mani për gazetën “Koha e Re”.
Programi i cili është planifikuar të mbahet në Stadiumin e Çairit do të tubojë 
numër të madh të besimtarëve të cilët dëshirojnë që ditët e nxehta të agjërimit 
ti freskojnë me një mbrëmje e cila do të jetë e kompletuar me interpretimet e 
këngëtarëve të njohur nga të gjitha trojet shqiptare.
Emrat e artistëve si, Selajdin Miftari Beqir dhe Afrim Aliu, Adnan Daci, Sinan 
Hoxha, Bekim Dehari, Adem Ramadani, Ferki Shala dhe shumë të tjerë do të jenë 
freski për të gjithë. Selajdin Miftari, i cili është doajen i këngës shqipe, 
është shprehur shumë i kënaqur për ate se do të interpretojë ilahi, duke 
madhëruar Allahun. “Edhe vitin e kaluar pash që u mbajt një mbrëmje e tillë dhe 
të them të vërtetën më mbeti dëshirë e madhe që të jem pjesë e një bine të 
tillë. Këtë vit organizatorët kanë bërë një punë të madhe. Kemi ushtruar gati 
dy 
javë dhe shpresojmë që me ndihmë e Zotit të jetë një mbrëmje e mrekullueshme”, 
ka thënë Selajdin Miftari – Salushi. Ndërsa nga ana tjetër duke marrë ftesë nga 
organizatorët, Afrim Aliu edhe pse jeton në Zvicër nuk e ka pa si pengesë që të 
jetë pjesëmarrës i kësaj mbrëmjeje. “Jam gruar kur më kanë telefonuar që edhe 
mua më është dhënë rasti të këndoj për Ramazan. Kjo është nder për mua dhe 
kolegët e mi dhe shpresoj që kjo të jetë një nismë e mbarë që do të vazhdojë 
dhe 
viteve tjera”, ka përfunduar me entuziazëm Afrim Aliu. Mes tjerash programi do 
të jetë i pasuruar edhe me interpretimin e recitalit “U nda hana” nga artisti 
nga Shkupi Ismet Ramadani, ndërsa me mini dramën “Bujaria në Islam” do të 
prezantohet edhe grupi i fëmijëve.
Manifestimi nuk do të mbetet edhe pa këshillë nga hoxhallarë, ku mësimet e tyre 
në këtë muaj të bekuar padyshim se janë shumë të dobishme për besimtarët, 
ndërsa 
në foltore lidhur me temën “Ramazani na bashkon”, do të flasë hoxha nga 
Prishtina, Dr. Shefqet Krasniqi. Tubimi do të përcillet edhe me lexime të 
ajeteve Kuranore.
Mbrëmja me ilahi “Ramazani na bashkon” do të mbahet në Stadimun e Çairit 
(Slloga 
Jugomagnat), të shtunën (04.09.2010), duke filluar në orën 22.00, ndërsa hurja 
do të jetë pa pagesë. Nga kjo mbrëmje do të ketë dhe transmetim të 
drejtpërdrejtë në TVM2 programi në gjuhën shqipe.


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan