Ndalimi i Hixhabit nxit debate rreth identitetit tëKosovës 
http://www.bbc.co.uk/news/world-europe-11065911
Nga Mark Lowen BBC News, Pristina 
 
Florina Zeka e cila kishte refuzuar ta heq hixhabin në shkollë dhe për këtë u 
desht ta lë shkollën
 
Shtcpia e Florina Zekes është në Kosovën qendrore, një vend idilik i rrethuar 
me 
kodra dellgëzuese.Heshtjën në fshat e prishin vetëm pulat në oborrin e familjes 
të cilat qirren nëpër kopsht.Por muajt e fundit, jeta e kësaj 17 vjeçare ka 
qenë 
gjithçka përveç rehatisë
Mbulesa në Kosovë nuk është element i identitetit tonë. Është më shumë një 
shenjë e nënshtrimit të femrës ndaj mashkullit se sa dëshirë e zgjedhjes së saj
Vlora Citaku Zëvendës ministre e punëve të jashtme
 
Ajo u detyrua ta lë shkollën posa vendosi hixhabin – apo mbulesën Islame në 
Mars 
të këtij viti pasi që Qeveria Kosovare e ndaloi atë në shkollat 
publike.Autoritetet vendore janë duke shqyrtuar në rast se duhet lejuar apo jo 
atë, pasi që të fillon mësimi pas pushimeve verore.
“ Jam ndjerë shumë keq dhe e diskriminuar ngase dua ti kem të drejtat e mia si 
gjithë të tjerët – Dua të shkoj në shkollë,” më thotë Florina, derisa po 
uleshim 
në terrasen e shtëpisë së familjës së saj.“ Nëse më thonë që ta heq, nuk do ta 
bëj dhe do ta lë shkollën ngase për mua hixhabi është më i rëndësishëm se sa 
shkolla. Kjo është gjëja më e rëndësishme në jetën time,” shtoi ajo.
Vlerat Europiane
Nga fundi i vitit të kaluar Qeveria kishte vendosur që ta ndaloj veshjen e 
mbulesës në shkollat publike, në përputhje me kushtetutën si shtet laik e cila 
shpalli njëanëshmërisht pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Por këtu disa 
besojnë se motivi i vërtetë ka qenë dëshira e qeverisë që ta paraqes Kosovën si 
një shtet që shikon perendimin; një shikim që nënkupton si “ vlerat evropiane” 
me shpresën në një bashkim të mundshëm në Bashkësinë Evropiane.
 
Fakti që ata thonë qëndron në atë se një katedrale e re katolike është duke u 
ndërtuar në qendër të kryeqytetit Kosovar, Prishtinë përderisa Muslimanët të 
cilët përbëjnë 90 % të popullatës janë të detyruar të falen nëpër trotuaret e 
xhamive të qytetit për shkak të mungesës së hapësirës.Por zëvendës ministrja e 
punëve të jashtme, Vlora Citaku thotë se prapa vendimit të qeverisë së saj janë 
arsye tjera.
that leaves the area around the eyes clear. However, it may be worn with a 
separate eye veil. It is worn with an accompanying headscarf. 

 
  
 
 
Katedralja katolike e ndërtuar në qendër të kryqytetit Kosovar, Prishtinë
 
“ Mbulesa në Kosovë nuk është element i identitetit tonë. Është më shumë shenjë 
e nënshtrimit të femrës ndaj mashkullit se sa zgjedhje e lirë e saj, shpjegon 
ajo.“Nuk mendoj se një 16 apo 17 vjeçare e lëre më një pesë vjeçare mund të 
marrë vendimin e vetëdijshëm ta vë mbulesën.” E pyeta atë çfarë është dallimi 
mes 17 vjeç dhe 18 vjeç, dhe pse ajo do ta lejonte mbulesën në universitete por 
do ta ndalonte në shkollat publike.
“ Pasi që do ti mbushte të 18-tat ka një perceptim të përgjithshëm se një 
person 
është i aftë për të marrë një vendim se sa ta ketë vendimin e imponimit,” shton 
ajo, duke pretenduar se shumica e mbështesin ndalimin.“ Ne kemi nevojë të 
fokusohemi për shumicën e jo për pjesën margjinale. Shumë prindër kan shprehur 
brengosje që ti shfaqin fëmijët e tyre në klasat ku janë të pranishme vajzat me 
mbulesa.”
Protestat
Por vendimi ka ngjallë protesta në Prishtinë, me 5,000 njerëz duke demonstruar 
në rrugë në qershorin e këtij viti.
“Kjo ka ndërtuar armiqësi ndaj qeverisë dhe drejtimin që Kosova është duke e 
marrë”
Liderët Musliman thonë se ata do ta dërgojnë qeverinë në gjyqin evropian të 
drejtave të njeriut nëse vendimi nuk hiqet.Janë vetëm dy vite e gjysëm që kur 
Kosova shpalli pavarësinë dhe se autoritetet vendore janë ende duke u përpjekur 
të ndërtojnë respektin në mes të popullatës të cilin ata e quajnë shtet i 
ri.Dhe 
se ata që janë kundër këtij ligji siç është përkthyesja lokale Besa Ismaili e 
cila thotë  se kjo ndikon në mbështetjen publike për Kosovën.“Kjo ka ndërtuar 
armiqësi ndaj qeverisë dhe drejtimin që Kosova është duke e marrë."
“ Qeveria në rradhë të parë duhet të ndërtojë vlera të cilat mbjellin dashurinë 
për Kosovën. Ne kemi nevojë për dashurinë ndaj Kosovës.”Dhe a e bën ky ligj më 
të vështirë ta duam Kosovën, Pyes? “Po e ben,” përgjigjet ajo. “ E bën.”
Radikalizmi
Në rrugët kryesore të kryqytetit reagimi publik është i ndarë.“Kjo ide nuk 
është 
e mire ngase çdo njeri ka të drejtë të mendojë për vetën e tij atë që është më 
e 
mira,” thotë Bajrami 30 vjeçar.
Muslimanët janë të detyruar të falen në rrugë për shkak se xhamitë janë të 
mbushura dhe nuk ka hapësirë të mjaftueshme  
 
“ E di se në Angli ata i kanë të drejtat e tyre të shkojnë në shkollë dhe kjo 
nuk paraqet problem,” shton ai. “ Pse ne të kemi problem?”
 
Por Bujari, një elektricist thotë se pajtohet me vendimin.“Kjo veshje vie nga 
shtetet arabe.” Thotë ai, “veshja është hapi i pare dhe në të ardhmën ndoshta 
ata do të bëhen radikal.”Disa këtu mendojnë se ky është një shqetësim i ndarë 
nga qeveria që qelizat e vogla radikale janë duke u shtuar në një komunitet të 
moderuar të muslimanëve të Kosovës.Dhe ndoshta kjo frikë ka kontribuar në 
vendimin e ndalimit të mbulesës.Por ata që e kundërshtojnë ndalimin thonë se 
Hixhabi është parim fundamental i Islamit dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet 
ndonjë 
ndikim radikal.Dhe Kosova është duke u përballur me të njëjtën zgjedhje si 
shumë 
shtete – nëse do të lejoj shprehjen e lire fetare apo do të qëndrojë në vlerat 
e 
saja laike.
Është një vendim që shkon në zemër të demokracisë dhe do ta definoj identitetin 
Kosovar  


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan