Sofra më e madhe në Botë në Xhaminë e Pejgamberit (Salallahu Alejhi ue Selem) 
në 
Medine

Sofra më e madhe në Botë në Xhaminë e Pejgamberit (Salallahu Alejhi ue Selem) 
në 
Medine 

http://www.krenaria.com/ere/lajme/224-sofra-me-e-madhe-ne-bote-ne-xhamine-e-pejgamberit-salallahu-alejhi-ue-selem-ne-medine.html

 
Written by Krenaria Friday, 03 September 2010 15:16 
Shërbimi i iftarit për vizitorët në Xhaminë e Pejgamberit (Salallahu Alejhi ue 
Selem) është një traditë e ushqimit për banorët e Medinës
 Nga Shahin Abdul Rrahman, Korrespondent Publikuar: 18:09 3 Shtator, 2010
Banorët zakonisht fillojnë shtrimin e iftarit për iftar menjëherë pas namazit 
të 
akshamit. Ata shërbejnë mesatarisht rreth 300,000 racione në ditë Kjo është një 
praktikë që daton që 1400 vite, që kur Pejgamberi ( Salallahu alejhi ue selem) 
e 
ndërtoi xhaminë Dr Muhammed Khoja, i cili studion historinë e Medinës thotë se 
janë disa pjesë të Xhamisë ku kan marrë emrin e familjeve të cilët për shekuj 
me 
rradhë kanë qenë duke çuar ushqim për të ushqyer ata që marrin pjesë në iftar.
 
Familjet formojnë një buxhet në të cilin çdo anëtar kontribuon. Ata blejnë 
ushqim për ti shërbyer vizitorët,” tha ai. Në fakt, disa nga sofrat të cilat 
janë shtruar janë shumë të vjetra dhe janë dhuruar nga fise të veçanta, shpesh 
këto relikte tregojne historinë e familjës dhe nivelin e tyre të lartë në 
Medine.
 Për shembull, shtrimi i sofrës në Al Sharifa Raudah ( i njohur si harami i 
vjetër) është bërë nga familjet Al Kurdi dhe Al Humaid për dhjetëra vite. Duke 
folur për Gulf News për mënyrën se si këto iftare janë përgatitur, Muhammed 
Jusuf Mahmud tha se përgatitjet bëhen para ardhjes së muajit të agjërimit.” Në 
to shërbehen hurmet më të mira të Medinë, përveç ujit, lëng portokalli dhe kos 
frutash, portokaj banane dhe rrush,’ thotë ai. “ Por nuk është vetë ushqimi për 
të cilën Xhamia është e famshme “ Ne kemi sofrën më të gjatë mbi sipërfaqen e 
tokës,” shton ai. “ Ajo shtrin gjatësinë e Xhamisë e Pejgamberit.
Miliona njerëz kanë marrë iftarin e tyre në këtë sofër. Ibrahim Muhammed Ammar, 
një banor i Medinës ka qenë duke e çuar ushqimin në Xhami për iftar për më 
shumë 
se 40 vite. “ Ne kemi trashëguar këtë traditë nga prindërit dhe gjyshërit tanë 
dhe do t’ia përcjellim atë fëmijeve dhe nipërve tanë,” tha ai. Kostoja mesatare 
për iftar për një person është 3 rial saudit. Qumështi si komponentë kryesore e 
ushqimit, kompanitë e ushqimit konkurrojnë për të shitur prodhimet e tyre duke 
zbritur produktet e tyre jashtë xhamisë. Buka e njohur si ‘Medina Shiraik’ 
shërbehet zakonisht në syfyr. Lejohet për të ngrënë vetëm jashtë xhamisë 
megjithatë brenda xhamisë lejohen vetëm hurmet, kosi, kafeja dhe buka shiraik.
Banorët zakonisht fillojnë shtrimin e iftarit menjëherë pas namazit të 
akshamit. 
Ata shërbejnë një mesatare prej 300,000 racionesh në ditë Drejtori i 
marrëdhënieve me publikun në dy xhamitë e shenjta Abdul Uahid Ali Al Hatab, 
thotë se rreth 170,000 racione shërbehen çdo ditë në xhami, ndërsa 130,000 
racione shërbehen jashtë xhamisë.
http://gulfnews.com/news/gulf/saudi-arabia/longest-table-in-the-world-in-prophet-s-mosque-madinah-1.677129

 
 "Veprat shpërblehen sipas qëllimit. Hadith" 


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan