Kuriozitet: Një Sirian vdes në moshën 125 vjeçare
http://gulfnews.com/news/region/syria/syrian-man-dies-at-the-age-of-125-1.675362
Manama: Një sirian vdiç në moshën 125 vjeçare duke lënë pas 187 djem, nipër e
mbesa, stërnip e stërmbesa dhe stër-stërnipa e stër-stërmbesa, siç raportoi të
hënën Agjensia e lajmeve të Sirisë ( SANA).
Sipas letërnjoftimit të tij, Othman Ibrahim Ahmed ka lindur më 1885. Ai kishte
kujtesë të mirë deri në vdekjen e tij, tha Muhammedi njëri nga djemtë e tij në
Sadia, një fshat në provincën Haskia në verilindje të Sirisë
“Babai im mund të shihte dhe dëgjonte shumë mirë dhe kurrë në jetën e tij nuk
kishte tymosur cigaren. Ai kishte 10 djem e vajza, 66 nipër e mbesa, 98
stërnipë
e stërmbesa dhe 13 stër-stërnipa e stër-stërmbesa,” Muhammedi kishte lindur në
vitin 1936, u tha duke u cituar nga SANA.
Muhammed Al Uda, udhëheqësi i qytetit tha se disa anëtar të familjes së tij
kanë
pasur jetëgjatësi më shumë se 100 vite. Agja i Othmanit ka vdekur në moshën 130
vjeçare ndërsa babai i tij ndrroi jetë kur ishte 100 vjeç.
"Veprat shpërblehen sipas qëllimit. Hadith"
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur