Kuvajti regjistron 720 konvertime në Islam
http://gulfnews.com/news/gulf/kuwait/kuwait-records-720-conversions-to-islam-1.677834
Konvertimi zuri vend në 25 ditët e para të Ramazanit.
Nga Habib Toumi, shefi i zyrës
Publikuar: 13:56 5 shtator, 2010
Manama: Kuvajti ka regjistruar 720 konvertime në Islam në 25 ditët e para të
Ramazanit, ka thënë Komiteti i prezantimit të Islamit (IPC). "720 persona të
cilët kanë deklaruar konvertimin e tyre në Islam janë të kombësive të
ndryshme,"
tha komiteti në një deklaratë të botuar në Kuvajt. "Ky numër do të thotë se ne
do të dëshironim njerëz në mbështetje të komitetit dhe të ndihmojmë atë në
ofrimin e kujdesit për të konvertuarit e rinjë."
Komiteti do të punojë me muslimanët e rinjë për të shpjeguar mësimet dhe nxjerr
në pah vlerat e promovuara nga feja e tyre, tha komiteti. "Ne do të
shfrytëzojmë
80 specialistë tanë për të thelluar njohuritë e tyre rreth Islamit dhe për të
mësuar arabisht. Neve na është besuar tani me edukimin e tyre, dhe ne do të
bëjmë këtë," tha komiteti i cili nisi punën e tij në vitin 1978 për "të
përhapur
ndërgjegjësimin rreth Islamit në mesin e komuniteteve."
Ramazani në Kuvajt ka filluar më 11 gusht"Veprat shpërblehen sipas qëllimit.
Hadith"
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur