*[image: 16.jpg]
*

*82. Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë,
atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.*

*83. Këto janë argumentet tona që ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij.
Ne ngrejmë në shkallë të lartë atë që duam. Zoti yt çdo send e vë në vendin
e vet, asgjë nuk mund t'i fshehet.*

*84. Ne atij (Ibrahimit) i falëm Is'hakun dhe Jakubin dhe secilin prej tyre
e udhëzuam. Më parë edhe Nuhun e patëm udhëzuar. E nga pasardhësit e tij (të
Ibrahimit) udhëzuam Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain dhe
Harunin. Kështu i shpërblejmë bamirësit.*

*85. (shpërblyem) Edhe Zekerijanë, Jahjanë, Isain, Ilijasin të gjithë prej
të mirëve të përsosur.*

*86. (shpërblyem) Edhe Ismailin, Eljesanë, Junusin dhe Lutin. Të gjithë këta
i veçuam mbi njerëzit tjerë.*

*87. Edhe disa nga prindërit, nga pasardhësit dhe nga vëllezërit e tyre i
zgjodhëm (për pejgamberë) dhe i udhëzuam në rrugë të vërtetë.*

*88. Ky është udhëzim i All-llahut, udhëzon me të kë të dojë nga robët e
Tij. E sikur t'i përshkruajnë shok Zotit (edhe ndonjë nga këta) kishte për
t'iu shkuar huq ajo që kanë vepuar.*

*89. Ata ishin që u patëm dhënë librin, urtësinë e pejgamberllëkun; e nëse
këta (idhujtarët mekas) e refuzojnë këtë (pejgamberllëkun tënd), Ne e kemi
siguruar këtë me një popull që nuk e refuzon.*

*90. Ata (të dërguarit e përmedur) ishin që All-llahu i vuri në rrugë të
drejtë, andaj ti merri shembull në udhëzim. Thuaj: “Unë nuk kërkoj për këtë
(komunikimin e Kur'anit) shpërblim prej jush. Ky nuk është tjetër, përveç
një këshillë për mbarë njerëzimin. (Sureja ENAM)*

**<http://www.youtube.com/watch?v=-3jjjIz1jLM&p=68E57FA36315E729&playnext=1&index=8>
*
http://www.youtube.com/watch?v=-3jjjIz1jLM&p=68E57FA36315E729&playnext=1&index
=8**** 53:25 min.*

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

<<16.jpg>>

Antwoord per e-mail aan