Shkolla fillore katolike të konvertohet në atë Islame
Nga Richard Garner
E shtune 25 shtator 2010
http://www.belfasttelegraph.co.uk/news/education/catholic-primary-school-to-convert-to-islam-14958261.html?
Një shkollë fillore katolike në zemër të një komuniteti të Azisë në Lancashire
duket e vendosur të bëhet shkolla e parë në vend për të kthyer në një Shkollë
Islame të besimit.Vetëm një dekadë më parë, Shkolla Fillore “Sacred Heart” (
Zemra e shenjtë) në Blackburn ishte një komunitet i lulëzuar katolik, me 91 për
qind të nxënësve që mësonin besimin katolik. Tani ky numër është ulur në jo më
shumë se 3 për qind. Si rezultat, Dioqeza e Salfordit - e cila është
përgjegjëse
për funksionimin e shkollës - ka ardhë në përfundim se kjo shkollë nuk është më
e "përshtatshme" për kishën katolike që të qëndroj në krye të saj. Në vend të
kësaj është një subjekt i së ardhmës dhe konsultës për një xhami lokale si
pretendente kryesore për të marrë përsipër shkollën.
Shkolla me 197 nxënës është në qendër të Blackburnit dhe nxënësit e saj janë
kryesisht nga grupet etnike minoritare, me shtetas indian dhe pakistanezë në
shumicë. Në tërësi, rreth 97 për qind e tyre janë muslimanë. Aty pranë tashmë
është vendosur një shkollë e mesme muslimane që ka treguar sukses, shkolla e
mesme Teuhidul, shkollë vetëm për vajza muslimane e cila përmbledh 383 nxënës
dhe është e rreshtuar vazhdimisht në një nga 10 shkollat më të mira në shtet në
bazë të ecurive të performimit. Ajo ka shprehur tashmë interesimin në marrjen e
shkollës ‘Zemra e shenjtë’
Nëse kjo nënkupton drejtimin e saj si një shkollë besimi islam ose në
bashkëpunim me një institucion tjetër kjo mbetet ende për t'u përcaktuar. Hamid
Patel drejtori i shkollës Teuhidul tha: Ne jemi e vetmja shkollë islame që kemi
kaluar normat ( Vlerësuar nga Ofsted) dhe jemi shkolla e mesme më e mira në
rajon."Ne jemi shumë të etur për bashkëpunim. Ne do t'i konsiderojmë të dy
opsionet [funksionimin e saj si shkollë besimi ose duke u bërë një partner që
na
dërgon në drejtimin e Shkollës. "). Shkolla Tauhidul ka marrë edhe rolin
udhëheqës në përpjekje për ta kthyer një shkollë të mesme fqinje kryesisht e
racës së bardhë ‘ Blackwater College” e cila kishte rezultatet e provimit si e
treta nga më e keqja në vend përpara se të ndërhynte shkolla Tauhidul.
Rezultatet e GCSE tregojnë se ata janë përmirësuar dukshëm për vetëm disa muaj.
Sipas një raporti të paraqitur në Blackburn me Këshillin ekzekutiv të Darwen
Borough nëse shkolla ‘Sacred Heart’ bëhet një shkollë Islame ajo do të
"Mundësoj
rritjen e shumëllojshmërisë ... dhe do të ofrojë një shkollë besimi që
përputhet
me popullsinë e qytetit ".
Se kush do të përfundojë drejtimin e shkollës do të vendoset nga një
Konkurrencë
e hapur, një mekanizëm i vënë në vend nga qeveria e mëparshme e laburistëve për
tu dhënë prindërve më shumë një rol në drejtimin e shkollave të fëmijëve të
tyre.Këshilli i drejtorëve besonë se një përpjekje për të drejtuar atë si një
komunitet lokal autoritativ i shkollës do të jetë i pasuksesshëm, duke e njohur
Sekretarin e Arsimit Michael Gove në mbështetjen për formimin e ‘lirë’ të
pavarur të shkollave të drejtuar nga prindërit, mësuesit, shoqatat bamirëse dhe
grupet fetare. Shkolla Sacred Heart do të duket të jetë e pjekur për një
ndërhyrje të tillë. Këshilli megjithatë, këmbënguli se ndryshimi nuk do të
shkaktojë përçarje për nxënësit dhe stafin - edhe pse ajo do të duhej të
rihapej
zyrtarisht nën udhëheqjen e re.
Shkolla “ Zemra e shenjtë” për një kohë nuk ka qenë e drejtuar përgjatë linjave
tradicionale katolike, ishte në një gjendje të fluksit të vazhdueshëm, me katër
drejtorë që vepruan gjatë një periudhe dy-vjeçare. Një drejtor i përhershëm
tani
është caktuar për ta drejtuar shkollën. Organi drejtues ka dhënë dorëheqjen dhe
një bord i përkohshëm duhej të caktohet nga këshilli për t'u kujdesur për punët
e saj. Tenderët për shkollën e re nuk ka gjasa të kërkohen deri në vitin e ri,
në të cilën pikë shkolla Tauhidul dhe të tjerët do ti finalizojnë përpjekjet e
tyre.
Ofsted, një mbikqyrës i standardeve të arsimit, në një raport i bërë më herët
gjatë kësaj vere vlerësoi se shkolla “ Zemra e shenjtë” ka negociuar me
sukses
të konsiderueshëm në një periudhë të ndryshimeve dhe jostabilitetit ". Harry
Devonport, drejtor i shërbimeve universale në Blackburn me Këshillin e Darwen
tha: "Nuk do të ketë ndërprerje për nxënësit tanë.. Fokusi ynë kryesor është që
nxënësit të kenë qasje në cilësinë e arsimit. Ne do të nxjerrim broshura për
prindërit për tua shpjeguar procesin. " "Veprat shpërblehen sipas qëllimit.
Hadith"
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur