Allahu nuk zhgënjen
 
http://fajr.wordpress.com/2010/04/04/allah-does-not-disappoint/
 
Në një nga audio kasetat e Shejh Muhammed el-Muhtar Shankitit në lidhje 
me 'Jekinin' (siguri), përmend historinë e një dijetari i cili ishte goditur 
një 
herë me varfërinë.

Dijetari sapo kishte përfunduar me shkrim Tefsirin e Kur'anit, por për shkak të 
të ardhurave të tij të dobta nuk ishte në gjendje ta publikojë punën e tij. 
Kështu që shkoi dhe kërkoi këshillë nga vëllezërit, studentët dhe mësuesit e 
tij. Ata e drejtuan atë tek një njeri i cili posedonte shumë pasuri duke i 
thënë: "Shko tek ai ja sqaro problemin, ai do ti jap ca të holla në mënyrë që 
ti 
të kesh mundësi ta publikosh punën tënde."

Dijetari morri me qira një anije dhe u nis në udhëtimin e tij. Megjithatë, 
ishte 
një plan mëshirues dhe hyjnor i All-llahut, posa u nis e pa një njeri duke ecur 
vetëm përskaj bregut të detit. Dijetari e urdhëroi kapitenin e anijes për ta 
lënë këtë njeri ta shoqëroj në udhëtim. Kur ky hipi në anije dijetari filloi të 
interesohej për të. Njeriu u prezantua dhe e pyeti, "Ku po shkon?." Dijetari i 
tha: "Jam duke shkuar për këtë dhe për këtë, në kërkim të ndihmës së tij në 
botimin e librit tim." Njeriu tha: "Kam dëgjuar se ju keni (shkruar një Tefsir) 
të Kur'anit? "Ai u përgjigj:" Po. "njeriu tha: " SubhanAllah, si e komentoni 
ajetin “Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë.” ( Kuran, 01-05)
 
Dijetari ia komentoi këtë që kërkoi, por e kuptoi qëllimin që ishte vënë prapa 
pyetjes. Kështu që i tha kapitenit të anijës , “Më kthe në shtëpinë time.” 
All-llahu e mëshiroftë dijetarin, pavarësisht gjendjes së tij si nevojtarë, ai 
u 
kthye në shtëpinë e tij, por me zemrë të mbushur me bindje se All-llahu me 
siguri do ti’a plotësoj nevojat, do ta largoj atë nga kjo varfëri dhe do ti’a 
lehtësoj punët.

Nuk kaluan më shumë se tre ditë kur dikush trokiti në derën e tij. E hapi derën 
dhe një njeri filloi ti tregoj qëllimin e ardhjes"Unë kam ardhur me një mesazh 
nga një njeri. Lajmi i ka arritur atë që ju jeni autor i një Tefsiri të 
Kur'anit 
të cilat ai do të donte që ta shoh. "Çuditërisht, ky doli të jetë i njëjti 
njeri 
i cili dijetari kishte planifikuar ta takonte dhe të marrë ndihmë nga ai! Pra, 
ai i dha Tefsirin këtij korrieri që ta dërgoj tek ky njeri. Kur ky njeri i 
pasur 
e lexoi ai u fascinua duke e nxitur që ti’a kthej me një qese të mbushur me ari 
dhe para për dijetarin e varfër.
 
 Ne kurrë nuk duhet të harrojmë se All-llahu nuk do ti zhgënjej ata që kanë 
Jekin (siguri), Tevekul (mbështetje) dhe Husn Al-Dhann (mendim të mirë) për Të.
 "Veprat shpërblehen sipas qëllimit. Hadith" 


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan