Një djalosh i cili kishte moshën për martesë, filloi si çdo i ri të kërkonte 
fatin e jetës dhe me cilësitë morale dhe familjare që kishte, filluan t’i vinin 
oferta te ndryshme për martesë.
Në momentin kur vendosi qe t’i jepte përgjigje ofertave, kishte 3 oferta (3 
vajza) për martesë, secila prej këtyre vajzave karakterizoheshin me bukuri dhe 
moral, dhe si një musliman i mirë dhe i edukuar mirë, pasi që kishte dilema se 
për cilën të vendoste për ta zgjedhur, vendosi që të falë namazin e ihstiharës 
me qellim që të përcaktohej në zgjedhjen e hajrit.
Fali namazin e ihstiharës dhe iu mbush mendja që ta zgjedhte njërën vajzë prej 
tri vajzave që kishte si oferta.

Mirëpo njeriu për nga natyra është nën ndikimin të madh të nefsit dhe duke 
llogaritur në cytjet e shejtanit, akoma e mundonin dilemat, kësaj radhe duke e 
munduar mendimi në vete se vallë a e kishte marrë vendimin e duhur të jetës 
duke zgjedhur vajzën që tashmë e kishte grua. Filloi në vete të parashtronte 
pyetje, se çfarë do ndodhte nëse do zgjedhte ndonjërën prej atyre dy vajzave e 
jo këtë që tashmë e kishte grua! Edhe pse ishte i lumtur, filluan t’i 
shpeshtoheshin mendimet me qellim që të vërtetonte se a e kishte marr vendimin 
e qëlluar në jetë!

Kaluan disa vite martesë dhe kishte krijuar familje, poashtu me fëmijë, mirëpo 
akoma disi e mundonte ajo dilema, rreth atyre dy vajzave, dhe ndërkohë, një 
ditë informohet për njërën prej atyre dy vajzave, pasi ishte martuar, kishte 
rezultuar sterile e cila nuk mund të lindte fëmijë! Në atë moment habitet dhe 
thotë subhanallah (Allah-u i Lartësuar) dhe po e falënderon Allahun për gruan 
dhe fëmijët e tij.

Dhe tash edhe pse filloi të bindej se kishte marr vendimin më të mirë kur 
kishte zgjedhur gruan e tij, mirëpo tash filloj ta preokuponte çështja e vajzës 
tjetër, se çfarë ishte puna e saj, dhe për habi pas një kohe dëgjon edhe për 
këtë vajzën tjetër një lajm të dhimbshëm se kjo vajza tjetër nuk kishte jetuar 
më shumë se 36 vjet dhe kishte vdekur!!

Kishte ndjenja të përziera, gëzohej për fatin e tij dhe merakosej për fatin e 
atyre vajzave. Mirëpo ajo çfarë e karakterizoj habinë e tij, ishte Lutja e 
Namazit të ihstiharës, e cila i kishte ndihmuar në ato momente jete që ishte në 
dilemë dhe falënderon Allahun për këtë dhuratë (Namazin e ihstiharës) që i 
bekon të gjithë ata besimtar që dëshirojnë të marrin vendime të duhura në jetë.



Kerim Gashi                                       

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

<<attachment: istihare.jpg>>

Antwoord per e-mail aan