Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski gjatë vizitës në Bruksel ku u prit 
të enjten nga kryetari i Komisionit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan 
Fule, është pranuar në një zyrë ku ka qenë e vendosur një pikturë ku shkruhej 
në 
arabisht emri i profetit të myslimanëve, Muhamedi a.s. Fule pasi kishte bërë 
fotografimin e rëndomtë para gazetarëve me Gruevskin, është drejtuar së bashku 
me atë në zyrat e tij të dialogut, ku gjendej edhe piktura e shkruar në 
arabisht. 

Askush nuk ka dhënë sqarim si ka ndodhur që një pikturë e tillë të gjendet në 
zyrën e Fules. Megjithatë, burime të ndryshme sqarojnë se jorastësisht Gruevski 
është futur në këtë zyrë ku piktura islame ishte përballë tij. Me këtë akt, 
ndërkombëtarët kanë dashur t’i tregojnë Gruevskit që duhet të jetë më tolerant 
ndaj të gjithë feve dhe të heqë dorë nga mbështetja e vetëm një religjioni. 

Gruevski në Bruksel kërkoi që të fitojë datë për bisedime me Bashkimin 
Evropian, 
por ndërkombëtarët i bënë të qartë se pa ndryshuar politikën e tij në çështje 
me 
emrin e shtetit Evropa për të do të jetë larg. Shoqata qytetare “Klubi ELITA” 
gjithashtu ka përshëndetur tolerancën fetare të shprehur nga ana e kabinetit të 
Komisionarit për zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan File. “Pikërisht derisa 
disa e djegin Kur’anin Famëlartë, e ofendojnë Islamin, të tjerët e ofendojnë 
personalitetin e profetit islam, Stefan Fule , e respekton atë duke e vendosur 
emrin e Profetit Muhamed (Paqja e Zotit qoftë mbi te)  në kabinetin e tij 
zyrtar”, thuhet në kumtesën e “Klubit ELITA”.
 
 
 
"Veprat shpërblehen sipas qëllimit. Hadith" 


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan