Deklaratë Bismilahi Rrahmani Rrahim ! Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu !
Të nderuar beaimtarë muslimanë Pas protestave të organizuara kundër Udhëzimit Administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla publike, Këshilli Organizativ i Protestave iu drejtohet të gjithë besimtarëve dhe ju bën me dije se Këshilli, nuk e ka ndërmarrë asnjë hap pa u konsultuar me dijetarët dhe njerëzit më me ndikim dhe më eminentë të fesë sonë. Për më tepër, Këshilli Organizativ i përbërë nga më se 30 OJQ, gjatë gjithë kohës ka qenë i hapur për ide dhe propozime për këdo. Për këtë, Këshilli Organizativ ka vënë në dispozicion numrin kontaktues dhe emailin, në të cilin ka pranuar shumë këshilla dhe sygjerime të cilat edhe janë vënë në praktikë. Duke u bazuar në atë që thamë më lartë, Këshilli Organizativ është i vendosur për ti shfrytëzuar të gjitha mjetet dhe mekanizmat deri në relizimin e kërkesave tona për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ 6/2010. Andaj, ju bëjmë thirrje të gjithë muslimanëve që të jenë të vetëdijshëm për vlerën e mbulesës dhe obligimin e saj, për t’i kontribuar kësaj çështje dhe t’i injorojnë zërat që po mundohen ta sabotojnë përpjekjen tonë në këtë drejtim. Vendosshmëria jonë për të bërë të mundshme kthimin e motrave tona me shamia në shkollat publike është e motivuar në rëndësinë e kësaj çështjeje dhe domosdoshmërinë për ta realizuar atë sa më shpejtë. Sa për ata që për interesa të caktuara po bëjnë pazarllëk me fenë islame, qofshin ata nga njerëz të obliguar për t’i mbrojtur interesat e Islamit apo nga lloji i atyre që deklarohen si mbrojtës të idealeve të Islamit, ndërsa islamin e shfrytëzojnë për të arritur interesa të caktuara; ua bëjmë me dije se ne jemi të vendosur në rrugën tonë deri në realizimin e kërkesave tona. Andaj, besimtarë të nderuar, kontribuoni për këtë çështje në çfarëdo mënyre që keni mundësi, e më e pakta që ka mundësi të bëjë besimtari, është të bëjë dua. Për çdo hap të mëtutjeshëm, do të informoheni me kohë. Esselamu alejkum Këshilli Organizativ tel: 045 678 726 [email protected] http://www.facebook.com/topic.php?uid=157012900984605&topic=248 -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
