Mirësitë janë tri lloje
Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:
Mirësitë janë tri lloje: 
1. Mirësi të cilën e di njeriu.
2. Mirësi të cilën e pret dhe shpreson, dhe
3. Mirësi në të cilën është mirëpo nuk e din.
Nëse Allahu, subhanehu ve teala, do t’ia kompletojë mirësitë një robi: 
E frymëzon t’i njeh mirësitë momentale dhe ia jep lidhëset e falënderimit për 
ta 
lidhur e që mos t’i ikë, ngase mirësitë largohen dhe ikin me mëkate, kurse 
lidhen me falënderim. 

E frymëzon për të vepruar vepra të cilat i afrojnë mirësitë të cilat i pret dhe 
shpreson dhe e udhëzon për t’i njohur rrugët të cilat pengojnë dhe e largojnë 
këtë mirësi e kështu të largohet. E frymëzon t’i njoh mirësitë në të cilat 
është, por nuk e din. 

Tregohet se një nomad (fshatar) është futur tek Harun Rashidi dhe i ka thënë: O 
prijës i muslimanëve Allahu t’i përqendroftë me falënderim mirësitë në të cilat 
je, t’i realizoftë mirësitë të cilat i shpreson me vepra të mira dhe me adhurim 
dhe të frymëzoftë të njohësh mirësitë në të cilat je, mirëpo nuk i din. Harun 
Rashidi tha: “Sa ndarje e mirë është kjo”.


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan