Kroaci: O mbulojën, o patentë shoferin


http://www.zeri.info/artikulli/1/4/11979/kroaci-o-mbulojen-o-patente-shoferin/

28-10-2010 19:53 CET
Pula. Margarita Bajrami nuk do të mund të marrë patentë shoferin në qytetin e 
Pulas në Kroaci, në rast se nuk do të dorëzojë fotografi pa mbulojë.
Ministria e Brendshme e Kroacia ka refuzuar që t'i jap patentë shoferin 18 
vjeçares Margarita Bajrami, për shkak të fotografive të dorëzuara me mbulojë në 
kokë.
Asaj i është urdhëruar që të dorëzojë foto pa mbulojë, në rast se do të 
dëshironte të përfitonte patentë shoferin. MPB e Kroacia është thirrur në nenin 
6 të rregullores për dhënien e patentë shoferit, ku theksohet se poseduesi i 
patentë shoferit duhet të fotografohet në tërësi, pa mbuluar pjesët e kokës.
Por, edhe përkundër këtyre kërkesave,18 vjeçarja një myslimane e denjë ka 
theksuar se do të mbetet pa patentë shofer dhe nuk do të heq traditën e saj 
fetare, gjegjësisht mbulojën në kokë, për t`iu dedikuar fesë islame.
"Më me dëshirë do të rrija pa patentë shoferi dhe pa makinë, sesa të dilja në 
publik pa mbulojë”, është cituar të ketë thënë Margarita Bajrami për të 
përditshmen kroate, “Jutarnji List”.
Klerikët lokalë myslimanë kanë dënuar këtë rast duke thënë se patentë shoferë u 
janë lëshuar femrave tjera myslimane me mbuloja në rajone tjera të Kroacisë.
Familja e saj edhe përkundër pagesave të larta për patentë shoferin, ka bërë të 
ditur se do të shqyrtojë vendimet në të ardhmen dhe nuk kanë konfirmuar se a do 
të ngrisin padi ndaj shtetit. 


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan