AKREPAT E ORËS 60 MINUTA MBRAPA
E Shtunë, 10.30.2010, 09:50pm (GMT+1)
Ndryshimi i orës do të bëhet më datën 31 tetor 2010, e dielë, në orën 3.00 të
mëngjesit, kur akrepat do të kthehen mbrapa 60 minuta duke treguar orën 2:00 të
mëngjesit.Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qënë jo i njëtrajtshëm, por ajo
filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa
vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë
dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.Si ligj europian,
ndryshimi i orës në këtë rajon u vendos në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo
katër vjet . Norma europiane vendosi në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit
të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e
saj (kur ora shkon një orë pas); që tani respektivisht janë e diela e fundit e
marsit dhe e diela e fundit e tetorit. www.voal-online.ch
Senad Maku - Ulqin Studime Komperative rreth: BIBLES dhe KURANIT
www.bibladhekurani.com
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur