Për ty që po ikë nga
udhëzimi

Po pikojnë lotët nga sytë e mi dhe zemra po i shoqëron me melodinë e trishtimit 
të lodhur nga një dhimbje e errët. Lotët s'kanë të ndalur nga dhimbja për ty o 
vëllau im i dashur.
Si ike nga rruga e shpëtimit e tash je strukur nën hijen e argëtimit të kësaj 
jete mashtruse? E lëshove litarin që ishte shpresë e vetme “dikur” për ty që të 
shpëtosh nga hudhja në humnerë…
E harrove përgjigjjen e një pyetje që aq shumë e kërkove, e harrove atë fjalë 
që ta sqaroi qëllimin e krijimit tënd, si u zhduk ajo fjalë nga mendja jote? Të 
tregoj Krijuesi yt qëllimin për çfarë të krijoj, nuk të tregova unë as ai e as 
ata, por vet Krijuesi yt, tu drejtua me Fjalën e Tij: “Nuk të krijova për 
tjetër veç se të më adhurosh Mua” dhe ti e pranove këtë fjalë se kjo fjalë 
ishte shërim për hutinë tënde.
Tu drejtua ty Zoti yt me fjalët më të bukura në Librin e TIj. Dhe ti e pranove 
atë Libër si Udhërrëfyes tëndin, Zoti yt të tha: “Se ky është libri që nuk ka 
dyshim aspak në të” dhe ti iu dorëzove me besim pa as edhe një dyshim në të. Të 
tha se është “Për ata që besojnë të fshehtën, falin namazin dhe japin nga ajo 
qe u kemi dhënë” dhe ti deshe të jesh ndër ta dhe fillove të shkosh gjurmëve të 
tyre.
Ndjeve në thellësinë tënde kënaqësi, pate qetësinë që e gjete udhën drejt 
suksesit. Lumturia vërehej edhe në fytyrën tënde që shkëlqente si diell, 
buzëqeshja jote ishte e pandërprerë, sytë e tu rridhnin margaritar e fjalët tua 
ishin si perla të çmuara atëherë kur i kërkoje falje Mëshiruesit … por ku 
mbeten të gjitha këto, ku i humbe, kush ti vodhi apo ku i ke varrosur?
A vërtet nuk të kujtohet, atëherë kur ishim në pozitën më të vlefshme “sexhde”, 
ti thoje se “jam njeriu më i lumtur në botë”?!
Po tash ku iku ajo lumturi apo më mirë të them, pse po ikën nga ajo lumturi?!
Kaq e vlefshme të duket kjo dunja?!
Vërtet është kënaqësi që arrihet shumë shpejt, por dije o vëllai im i dashur se 
është e shkurtër, betohem në Allahun se është shumë më e shkurtër se sa që po 
mendon. Vërtet do ta kuptosh një dit se kënaqësinë që po e lëshon për këtë 
dunja, është shumë më e çmuar dhe e përjetshme. Po atë dit do ta kuptosh se atë 
që e fitove se sa e shkurtër ka qenë, thjesht disa çaste te cilat aq shpejt do 
të ikin sa që s’do të kujtohen ndryshe veq se nje hije qe kalon shum shpejt. 
Por mua me dhimbsesh, e zemra më është pikëllu nga mërzia për ty, se dëshira 
ime është që ta kuptosh para asaj dite qe s’do të ketë dobi përkujtimi për ty.
Vëlla i nderuar mu përgjigj sinqerisht për hir të Krijuesit tënd. Si mundesh, 
me çfarë fuqie dhe guximi po largohesh nga rruga e Zotit tënd edhe pasi e 
shijove ëmbëlsinë e frikës nga Allahu?
A mos ndoshta ëmbëlsinë e imanit se shijove kurrë dhe çdo gjë ishte 
hipokrizi?!!!
Nëse përgjigjja është pohuese, atëherë ke frikë Allahun se wAllahi dënimi i Tij 
është i ashpër, pendohu sa më parë se vendi yt do të jet me i ulët se i 
kufarëve në Zjarrin e Xhehenemit i ndezur fort që djeg cdo gjë dhe lend djegse 
jan guret dhe njerzit… A mos ndoshta deshiron që të jesh lend djegse e 
Xhehenemit? Pos nëse pendohesh dhe kërkon falje te Mëshiruesi, mund të shpëtosh 
nga tmerri i Xhehnemit… 
Le ta dish se Ai (Allahu) është që pranon pendimin dhe fal shumë. Mjafton qe ti 
kthehesh Atij.
Por nëse përgjigjja jote është mohuese, atëherë më thuaj o vëlla i dashur që 
gjithë këto kënaqësi që i përjetove në udhzimin e Allahut, dhe ato kënaqësi që 
i ka përgatitur Allahu për robërit e Tij të dëgjueshëm, që kurrë syri nuk ti ka 
pare, as veshi nuk ti ka dëgjuar e as mendja nuk të shkon kurrë, të gjitha këto 
po i sakrifikon për kënaqësinë e kësaj dunjaje kalimtare?! Më trego pash 
Allahun ton “A ja vlen një gjë e till?”
Zemra ime nuk po mundet të jetë e qetë kur po të shoh të zhytur në detin e 
mëkateve, vërtet sytë e mi lotojnë për ty, që po ikën nga udhëzimi pasi që u 
largove nga errësira.
wAllahi un për ty po e lakmoj kënaqësinë e Allahut, wAllahi çdo gjë të kësaj 
dunjaje do ta bëja për ty, veç të jesh përsëri në mesin tonë, të jesh përsëri 
në rrugën e Krijuesit tënd, por ti e di se unë asgjë nuk mund të bëj për ty, 
veq Krijuesit tim ti drejtohem me dua për ty dhe thirrje të bëj që të pendohesh 
tek Zoti yt, e ty të mbetet o vëllau im që të mendosh a dëshiron ti kthehesh 
Allahut me lot pendimi dhe kërkim të faljes apo të vraposh pas dunjas?!

A thua sikur ta dije sa shumë kohë më merr mendimi për ty, si dhe pse je duke u 
larguar…
… ti dëgjosh duat e mija që i bëj për ty…
… ti shohësh lotët e mi si rrjedhin nga brenga për ty …
… ta shohësh plagën time që është shkaktuar nga dhimbja për ty …
… ta dije si ma ka mbuluar brenga gjithë zemrën time…
A do ta mendosh vallë krahas gjithë kësaj brenge dhe trishtimi që unë e ndjej 
për ty si një rob i Krijuesit tend, mendo sa do të jet hidhërimi i Allahut që 
është shkatuar nga devijimi yt?
A nuk e di se Krijuesi ynë gëzohet kur robi i tij pendohet, me shumë se njeriu 
kur e gjen devenë dhe ushqimin e tij atëherë kur ka mbetur pa asnjë shpresë në 
mes të shkretëtires?
A nuk dëshiron që ti të jesh i shpëtuar dhe Krijuesin tënd ta gëzosh me kthimin 
tënd tek Ai me pendim?!!!
Në fund të letres time pë ty të them: “Lus Allahun që sa më par të largohesh 
nga shkatrrimi që të është amballazhuar me mbështellës dekurues”
Mos ik por eja ne shpëtim…
Të pres në safin e par të më bazhkangjithesh, ….





Përgaditi për www.forum-islamik.com : ummuMuxhahid


Ue Selamu Alejkum 
                                          
Hotmail: Free, trusted and rich email service. Get it now.                      
                  

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan