http://www.forum-islamik.com/forum/showthread.php?52543-Shembuj-nga-Selef%EBt-n%EB-P%EBrpjekje-dhe-Sakrific-%93Xhihad%94


Asim ibën Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të) 
dhe 
rasti I rënies te burimi Er-Rexhi:




Transmetohet se Ebu Hurejra radijAllahu anhu ka thënë: “Pejgamberi salAllahu 
alejhi we selam dërgoi patrullë në krye me Asim ibën Thabitin, pra gjyshin e 
Asim ibën Omer ibën el-Hatabi. Kur ishin ndërmjet Usfanit dhe Mekës, lajmi për 
ta arriti deri te një degëzim të Huzejlit, me emër Benu-Lihjan që atyre u 
dërgoi afër njëqind shigjetarë. Ata i përcollën gjurmët e tyre derisa i gjetën, 
në një vend ku ishin ndalur të pushojnë. Ata me vete i kishin pasur disa 
bërthama të hurmave që i ishin sjellur nga Medina. Thanë: “Hurma të Jethribit!” 
Pastaj e vazhduan rrugën duke i përcjellur gjurmët e tyre. Kur Asimi dhe 
njerëzit e tij hetuan ndjekjen, u strehuan në një vend. Por, këta i rrethuan e 
u thanë: “Dilni, e ne ju premtojmë dhe obligoheni se nuk do ta vrasim asnjërin 
prej jush!”
Me këtë rast, Asimi tha: “O njerëz sa më përket mua unë s’do të dorëzohem në 
duart e mosbesimtare.” Pastaj tha: “Zoti im, lajmëroje për ne Pejgamberin Tënd 
salAllahu alejhi we selam!” Ateher, mosbesimtarët i sulmuan me shigjeta dhe 
vranë shtatë persona, ndër to edhe Asimin. Kurejshitët dërguan emisarë që tu 
sillet diçka e tij me çka do të njihej. Në këtë përleshje ai e kishte vraë 
njërin prej prijësit e tyre. Megjithatë, Allahu i dërgoi Asimit luzmë 
karkalecash, që ishte në formë reje dhe që e mbronin nga emisarët e tyre, ashtu 
që nuk mundën të prenë asgjë nga trupi I tij.”1

Në transmetimin e ibën Is’hakut përmes Asim ibën Omerit përmendet se Katadeja 
ka thënë: “Asim ibën Thabiti fort iu betua Allahut se trupin e tij nuk do ta 
prek mosbesimtari dhe se sa ai kurrë nuk do ta prek trupin e tij. Për këtë lajm 
të tij u njoftua Omeri radijAllahu anhu i cili tha: “Allahu i Lartësuar mbron 
robin e Vet besimtar pas vdekjes së tij, ashtu siç e mbron gjatë jetës së tij.”

Asimi e ka pasur të lejuar që të pranojë sigurinë që ua premtuan mosbesimtarët, 
por fuqia dhe madhësia e imanit të tij, nuk e lejuan këtë. Por, ai u ballafaqua 
me ta dhe luftoi derisa u vrea (Allahu qoftë i kënaqur me të) . për shkak të 
nderimit që ai i ka bërë Allahut, Ai ju bëri pengesë mosbesimtarëve që ti 
afrohen trupit të tij. Asimi ishte i kënaqur me Allahun subhanehu we teala , 
dhe nuk pranoi sigurin e ofruar nga ana e mosbesimtarve. Nuk lejoi që të 
realizohet qëllimet e tyre dhe ta prekin duart e të pafeve. Allahu i Lartësuar 
përmbushi pjesën e mbetur të betimit të dhënë dhe pengoi mosbesmitarët që ti 
afrohen tupit të tij pasi që e vranë. Nëse dikush e parashtron këtë pyetje: 
“Pse Allahu nuk e pengoi vdekjen e tij?”. Atëherë, përgjigjja do të ishte: “Kjo 
është si rezultat i tërë asaj për t’ia grumbulluar të gjitha dhuntitë e gradat 
dhe për ta përgatitur që jetën ta përfundon si dëshmor (luftëtar në rrugë të 
Tij).” Zoti i Lartësuar dëshiron ti sheh robërit e Vet besimtarë si sakrifkohen 
vetëm për hir të Tij, ashtu që tu dhurojë grada të larta dhe ta shojë dhuntinë 
e shehidllëkut në rrugen të Tij dhe ajo të jetë e shprehur gjatë sulmit kundër 
armiqve, asesi duke ikur nga fushëbeteja.



----------
1-Buhari,




Shkëutur nga: "Shembuj të Besimit të Vërtetë" të Ahmed Ferid
Pergatiti:ummuMuxhahid



Vazhdon inshAllah teala...                                        

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan