http://www.bashkohumene.com/web/
Lëvizja “ Bashkohu Me Ne “ lajmëron te gjithë qytetarët e Kosovës se të enjten
me datën 4.11.2010 në ora 11:30 në kuadër te vizitës së tij zyrtare në Kosovë
Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan do te bëjë përurimin e restaurimit te
Xhamisë së madhe në Prishtinë. Shteti Turk dhe qeveria te cilën e drejton
Kryeministri Rexhep Taip Erdogan kanë dëshmuar në vazhdimësi përkrahjen e
parezervë për shtetin e Kosovës. Kryeministri turk me ketë vizitë e nderon
Kosovën dhe popullin tonë, prandaj i ftojmë te gjithë që të dalin për t’i uruar
mirëseardhje dhe për ta dëshmuar mirënjohjen dhe falënderimin tonë për Qeverinë
turke dhe Kryeministrin Rexhep Taip Erdogan, vëllanë tonë ne fe, i cili me
guxim të lartë dhe vetëmohim është bërë sinonim i mbrojtjes së islamit dhe
muslimanëve në botë.
"Veprat shpërblehen sipas qëllimit. Hadith"
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur