E vërteta e imanit tek Ehli Sunneti dhe Xhemati
        
Bismilahi Rrahmani Rrahim
Imani është jeta
 e zemrave dhe trupave dhe është pika kryesore që njeriu të shpëton në 
këtë botë dhe në botën tjetër, imani bën që zemra të arrin qetësi dhe 
shpirtrat të arrin kënaqësi dhe sa më shumë njeriut ti shtohet imani ai e
 shijon ëmbëlsinë e tij dhe e gjen qetësin e tij.



Thotë i Dërguari – 
alejhi selam –: {Tri gjëra që gjinden tek një person ai e ka shijuar 
ëmbëlsinë e Imanit:



E para: Që të jetë 
Allahu dhe i Dërguari i tij më i dashur se çdo kush tjetër.


 
E dyta: Ta duash dikë
 jo për diçka tjetër por vetëm për hir të Allahut.


 
E treta: Dhe të urren 
njeriu me u kthye në kufër ashtu si e urren me u hedh në zjarr. (Transmeton
 Buhariu dhe Muslimi). E vërteta e imanit me të cilën ka ardhur 
Muhammedi – alejhi selam – ngritët në tri shtylla dhe nëse njëra nga ato
 bie prishet Imani:


 
1. Besimi me 
Zemër


 
2. Fjala e 
Gjuhës


 
3. Vepra e 
gjymtyrëve


 
Ka thënë Imam 
Shafiu – Allahu e mëshiroftë –: Ka qenë pajtimi i të gjithë Sahabëve dhe
 Tabiinëve pas tyre prej atyre që i kemi arrit se: Imani është 
fjalë dhe vepër dhe nijet (qellim)dhe nuk ndahet asnjëra nga këto tria. 
{Elalikai:
 Sherhu Usuli itikadi ehli sunneh}.


 
Shtylla e parë: {Besimi, 
bindja me zemër} i përfshin dy gjëra që patjetër duhen të realizohen:


 
E para: Bindja
 me zemër: Qëllimi me këtë është bindja me zemër se të gjitha 
ato që ka lajmëruar Allahu janë të vërteta dhe se ajo çfarë ka gjykuar 
Allahu është e drejtë dhe kjo bindje të mos jetë përzier me kurrfarë 
dyshimi.


 
E dyta: Vepra
 e zemrës – Qëllimi me këtë është që të gjitha ati që ia ka 
bërë Allahu obligim njeriut prej veprave të zemrës si p.sh.: Dashuria e 
Allahut dhe të Dërguarit të Tij, urrejtja e kufrit dhe pabesimtarëve 
etj. Të gjitha këto hynë në veprën e zemrës.


 
Argumentet në 
kushtëzimin e besimit me zemër janë të shumta do t`i përmendim disa prej
 tyre, Thotë Allahu i Lartëmadhëruar: Beduinët thanë: “Ne kemi 
besuar!” Thuaj: “Ju nuk keni besuar ende, por thuani: ne jemi dorëzuar, e
 ende nuk po hyn besimi në zemrat tuaja. (Huxhurat 14)

Dhe fjala e Allahut: Nuk gjen popull që e beson 
All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton 
All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata 
(kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e 
tyre, ose farefisi i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur
 besimin dhe ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t’i shpjerë 
në Xhennete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj. Aty janë përgjithmonë. 
All-llahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me 
shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup, parti) e All-llahut ta 
dini pra, se ithtarët e All-llahut janë ata të shpëtuarit. (Muxhadele
 22) Medito fjalën e Allahut : Ata janë që në zemrat e tyre (Ai)
 ka skalitur besimin dhe ka forcuar me shpirt nga ana e Tij nga
 ky ajet kuptojmë se Allahu i bëri zemrat vend të Imanit.

Të gjitha këto 
argumente dhe shumë të tjera argumentojnë se imani me zemër është baza e
 imanit dhe përbërja e tij dhe se kush e humb imanin e zemrës ai s`ka 
iman por ai numërohet nga dyfytyrëshat.


 
Kurse shtylla e 
dytë – Pranimi me zemër: Ka thënë i Dërguari 
–alejhi selam – {Jam urdhëruar që ti luftoj njerëzit deri të thonë La 
ilahe il-Allah dhe kur ta thonë këtë i kanë të shenjta gjakun e tyre dhe
 pasurin e tyre përveçse me të drejtë}. (Transmeton Buhariu dhe 
Muslimi).


 
Thotë Imam 
Neveviu në komentin e këtij Hadithi: Në këtë Hadith kuptohet se kusht i 
Imanit është pranimi i shqiptimit të dy shahadeteve duke qenë i bindur.


 
Kurse Shejhul 
Islam ibn Tejmijeh ka thënë: Janë të pajtimit të gjithë muslimanët se ai
 i cili nuk vjen me dy shahadete nuk është musliman. {El-Iman 278}


 
Qëllimi me dy 
dëshmitë (dy shahadetet) nuk është për qëllim vetëm shqiptimi i tyre por
 besimi në domethënien e atyre dyjave dhe pranimi i atyre dyjave me anën
 e jashtme dhe të brendshme dhe kjo është dëshmia (shahadeti) që do ti 
bën dobi robit tek Allahu Fuqiplotë.


 
Kurse shtylla e 
tretë: Ajo është – Vepra e gjymtyrëve: Që 
është për qellim veprimi i atyre që ka urdhëruar Allahu dhe ndalimi nga 
ato që ka ndaluar Allahu. Kurse argumentet se veprat e gjymtyrëve janë 
pjesë përbërëse e imanit janë të shumta dhe nuk numërohen dhe do t`i 
përmendim disa që lidhen me temën.


 
Thotë Allahu i 
Lartëmadhëruar: Besimtarë janë vetëm ata që besuan All-llahut, 
të dërguarit të Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hirë të All-llahut 
luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit. 
(Huxhurat
 15)


 
Allahu i ka 
cilësuar me iman të sinqertë për shkak që kanë ardhur me vepra të mira 
që janë pjesë përbërëse e imanit dhe fryt i tij.

Gjithashtu fjala
 e Allahut: E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve
 kur përmendet All-llahu u rrënqethen zemrat e tyre, kur u lexohen 
ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i
 tyre. (Enfal 4) Medito se si Allahu i cilësoi se këta janë 
besimtarë të vërtetë për shkak se erdhën me vepra të mira kjo argumenton
 se hyrja e veprave të mira në iman janë pjesë përbërëse e imanit.


 
Tha i Dërguari –
 alejhi salatu ve selam –: {U urdhëroi që ti besoni vetëm Allahut, a e 
dini se çfarë është besimi në Allahun e vetëm? Thanë: Allahu dhe i 
Dërguari i Tij e dinë më se miri. Tha: Dëshmia se vetëm Allahu e meriton
 adhurimin, falja e namazit, dhënia e zekatit….} (Transmeton Buhariu
 dhe Muslimi). E ka shpjeguar i Dërguari – alejhi selam – imanin në
 këtë hadith me: Vepra të mira. Gjithashtu fjala e të 
Dërguarit – alejhi salatu ve selam –: Imani është gjashtëdhjetë e sa 
degë ose shtatëdhjetë e disa degë më e larta nga këto është fjala: La 
ilahe il-laAllah kurse me e ulëta, largimi i një pengese nga rruga edhe 
turpi është pjesë e imanit. (Transmeton Muslimi).


 
Dijetarët i kanë
 kushtuar shumë rëndësi këtij Hadithi dhe e kanë numëruar si bazë e 
hyrjes së adhurimeve në iman, e kanë konsideruar prej degëve të tij. Në 
këtë Hadith sqarohet se Imani është baza dhe ai ka degë të ndryshme dhe 
çdo degë nga ato numërohet Iman.


 
Pra namazi është
 prej imanit gjithashtu agjërimi, zekati, haxhi edhe veprat e brendshme 
si turpi, tevekuli (mbështetja në Allahun).

Prej këtyre 
degëve ka që nëse një largohet, imani nuk qendron  p.sh: 
Shahadeti (dëshmia) dhe ka prej degëve që nuk zhduket imani nëse ajo 
degë nuk ekziston p.sh.: Nuk zhduket imani nëse nuk e largon një pengesë
 nga rruga dhe ka degë që dallojnë njëra me tjetrën me një dallim të 
madh prej këtyre disa afrohen dhe janë ngushtë me degën e shahadetit 
kurse disa janë të lidhura me largimin e pengesës nga rruga.


 
Kjo është e
 vërteta e Imanit dhe këto janë shtyllat e tij kurse lidhja
 në mes imanit të zemrës dhe imanit të vepruarit me gjymtyrë është një 
lidhje e pandashme që d.m.th.: Nuk ka mundësi që robi të thirr se është 
besimtarë me zemrën e tij pastaj të vazhdon duke mos punuar vepra të 
mira dhe të mos ndalon nga të këqijat sepse kjo atij njeriu nuk i bën 
dobi sepse ai i cili e pranon imanin me zemrën e tij imani i tij do ta 
nxis që të punojë edhe gjymtyrët e tij, gjuha e tij do ta shqipton 
dëshminë.


 
Ka thënë Hassan 
el-Basriu – Allahu e mëshiroftë-: {Nuk është imani me dëshira dhe 
zbukurime mirëpo imani është ajo që bindet zemra dhe e vërtetojnë 
gjymtyrët}.

 
E përgatiti: Ebu
 Hamza el Albani


www.botaislame.com                                        

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan