Dëshpërimi dhe brengosja
Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:
Fatkeqësitë që e godasin shpirtin, si shkaqe, ndahen në dy grupe.
Ose është për një çështje që ka kaluar e kjo rezulton dëshpërim, apo është për
një çështje që e pret në të ardhshmen e kjo rezulton me brengosje, që të dyja
janë mangësi dhe dobësi.
Ajo që ka kaluar nuk largohet me dëshpërim, por me kënaqje, falënderim dhe
durim, me besim në caktimin e All-llahut dhe me të kuptuarit dhe të shprehurit
e
fjalës ''ky është caktimi i All-llahut, All-llahu vepron çka të dojë''.
Kurse ajo çka vijon dhe e pret, në të ardhmen nuk largohet me brengosje por:
Ose ekziston ndonjë mjeshtri që e posedon për ta larguar.
Ose nuk ekziston mjeshtri për ta larguar, atëherë mos të brengoset, por le të
përgatitet dhe le t'i merr shkaqet dhe armët prej tevhidit (njëshmërisë),
mbështetjes dhe t'i nënshtrohet tërësisht All-llahut, subhanehu ve teala, dhe
të
kënaqet me caktimin e All-llahut në të gjitha çështjet, e jo të kënaqet vetëm
në
çështjet të cilat i dëshiron.
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur