*Neser eshte 9 muharrem, pra me 15.12.2010

Pastaj pas neser 10 muharrem, DITA E ASHURES ME 16.12.2010
Ddhe pas kesaj 11 muharrem me 17.12.2010
___________________________________________________







Dita e ashures

Falje për vitin e k
aluar

 Nga  Ebi Katade (Zoti qoftë i kënaqur me të!) është transmetuar se është 
pyetur Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!) për agjërimin e 
ditës së ashures, dhe ka thënë: "Unë, me të vërtetë, e llogaris falje nga 
Allahu për vitin e kaluar."
  Gradat e agjërimit të ditës së ashures janë:
Më e larta është agjërimi një ditë para saj dhe një ditë pas saj.
 Pastaj vijon agjërimi i ditës së nëntë dhe të dhjetë.
 Pastaj vjen  vetëm agjërimi i ditës së dhjetë.
Shkaku i agjërimit të ditës së ashures
 Është falënderim për Zotin e Madhëruar që e shpëtoi Musain (alejhi selam) dhe 
popullin e tij nga faraoni dhe ithtarët e tij, e kjo ka ndodhur në ditën e 
dhjetë të muajit muharrem.
  Dobitë e agjërimit të kësaj dite
1. Agjërimi i ditës së ashures është synet dhe i preferuar, me që është 
praktikuar, gjithashtu, nga Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi 
të!).
2. Këtë ditë e kanë agjëruar  edhe shokët e Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i 
Zotit qoftë mbi të!) si dhe Musai (alejhi selam) para tyre, ne shenjë 
falënderimi, ndaj madhërisë së Zotit
3. Edhe  historikisht kjo ditë ka vlerë  madhështore.
4. Preferohet agjërimi i  një dite para ose pas saj; d.m.th.: (9-10 ose 10-11 
muharrem) për t'u dalluar nga hebrenjtë, sepse këtë  e ka urdhëruar Pejgamberi 
(paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!).
5. Në të shihet qartë se llogaritja e kohës tek popujt e kaluar, ishte me anë 
të hënës e jo me muaj gregorian, sepse Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Zotit 
qoftë mbi të!) na ka lajmëruar që dita e dhjetë e muajit muharrem është e 
njëjta ditë që Allahu i Lartësuar e shkatërroi popullin e faraonit dhe e 
shpëtoi Musain me ithtarët e tij.
6. Kjo është çka u përmend në sunet, sa i përket kësaj dite, e çdo gjë tjetër 
që bëhet në të, është risi (bidat) dhe në kundërshtim me udhëzimin e Muhamedit 
(paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!).
 Kjo është prej mirësisë së Allahut të lartësuar ndaj nesh, sepse na e mundësoi 
që nëpërmjet agjërimit të një dite, të na falen mëkatet e një viti të plotë; e 
Allahu është pronar i mirësisë së madhe. Kështu që shpejto, o vëlla,  dhe 
shfrytëzoje këtë mirësi! Filloje vitin tënd të ri me adhurim  dhe punë të 
mbara, sepse punët e mira i shlyejnë ato të ligat (të këqijat).
www.klubikulturor.com










Uel-Hamdulil-Lah!

_________________________________________________________________
Frika që ka robi ndaj Allahut varet nga shkalla e dijes që e ka njeriu për 
Allahun.
Asketizmi në dynja varet nga lakmimi që e ka njeriu për Ahiretin.
Ai që punon me atë që e di, ndalet nga puna me atë që nuk e di.
Ai që punon me dije Allahu do t'ia mëson edhe atë që nuk e di.
Ai që nuk ka moral të mirë e ka shëmtuar fenë dhe namin e tij.
(Fudajl Ibn Ijadi)
                                          

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan