DOKUMENTARI NË RTK FYEN RËNDË MYSLIMANËT 
 
Të hënën e kaluar me 10.01.2010, pas mesdite në RTK është shfaqur një 
dokumentar "Jeta dhe Vepra e Pjetër Bogdanit". Dokumentari ashtu siç dukej 
ishte përgatitur nga regjisor të krishterë. Nuk habitemi rreth glorifikimit dhe 
lavdërimit që të krishterët i bëjnë kësaj figure, pasi që ai është i fesë së 
tyre, bile duke e renditur në piedestalin e patriotëve dhe një ndër figurat më 
të rëndësishme të letërsisë shqiptare. Nuk kemi edhe asgjë kundër rreth 
hapësirës së madhe e cila ju jepet të krishterëve dhe veprimtarisë së tyre në 
Televizionin Publik të Kosovës.
 
Thuhet se "Ai shquhet se kishte një dashuri të pakufishme për gjuhën shqipe dhe 
popullin shqiptar...". Porse ky dashamirës i popullit shqiptar, në veprën e tij 
"Çeta e Profetëve" fyen profetin dhe më të dashurin e atyre që ndien dhe janë 
krenar me të, si dhe janë shumicë në këtë vend, Muhamedin paqja e Allahut qoftë 
mbi të.
 
Ajo çfarë na hidhëroi pa masë në këtë dokumentar ishte se sa herë që 
përmendeshin armiqtë e tij, në prapavijë të dokumentarit shfaqej "Xhamia e 
Madhe në Prishtinë” e cila para pak kohësh është përuruar nga Kryeministri 
Thaçi dhe Kryeministri i Turqisë Erdogan. Përndryshe këtë "armiq" të Pjetër 
Bogdanit dhe të "popullit shqiptar" që në prapavijë ilustroheshin me Xhaminë e 
Madhe në Prishtinë cilësoheshin dhe fyheshin me fjalën më të rënda të mundshme.
 
Andaj skenat e shfaqura në këtë dokumentar i cili ishte i përgatitur jo nga RTK 
- ja por nga regjisor të krishterë dhe hapësira e ofruar nga ky medium publik i 
Kosovës pa e analizuar mirë përmbajtjen na ka fyer rëndë si musliman të cilët 
jemi dhe kemi qenë për një harmoni fetare të gjerë.
 
I kërkojmë RTK -së që mos të bëjë gabime të tilla në të ardhmen, që përveç të 
ofrimit të hapësirës së bollshme për komunitetin kristian si dhe hapësirës së 
pakët për muslimanët dhe shpesh qoftë drejtpërdrejt ose tërthorazi me motive 
armiqësie ndaj tyre.
 
Jemi thellë të indinjuar dhe hidhëruar ndaj dokumentarit të tillë që 
bashkëkombësit tanë të krishterë kishin përgatitur duke mos kursyer asnjë fjalë 
ofenduese si dhe RTK - së e cila ka shfaqë këtë dokumentar pa e analizuar mirë.
 
Andaj për hir të korrektësisë dhe me gjakftohtësi kërkojmë nga Bordi i RTK - 
së, i cili proklamon koherencën, objektivitetin dhe larushinë e programit të 
saj që të analizojë në të ardhmen programet që shfaq me motive të ndjeshme dhe 
që mund të jenë rëndë ofenduese për tjetrin.
 
Poashtu kërkojmë nga ata që janë ndier të fyer nga ky dokumentar, qoftë disa 
mekanizma më të konsoliduar, që të reagojnë ndaj publikimit të këtij 
dokumentari në faqen rtklive.com ose gjetiu.
 
P.S. Pas kërkimit të këtij dokumentari nuk mundem që ta gjejmë diku online, 
qoftë edhe në rtklive.com, në mënyrë që ata të cilët nuk e kanë përcjellë që të 
binden.
 
Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju,
Një grup i të rinjve kosovar!
 
<<<< SHPËRNDAJE>>>>




                                          

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan