*[image: 3.png]*

Të hënën e kaluar me 10.01.2010, pas mesdite në RTK është shfaqur një
dokumentar "Jeta dhe Vepra e Pjetër Bogdanit". Dokumentari ashtu siç dukej
ishte përgatitur nga regjisor të krishterë. Nuk habitemi rreth glorifikimit
dhe lavdërimit që të krishterët i bëjnë kësaj figure, pasi që ai është i
fesë së tyre, bile duke e renditur në piedestalin e patriotëve dhe një ndër
figurat më të rëndësishme të letërsisë shqiptare. Nuk kemi edhe asgjë kundër
rreth hapësirës së madhe e cila ju jepet të krishterëve dhe veprimtarisë së
tyre në Televizionin Publik të Kosovës.

*Thuhet se "Ai shquhet se kishte një dashuri të pakufishme për gjuhën shqipe
dhe popullin shqiptar...". Porse ky dashamirës i popullit shqiptar, në
veprën e tij "Çeta e Profetëve" fyen profetin dhe më të dashurin e atyre që
ndien dhe janë krenar me të, si dhe janë shumicë në këtë vend, Muhamedin
paqja e Allahut qoftë mbi të.*

Ajo çfarë na hidhëroi pa masë në këtë dokumentar ishte se sa herë që
përmendeshin armiqtë e tij, në prapavijë të dokumentarit shfaqej "Xhamia e
Madhe në Prishtinë” e cila para pak kohësh është përuruar nga Kryeministri
Thaçi dhe Kryeministri i Turqisë Erdogan. Përndryshe këtë "armiq" të Pjetër
Bogdanit dhe të "popullit shqiptar" që në prapavijë ilustroheshin me Xhaminë
e Madhe në Prishtinë cilësoheshin dhe fyheshin me fjalën më të rënda të
mundshme.

Andaj skenat e shfaqura në këtë dokumentar i cili ishte i përgatitur jo nga
RTK - ja por nga regjisor të krishterë dhe hapësira e ofruar nga ky medium
publik i Kosovës pa e analizuar mirë përmbajtjen na ka fyer rëndë si
musliman të cilët jemi dhe kemi qenë për një harmoni fetare të gjerë.

I kërkojmë RTK -së që mos të bëjë gabime të tilla në të ardhmen, që përveç
të ofrimit të hapësirës së bollshme për komunitetin kristian si dhe
hapësirës së pakët për muslimanët dhe shpesh qoftë drejtpërdrejt ose
tërthorazi me motive armiqësie ndaj tyre.

Jemi thellë të indinjuar dhe hidhëruar ndaj dokumentarit të tillë që
bashkëkombësit tanë të krishterë kishin përgatitur duke mos kursyer asnjë
fjalë ofenduese si dhe RTK - së e cila ka shfaqë këtë dokumentar pa e
analizuar mirë.

Andaj për hir të korrektësisë dhe me gjakftohtësi kërkojmë nga Bordi i RTK -
së, i cili proklamon koherencën, objektivitetin dhe larushinë e programit të
saj që të analizojë në të ardhmen programet që shfaq me motive të ndjeshme
dhe që mund të jenë rëndë ofenduese për tjetrin.

Poashtu kërkojmë nga ata që janë ndier të fyer nga ky dokumentar, qoftë disa
mekanizma më të konsoliduar, që të reagojnë ndaj publikimit të këtij
dokumentari në faqen rtklive.com ose gjetiu.

*P.S. Pas kërkimit të këtij dokumentari nuk mundem që ta gjejmë diku online,
qoftë edhe në rtklive.com, në mënyrë që ata të cilët nuk e kanë përcjellë që
të binden.*

*Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju,**
*

*Një grup i të rinjve kosovar!*


**

*
*

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

<<3.png>>

Antwoord per e-mail aan