Kërkesa e të krishterëve nga Sulltani për ta çliruar Janinën Fragment nga 
Kryevepra e Historisë Osmane, Ali Muhamed Orhan, f.32 Kur Sulltan Murati i II 
kishte çliruar qytetin e Selanikut në vitin 1431, pasi kishte ngadhënjyer mbi 
venerianët, një ditë prej ditëve te Sulltani kishte ardhur një delegacion të 
krishterësh nga Janina dhe kishin kërkuar takim me sulltanin.Janina atë kohë 
ishte nën sundimin e familjes Carlo Tocco nga Italia dhe atje dominonte 
padrejtësia, zullumi dhe gjakëderdhja. Sulltani u habit kur u informua për 
ardhjen e delegacionit të krishterë, andaj menjëherë vendosi t’i pranojë në 
kabinetin e tij. Pasi i pranoi në zyrën e tij, ju drejtua: Mirë se vini, çfarë 
u solli deri këtu? Cila është kërkesa e juaj?Kryetari i delegacionit iu 
përgjigj duke thënë: “O i Madhi Sulltan, kemi ardhur për të kërkuar ndihmën 
tuaj, andaj shpresojmë të mos e ngulfatësh shpresën tonë!”Sulltani tha:
 “Si mund t’ju ndihmojë?Kryetari i delegacionit tha: “I nderuar, udhëheqësit 
tanë po na torturojnë, po na përdorin si robër, e uzurpojnë pasurinë tonë, dhe 
pastaj po na dërgojnë në luftë.Sulltani: “Çfarë mund t’ju ndihmo unë juve, këto 
janë probleme mes jush dhe sunduesve tuaj.”Udhëheqësi i delegacionit: “Ne, i 
nderuari Sulltan, nuk jemi myslimanë, ne jemi të krishterë, por ne kemi dëgjuar 
shumë për drejtësinë e myslimanëve, se udhëheqësit islam nuk u bëjnë padrejtësi 
popullit të tyre dhe askujt nuk ia imponojnë përqafimin e fesë së tyre, porse 
çdo kush e merrë atë që e meriton. Këtë e kemi dëgjuar nga turistët dhe 
tregtarët dhe nga ata që e kanë vizituar vendin tuaj. Andaj, ne kërkojmë dhe 
shpresojmë që ta çlironi edhe vendin tonë dhe ta mposhtni tërë atë padrejtësi 
atje e të na lironi nga udhëheqësit tanë tiranë e zullumqar.”Ata kishin sjell 
me veti një çelës të artë
 si simbol i hapjes dhe çlirimit të qytetit të Janinës.Në këtë rast Sulltani 
urdhëroi një komandant ushtarak që t’i përgjigjet kërkesës së delegacionit dhe, 
vërtetë, në vitin 1431 e çliroi edhe Janinën nga tirania dhe zullumi. Ky tregim 
nuk është një përrallë e këndshme, porse është një fakt historik që dëshmon për 
drejtësinë dhe barazinë e myslimanëve. Nga arabishtja: Jusuf Zimeri
   Senad  Maku - Ulqin  Studime Komperative rreth: BIBLES dhe KURANIT  
www.bibladhekurani.com


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan