Nën bujarinë e mirësive të Allahut
Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:
I lartësuar qoftë Allahu, subhanehu ve teala, i cili vendosi ligjin e Tij mbi
krijesat e Tij, dhe gjykoi me drejtësi në mes tyre, i kaploi me mëshirën e Tij,
u futi nën caktimin e Tij dhe i ngriti me tevhid (njëshmëri) dhe njohjen e Tij.
Përmendësit e Tij janë pjesëmarrës të tubimit të Tij.
Falënderuesit janë vizituesit e Tij.
Të nënshtruarit ndaj Tij janë pronarë të krenarisë së Tij.
Mëkatarët nuk i dëshpëron prej mëshirës së Tij nëse pendohen, Ai është i
dashuri
i tyre:
“Allahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të
neveritshme.” (Kur’an, 2:222)Përkundrazi nëse vazhdojnë Ai është mjeku i tyre,
i
sprovon me lloj-lloj sprovash që t’i pastrojë prej punëve të ndyta dhe mëkateve.
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur