Subject: Kur njerëzit nuk e njohin të vërtetën - Dr: Shefqet Krasniqi 
Date: Tue, 22 Mar 2011 19:49:50 +0100





Kur njerëzit nuk e njohin të vërtetën 


E premte, 18 Mars 2011 16:17 
Dr.Shefqet Krasniqi 
Shikime: 155 

 
 
 



 
Dr: Shefqet Krasniqi
Allahu i Madhëruar ka bërë ligj që në këtë botë të ketë njerëz të mirë dhe të 
këqij, të drejtë dhe të pa drejtë, zaten për këtë edhe ka krijuar xhenetin dhe 
xhehenemin. Ai ka caktuar dy rrugë dhe në secilën rrugë ka sjell prijës dhe 
mësues. 

Për rrugën e xhenetit ka sjell profetët –pejgamberë-, të cilët ua mësojnë 
njerëzve të vërteten e jetës, i lidhin me Krijuesin e tyre, ua ndriçojnë 
intelektin dhe ua spastrojnë shpirtin, për ti ngritur në piedestalin më të 
lartë të vlerave e virtyteve të bukura. Duke u mishëruar me moralin e tyre 
njeriu behet dritë e mirësisë mes krijesash, jeton në paqe me vetveten dhe 
bëhet ambasador i lumturisë për të tjerët.

Ata ishin të dërguarit e Zotit si mëshirë për njerëzimin që të na rregullojnë 
dynjanë dhe të na përgatitin për botën e kthimit tonë! Andaj lirisht mund të 
konstatojmë se nuk ka njeri i cili i ka pasuar mësimet e atyre profetëve duke 
filluar nga profeti Nuh e radhazi deri tek Ibrahimi , Musa, Davudi  e 
Sulejmani, Isa e Muhamedi a.s dhe të dërguarit e tjerë e të mos këtë qenë i 
lumtur në këtë botë, e për botën tjetër nuk diskutohet fare! Ndërsa për rrugën 
e xhehenemit ka sjell djajtë  e mallkuar, të cilët njerëzve mundohen tua 
zbukurojnë të keqën dhe tua shëmtojnë të mirën, qëllimi kryesor i tyre është ti 
shkëpusin njerëzit nga lidhja qiellore, por edhe nga rrafshi horizontal, këtu 
në tokë mundohen ti nxisin në punë të ndyta, të dëmshme e të shëmtuara.

Ai i cili i pason ata nuk do të gjej lumturi as në këtë botë e as në botën 
tjetër, ata janë prijësit e karvanit të gjatë të njerëzve që janë nisur për në 
xhehenem. Gjithmonë ky grup njerëzish u kanë dal kundër misionit të profetëve, 
duke u munduar që ti pengojnë ata në përhapjen e dritës qiellore, e pas tyre u 
kanë dal edhe kundër pasuesve të tyre, ashtu që kjo betejë mes të drejtës dhe 
të pa drejtës, mes miqve të Allahut dhe miqve të shejtanit, mes atyre që 
punojnë për xhenet dhe mes atyre që punojnë për xhehenem vazhdon edhe më tej 
dhe do të vazhdoi sa të jetë bota me njerëz.

Më vjen keq që edhe në mesin tonë ka të atillë që luftojnë kundër Islamit duke 
u përpjekur që ti largojnë njerëzit nga zbatimi i fes në të cilën thërrasim ne 
hoxhallarët ku misioni ynë është që ti nxjerrim njerëzit nga errësira e 
komunizmit, nga errësira e ateizmit dhe errësira tjera  për në dritën e 
urtësisë, diturisë, te Islamit dhe plotësimit e përsosjes në të! E çfarë 
interesi kemi ne tjetër pos shpëtimit të njerëzve nga zjarri i xhehenemit, nga 
intrigat e djallit të mallkuar dhe çdo gjëje që shpie në përfundim të keq!?

Ne nuk kemi për qëllim të fitojmë nam, as pozitë, e as pasuri por jemi pasues 
te profetëve, që synojmë në njërën anë ta shpalosim bukurinë e Islamit për 
jomyslimanët apo myslimanët që nuk e njohin realitetin e kësaj feje e në anën 
tjetër ata që janë të udhëzuar dhe zbatojnë këtë fe, ti unifikojmë, tua 
përmirësojmë perceptimet e ngushta, ti forcojmë e ti motivojmë edhe më shumë në 
punë të mira që të krijojmë kështu një shoqëri të shëndosh, të pastër dhe 
përparimtare.
Ne ju themi popullit tonë ashtu siç ju tha profeti Nuh popullit të tij: “Unë 
nuk u kërkoj ndonjë shpërblim (nga ju), se shpërblimi im është vetëm prej 
Allahut. Unë jam i urdhëruar të jem njëri prej myslimanëve" (Junus:72) dhe ju 
themi siç ju tha profeti Shuajb popullit të tij: " Unë nuk dua tjetër vetëm të 
përmirësoj (t’ju këshilloj) sa mundem, por këtë mund ta arrij vetëm me ndihmën 
e Allahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm te Ai jam i drejtuar!" 
(Hud:88). Ky është amaneti ynë, por ja që disa nuk e besojnë këtë, ngase nuk e 
njohin natyrën e punës sonë, e mendojnë se ne jemi në shërbim të rrymave të 
ndryshme, apo kemi interes të caktuar personal , apo ndoshta e din qëllimin 
tonë por e urrejnë misionin qe kemi, ngase ne ia prishim “taraqillëkun” e tyre, 
ia prishim planet e tyre e që si duket janë shumë keqdashëse për Kosovën dhe 
popullin shqiptar.

Për këtë arsye marrin guxim të shkruajnë e të flasin edhe nëpër media bile edhe 
atë pa asnjë turp duke shpifur e akuzuar me lloj-lloj thash e thëne vetëm e 
vetëm për t’ju sjellë kinse lexuesve sado pak material kundër miqve të Allahut, 
a qëllimi është të pengohet rizgjimi i myslimanëve, të paraqiten ata me imazh 
të keq për të nxitur urrejtje e përqarje ndërnjerëzorë. Nuk ka dyshim se të 
atillët çdo gjë që ka të bëj me fe i pengon, ata i pengon shamia, i pengon 
mësim besimi, i pengojnë minaret e xhamive... ata donë që tek kombi ynë të 
mbretëroi amoraliteti, kultura hedoniste, dukuritë negative të ndryshme, 
botëkuptimi material i jetës etj etj.

E duke mos pasur se çka ti bëjnë Islamit po i sulmojnë thirrësit –predikuesit- 
e tij , por ja që Allahu nuk po i dëgjon ata sepse Ai është në ndihmë të atyre 
që garojnë për mirë dhe çdoherë i triumfon ata. Ndërsa ne nga ana jonë u themi 
atyre armiqve të Allahut ashtu siç ju kishte thënë një profet popullit të tij 
përderisa ata e rrihnin dhe e maltretimin e gjaku i rridhte nga fytyra, ai 
thoshte: “O Zot fale popullin tim se ata nuk e dinë”, edhe unë po them: O Zot 
drejto popullin tim e udhëzoj kundërshtarët e mi.

Këta nuk e njohin madhështinë e kësaj feje, andaj edhe i sulmojnë ata qe 
thërrasin në rrugën Tënde, drejtoi këta njerëz ja Rabbi. Ndërsa neve na jep 
durim, forcë dhe bereqet që të punojmë vazhdimisht pavarësisht vështirësive. 
Siç thotë një lutës na bëj ta themi te vërteten para të fortëve e jo të fitojmë 
duartrokitjet e të dobëtëve.  Amin dhe deri javën e ardhshme me një temë tjetër 
selam alejkum!  
                                          

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan