From: [email protected]
To: [email protected]; [email protected]; [email protected]
Subject: Kongresi botëror i dijetarëve islamë Dr.Shefqet Krasniqi
Date: Thu, 17 Mar 2011 15:15:28 +0100






Kongresi botëror i dijetarëve islamë 


E diel, 13 Mars 2011 21:42 
Dr.Shefqet Krasniqi 
Shikime: 141 

 
 
 



 
Dr. Shefqet Krasniqi
Në javën e kaluar, më konkretisht nga data 1-4/03/2011 u mbajt kongresi i ligës 
së dijetarëve islamë në Stamboll në të cilin morën pjesë mbi njëqind dijetarë 
nga tërë bota, e në mesin e tyre isha edhe unë, duke pasur parasysh që unë jam 
edhe anëtar i kryesisë së asaj lige botërore të dijetarëve islamë.Tema kryesore 
rreth së cilës u diskutua ishte “ Dijetarët dhe vetëdijesimi i shoqërisë 
–umetit)”.

Natyrisht ky është edhe njëri ndër obligimet kryesore të dijetarëve që kanë në 
këtë botë, ngase shoqëria në këtë  kohë ka nevojë për dijetarët e saj më shumë 
se kurdo herë më parë. Përmes dijetarëve ata e kuptojnë të vërtetën, përmes 
dijetarëve e ndriçojnë rrugën e tyre. Dijetarët janë krahët me të cilët 
fluturon shoqëria dhe ngritët lart për ta tejkaluar e përballuar çdo sfidë me 
të cilën ballafaqohet gjatë jetës. Nga ky kontest edhe obligimi i dijetarëve 
është më i madh sesa i masës së gjerë, andaj për ta dërguar këtë obligim në 
vend, sado pak, ne kishim zgjedhur këtë temë që të jetë temë debati e bisede 
mes gjithë atij numri dijetarësh e ulemash, ku me disa tribuna të njëpasnjëshme 
u diskutuan shumë çështje për rolin e vetëdijesimit të shoqërisë, pastaj për 
mënyrën më të mirë se si të vetëdijesohet dhe të ngritët lart shoqëria, pastaj 
pozita e shoqërisë apo qëndrimi i saj pranë të arriturave të shumta 
tekniko-teknologjike dhe në fushat tjera, mënyrën e ruajtjes së unitetit të 
shoqërisë dhe shumë gjëra tjera të këtij rangu.  

U mbajt ky kongres në një kohë kur bota islame po përjeton ndryshime 
rrënjësore, ndryshime këto, efektet e të cilave patjetër se do të kenë ndikim 
në tërë botën, e në veçanti në rajon. Për këtë shkak një pjesë e madhe e atij 
kongresi iu kushtua edhe atyre zhvillimeve, ku u bisedua për secilin shtet veç 
e veç dhe të gjithë folësit dhe diskutuesit ranë dakord se këto revolucione 
kanë ardhur si rezultat i zullumit të madh që është zhvilluar me dekada ndaj 
asaj popullate, ashtu siç ranë dakord se ato ndryshime rrënjësore që po ndodhin 
atje janë në interes të atyre popujve, ashtu siç janë në interes të të gjithë 
njerëzve të botës të cilët e dëshirojnë paqen dhe si të tilla, liga e 
dijetarëve islamë i përkrah me tërë fuqinë e saj dhe nxiti ulemanë e atyre 
vendeve të jenë sa më afër popullit në mënyrë që të jenë sa më syçelur në 
ndërmarrjen e hapave të mëtejmë.

Ashtu siç nxiti udhëheqësit arabë që t’i respektojnë të drejtat e popullit të 
tyre dhe t’u përgjigjen kërkesave të tyre, qofshin ato kërkesa edhe me kërkim 
largimi nga pushteti, ne shfrytëzuam rastin dhe biseduam me dijetarë të vendeve 
të ndryshme të botës për Kosovën tonë, gjendjen e saj si nga ana politike, 
ashtu edhe nga ajo ekonomike, fetare etj, por natyrisht njëherë vështirë të 
pritet ndonjë njohje e re nga ato vende përderisa të qetësohet gjendja atje.

Ky kongres ndodhi në kohën dhe në vendin ku vdiq një nga njerëzit e mëdhenj jo 
vetëm të popullit turk, por edhe të tërë shoqërisë apo umetit islam dhe më 
gjerë, Nexhmudin Arbakani, i cili tërë kohën e tij ia kushtoi vetëdijesimit dhe 
ngritjes së shoqërisë islame në përgjithësi, e asaj turke në veçanti, si nga 
ana shkencore, ashtu edhe nga ana shpirtërore duke u përpjekur që ti afrojë 
njerëzit sa më afër Zotit të tyre.

Nexhmudini, një shkencëtar i fortë i cili arriti të bëjë zbulime të reja në 
fushën e makinerisë ku bëri përparim në tanket gjermane të cilat deri atëherë 
ecnin vetëm me naftë, e ky arriti t’i bëjë ato tanke të ecin me të gjitha 
derivatet. Këtë e bëri sa ishte me qëndrim të përkohshëm në Ahën të Gjermanisë 
ku edhe doktoroi në fushën e makinerisë, e më pas, pasi u kthye në Turqi 
vazhdoi zbulimet e tij derisa u kyç në politikë në fillim të viteve të 
shtatëdhjeta, ku për herë të parë filloi t’ia lëkundë rrënjët laicizmit të 
Atataurkut.

Jo rrallë herë atë edhe e akuzuan për fundamentalizëm dhe rrezikim të parimeve 
ataturkiane me çka edhe e burgosën, e herë-herë edhe ia ndaluan aktivitetin e 
tij politik, por ai nuk u dorëzua, formonte parti të reja me çka arriti të 
bëhet edhe kryeministër i vendit, e që më pas të formohet partia e cila është 
sot në pushtet, parti e cila është prej bereqetit dhe mundit të tij. Të gjithë 
liderët e pushtetit të sotshëm në Turqi janë nxënës të Nexhmudinit, të gjithë 
të cilët morën pjesë në varrim. Ky njeri përpos nga ana politike dhe shkencore, 
gjithashtu, punonte pa lodhshëm që të jetë sa më afër popullit, që ta 
vetëdijesoj popullin, kishte diapazon të gjerë të njohurive të ndryshme, atë e 
numëruan miliona turq si lider shpirtëror të këtij dhe shekullit të kaluar. Unë 
–deshi Allahu- mora pjesë në varrimin e tij në lagjen Fatih të Stambollit me 
disa shokë të ligës së dijetarëve islamë. Dukej thuajse i tërë Stambolli ishte 
ngritur në këmbë për ta varrosur atë person, të gjitha rrugët ishin mbyllur, me 
miliona njerëz ishin mbledhur për t’ia dhënë përshëndetjen e fundit njeriut të 
madh. Eh, sa vështirë është të bëhesh i madh! Duhet punuar shumë, duhet pajisur 
me cilësi e virtyte të mëdha, zaten për atë shkak edhe njerëzit e mëdhenj janë 
pak, e në veçanti ata të cilët mundohen që ithtarëve të tyre tua rregullojnë të 
dy botët, edhe këtë edhe botën tjetër, sepse vetëm kjo botë pa tjetrën, asgjë 
nuk na hyn në punë. Sa duaja është bërë për atë njeri, sa loti është derdhur 
për të! Lumë për të dhe lumë për çdo njeri që punon për popullin e tij, për 
dynjanë dhe ahiretin e tij dhe të popullit të tij. Allahu na bëftë nga ta ja 
Rabbi.

Amin!

Deri në javën e ardhshme, selam alejkum. 
                                          

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan