Përsosmëria e themeleve Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë: Ai i cili dëshiron të ndërtojë ndërtesë të lartë, duhet të përsosë dhe forcojë themelet, ngase ndërtesa mund të ngritet aq sa janë unike themelet. Veprat e mira dhe adhurimet janë ndërtesa, kurse themeli është besimi (imani). Atëherë kur të jenë themelet unike dhe të përsosura, mund të ndërtohet mbi to dhe të ngritet në ndërtim, edhe nëse rrëzohet apo dobësohet, mund të riparohet apo rindërtohet, e nëse themelet nuk janë unike dhe nuk janë të përsosura, nuk do të përqendron ndërtimi dhe as që do të ngritet ndërtesa. Kurse nëse diç nga themelet prishet apo dobësohet, prishet dhe shkatërrohet ndërtesa apo dobësohet e gjithë ndërtesa.
Injoranti e lartëson (ngritë) ndërtesën pa themele dhe për pak kohë asgjësohet dhe prishet. Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “A është mi i mirë ai që ndërtesën e vet e themeloi në devotshmëri dhe në kënaqësi të Allahut, apo ai ndërtesën e vet e themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e xhehenemit? Allahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë.” (Tevbe:109) -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
