From: [email protected]
To: [email protected]; [email protected]; [email protected]; 
[email protected]; [email protected]; [email protected]
Subject: Universaliteti i Kur’anit! Dr.Shefqet Krasniqi
Date: Sun, 3 Apr 2011 15:29:11 +0200






Universaliteti i Kur’anit! 


E premte, 01 Prill 2011 20:27 
Krenaria 
Shikime: 66 

 
 
 



 
Dr.Shefqet Krasniqi
Në javën e kaluar cekëm disa thënie të njerëzve të mençur të cilët kanë folur 
rreth vlerave të Kur’anit, e më pas cekëm se populli ynë nuk e njehë sa duhet 
bukurinë e tij, për çka e ndjejmë obligim që të mundohemi tua sqarojmë atyre në 
pika të shkurtëra, në veçanti “intelektualëve” të cilët marrin guxim dhe e 
kundërshtojnë këtë libër madhështorë duke e konsideruar si të prapambetur dhe 
si të ngushtuar vetëm në rrethin e besimit, por jo edhe më shumë.
Thënë të vërtetën Kur’ani edhe është libër fetar dhe se qëllimi kryesor i tij 
ashtu si i librave tjera të shenjta  të mëhershme  është të informuarit e 
njerëzve se kush është Zoti, kush është Krijuesi i njeriut dhe i kësaj 
gjithësie, pse Ai e dalloi njeriun nga krijesat tjera, pse e solli në këtë 
botë, çka kërkon nga ai, çfarë obligimi ka njeriu ndaj Tij, çka do bëhet me të 
pas vdekjes së tij, pse ta këtë jetën e limituar në këtë botë, pse mos të jetë 
përgjithmonë në të.... a ka botë tjetër pos kësaj, si është realiteti i asaj 
bote, çka e pret njeriun atje, çka duhet të veproi ai që të jetë i lumtur në të 
dyja botët...dhe shumë pyetje tjera përgjigjen e të cilave nuk mund ta gjesh 
askund pos në Kur’an; pastaj aty gjenden udhëzimet e përsosura se si ta ushqej 
njeriu shpirtin të cilin e bartë në trupin e tij dhe kurrë nuk arriti ta njoh 
si duhet, ngase ai është i pa dukshëm dhe i pa prekshëm, por pa të çdo gjë e 
humb kuptimin! Kur’ani ia mëson njeriut besimin e shëndosh, e ruan atë dhe e 
largon nga çdo besim i kotë, e mëson sesi duhet ta adhuroi Krijuesin e Tij, në 
çfarë mënyre duhet ti drejtohet Atij, si ta fitoi kënaqësinë e Tij, etj, për 
këtë arsye Ai sjellë shembuj të shumtë për ta bindur njeriun se vetëm Ai i ka 
krijuar njerëzit, se Ai i furnizon ata, Ai ua jap shpirtin dhe ua merr, Ai i 
ringjall sërish në botën tjetër dhe se çdo gjë në këtë gjithësi është nën 
dirigjimin e Tij.
I informon njerëzit se Zoti është i Gjallë, Dëgjon, Sheh, është absolut dhe i 
pavarur nga askush dhe se çdo kush tjetër pos Tij është i varur nga Ai, të 
gjithë kanë nevojë për Të, ndërsa Ai nuk ka nevojë për askënd, e tjetër e 
tjerë.  Kur’ani sjell edhe tregime të shumta të popujve të mëhershëm për të 
treguar se që nga fillimi i kësaj bote njerëzit kanë besuar Allahun në formën e 
drejtë dhe të duhur, por ndërkohë janë paraqitur edhe besime të devijuara, për 
çka është paraqitur nevoja për të dërguar profet apo pejgamber të cilët ua kanë 
tërhequr njerëzve vërejtjen se Allahu do dhe pranon vetëm një fe, vetëm një 
besim, e ajo është feja të cilën e ka zgjedhur Ai për njerëzimin, siç thotë në 
një ajet Kur’anor: “...Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush 
dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe…” (Maide, 3).
Fe kjo që ka qenë nga njeriu i parë Ademi dhe ka vazhduar deri sot e kësaj dite 
dhe se jo rrallë herë Allahu edhe është hidhëruar në disa popuj për shkak të 
kokëfortësisë së tyre para profetëve të Allahut për çka edhe i ka ndëshkuar, 
por edhe të tjerët i ka shpërblyer dhe se shpërblimi e ndëshkimi i vërtetë 
është në botën tjetër pasi të kthehen tërë njerëzit e të ringjallën atje.
Por përpos këtyre çështjeve që kanë të bëjnë drejt për së drejti me besim, ky 
libër në vetën e tij ngërthen edhe shumë gjëra tjera që kanë të bëjnë me jetën 
e përditshme të njeriut, ngase ai ka zbritur për tua rregulluar njerëzve jetën 
e tyre fizike dhe shpirtërore, jetën e kësaj dhe botës tjetër. Ai është një 
katalog i cili e mëson njeriun se si të jetoj, si të punoj, si të jetë i lumtur 
dhe i suksesshëm me kuptimin e plotë të fjalës.
Në Kur’an gjejmë etikë, bile morali është një nga bazat e Kur’anit, prandaj në 
të është sqaruar mënyra se si duhet të sillet njeriu me prindin, vëllai, fqinj, 
shokun, mikun, pastaj si duhet respektuar e kujdesur për shtresat e ulëta, si 
jetimi, i varfëri, e veja, i shtyri në moshë, invalidi etj etj. Në të gjejmë 
edhe shumë shkenca të cilat i shtjellon disa më gjerë e disa më shkurt për tua 
zgjuar kureshtjen shfrytëzuesve të intelektit, ashtu që në oqeanin e tij të 
madh të dijes e gjen vetën matematikani, historiani, biologu, gjeografi, 
fizikanti, gjuhëtari, mjeku, farmacisti, psikologu, filozofi, strategu, eprori, 
ushtari, polici, tregtari,  ekonomisti, biznesmeni dhe shumë e shumë të tjerë. 
Për të gjithë këta ka mjaft çka tu jap Kur’ani, ngase ai përpos çështjes së 
besimit –siç u cekë-, shtjellon edhe anën sociale, familjare, shtetërore, 
ekonomike, politike, ushtarake, e të tjera.
Ai shkon edhe më lartë ku i paraprinë shkencës në shumë gjëra ashtu që për çdo 
ditë sa më shumë që po përparon shkenca aq më shumë po vije në përputhshmëri me 
Kur’anin dhe se po binden njerëzit e shkencës se ky Libër e përmban të vërtetën 
absolute siç vet Allahu dëshmon në Kur’an: “ Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme 
që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet 
e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjfton që Zoti yt është 
dëshmitar për çdo gjë?” (Fussilet, 53).
Prandaj nuk është e çuditshme të shohim se si ky Libër po ndikon me të madhe që 
njerëzit e dijes të gjunjëzohen para tij, e jo rrallë herë edhe të bëhen 
mysliman, siç është rasti me filozofin francez Rinih Jinu (Abdul Vahid Jahja) i 
cili pasi që studioi shumicën e feve pranoi Islamin dhe shënoi shumë libra. 
Pastaj doktori i njohur francez Morris Bokay , i njohur me librin e tij “ 
Tevrati, Ingjili dhe Kur’ani”, pastaj Dr.Robert Kirin (Faruk Abdulhakk)  doktor 
në ligjet ndërkombëtare, këshilltarë i ish Kryetarit amerikan Nikson për 
çështje të jashtme, pastaj studiuesi dhe politikani francez Lijon Rossi, pastaj 
Fan San Monteh  profesor pranë universitetit të Parisit, Yusuf Estes prift 
protestant në Texas i konvertuar në Islam dhe dhjetra e qindra të tjerë të 
cilët është e pamundur të përmblidhen në këtë shkrim të vogël.
Po të nderuar vëllezër dhe motra, ata nuk kanë qenë ithtarë të Kur’anit, por e 
kanë studiuar atë ndërsa ne po mjaftohemi vetëm me besimin në të, sikur nuk e 
dimë se toka edhe nëse është pjellore pa e punuar nuk jep fryte dot! Mbesim me 
shpresë se të gjithë do ti kthehemi Kur’anit më me seriozitet për ta kuptuar më 
mirë universalitetin e tij sepse në të është udhëzimi e drita, qetësia e 
kënaqësia, lumturia e shpëtimi. Kaq kësaj radhe dhe deri në javën e ardhshme 
paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju

(Eselamu alejkum ve Rahmetullah)!                                         

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan